– Shënime për romanin “Dallgët e këngës” të autorit Astrit Bishqemi/
NGA ALEKO LIKAJ/Pa dyshim, letërsia jonê për fêmijë po kalon sot njê nga periudhat më tê errêta tê kêtyre dekadave tê fundit. E konsideruar mê parê si një nga levat dhe elementet kryesore nê fushên e edukimit dhe të formimit të brezit tê ri, edhe pse e politizuar, tani mesa duket, po vuan nê kêtë periudhë nga njê lloj sêmundje ”foshnjore”, ku më tepër sesa mungesa dhe angazhimi i autorêve, ajo ndesh dhe ka probleme serioze qê lidhen me vetê cilêsinë dhe mesazhet qê përcjell te lexuesi i saj. Mbase kjo edhe nga fakti që sapo u rrêzua komunizmi, kërkoi nêpêrmjet botuesve t’i kthente sytë nga jashtë, nga ajo letêrsi elitare, qê realisht kishte mundur dhe kishte gjetur me kohê dritaren e saj për tê ardhur sadopak, dhe jo e plotësuar mê sê miri tek ne. Këtu do tê përmendja klasikët e mëdhenj e mjeshtrit, nëpêrmjet përrallave, tregimeve, romaneve e rrëfimeve dinjitoze, si: Vellezêrit Grim, Andersen, Pero, La Fonten, Karlo Kolodi, Tuein e plot të tjerë, tê cilêt për hir të realitetit duhet thënë se kanê shoqêruar disa breza njerëzish deri nê ditêt e sotme.
Por ç’ndodhi pas ndryshimit tê sistemit ?
Shtêpitê e reja botuese qê vendosên t’i drejtohen lexuesit tê vogël, më tepêr nga ana komerciale e për fitime, sigurisht zgjodhên dhe përzgjodhên përsêri kêta autorë. Madje, duke vjelur botimet e tyre ndêr vite nê shumë vende tê Europës, edhe pse ato ishin publikuar prej kohêsh nê mjedisin tonë, po edhe duke synuar qê tê zenê e tê pushtojnê gjithê hapësirat nê kêtê fushë, që ështê kthyer tashmë nê mani dhe garê midis tyre, ku tê njêjtin libêr e sjellin tre a katêr botues njëherazi. Ndryshojnê vetêm ilustrimet. Kështu është vepruar me Borëbardhên a Hirushen e Vellezêrve Grim, por edhe me përrallat e Kristian Andersenit e të autorêve të tjerê klasikë. Kjo ndodh se kësisoj botuesit minimizojnê ”kokëçarjet’ me autorët vendas, por edhe për faktin se ilustrimet e veprave qê marrin nga tezgat e Europës, jo vetëm janê tê bukura dhe interesante, por nxisin edhe fantazinë e lexuesve të vegjël. Dhe kështu, suksesi nê kêtê mes ështê i garantuar nê fushên e bisnesit tê tyre si botues.
Ka edhe një problem tjetër:
Ndryshimi i sistemit solli edhe njê mendêsi krejt tjetêr te vetê krijuesit shqiptarë, por edhe njê lloj stepje e frenimi që u reflektua në vitet e para tê nêntêdhjetês, siç ishin ato me veprat e mëparshme tê përshkruar nga ”filli i kuq” e politizimi i tejskajshëm, me këtê pasuri tê paçmuar tê edukimit tê fêmijëve tanë. Por gjithësesi ky moment mendoj se kaloi shumë shpejt, ashtu si në çdo periudhê tranzicioni e transformimi qê kalojnë shoqêritë njerêzore duke hyrê në realitete e hapësira të reja. Edhe pse tashmê një grup krijuesish nga ata mê cilêsorët nê këtê fushë, qê i kemi pasur midis nesh, mungojnë (Kêtu mund që tê pêrmend emra si Profesor Bedri Dedja, një nga pedagogët më nê zê në psikologji e pedagogji të kësaj moshe, përveçse një shkrimtar brilant, por edhe emra tê tjerê, si: Odhise Grillo, Skënder Hasko etj.), ka përsëri kualitete qê për hir tê realitetit pothuajse e kanê tê pamundur tashmê qê tê botojnë. Kjo edhe për shkak tê ”penaliteteve” qê kanê vendosur vetê shtêpitê botuese, ku si përparêsi kêrkojnê tê kesh “tê thata” nê duar. Në kêtê lloj ”pazari” kanë hyrë dhe kanê pêrfituar njerëz tê tjerê, shumica prej të cilëve nuk kanê pasur dhe nuk kanê tê bëjnê ende me letêrsinê e fêmijëve. Kryesisht një pjesë jo e pakët nga kêta ish-intelektualë qê kanê provuar emigracionin dhe qê për kênaqësinê e tyre paguajnê e derdhin para për tê ashtuquajtura ”vepra e libra për fêmijë”, por që nê fakt kanê têrêsisht vlera tê diskutuara, ngaqê e konsiderojnë si gjë tê lehtê tê shkruarit rrëfime, vjersha, fabula dhe përralla. Dhe këto krijime i bëjnë ashtu siç i mbajnê mend nga fêmijëria e tyre e largêt, treguar nê familje.
Por ajo qê bie mê shumë nê sy ka të bëjë me faktin se Ministria e Kulturês dhe ajo e Arsimit janê pothuajse indiferente dhe inekzistente. Pa asnjë plan dhe projekt për këtê letêrsi dhe rolin e rëndêsishêm qê luan ajo në edukimin e brezit të ri. Shoqata Mbarëkombêtare e Shkrimtarêve për Fêmijë e të rinj qê drejtohej deri para pak kohësh nga Pandeli Koçi, edhe pse ka në gjirin e saj emra krijuesish që kanë lênê gjurmë në kêtê fushë, si: B. Xhama, A. Bishqemi, Xh. Bushati, A. Mamaqi, V. Canosinaj, H. Meça, N. Prifti, I. Bobaj, Th. Jani, I. Sulkuqi e plot emra të tjerë tê spikatur, e ka patur tepër të vështirë që të përballet me realitetin e krijuar, edhe pse një pjesë e tyre kanê botuar në këto vite.
Sidoqoftë, prurjet në letërsinë për fëmijë kanê qenê tê pakta dhe nê morinê e botimeve që bëjnê dhe sjellin sot gjithë entet botuese, duken krejtësisht të papërfillshme. Madje, as qê bien nê sy. Kjo më tepêr edhe në sajë të politikave me librin, qê duhet tê shkojë tek lexuesi, praktikë që nuk ekziston fare.
Për tê mos e bêrë ”dramê”, do të përmendja dhe do të sillja në kêtë mes, edhe faktin e mungesës së njê kritike profesionale, qoftë edhe ajo nëpërmejet recensioneve dhe artikujve promovues, që nuk duken e nuk zenê aktualisht as edhe ndonjê hapësirê mediatike.
Por a e ka luajtur rolin e vet, sa dhe si duhet kjo lloj letërsie sot, në kêtê periudhê tê stërzgjatur tranzicioni ?
***
Krijuesi Astrit Bishqemi sot është padyshim një nga figurat më tê veçanta e të spikatura të letêrsisê shqipe për fêmijë e tê rinj. Përveç disa botimeve me studime në fushë të kësaj letërsie, më tepër pêr nevoja universitare, të studentêve qê studiojnë nê ciklin e ulët tê arsimit tonë të lartë, boton herê pas here tekste të karakterit shkencor, duke mos u shkëputur nga pasioni i tij i zjartë që ka tê bêjê me krijimtarinë artistike për botên e fêmijve dhe tê rinjve. Jam befasuar para pak kohësh për botimin e tij më të fundit, romanin ”Dallgët e këngês”, qê ka njohur edhe njê botim më pas nê Shkup të Maqedonisë, nga një prej shtëpive botuese tê atij vendi, ku kritika atje e konsideron veprên si njê nga prurjet mê serioze nê kêtê fushê për lexuesin tonë të vogël. Jo vetëm stili dhe karakteti pedagogjik për lexuesit e moshês së pubertetit, së cilës i drejtohet autori, por edhe psikologjia e natyra e asaj bote fëminore, që në një kohë të caktuar shfaq e mbart virtyte e personalitet në mjedise mes të rriturve.
Nuk e di pse më kishte shpëtuar pa lexuar kjo vepër e bukur artistike. Ndoshta për faktin se për një dekadë e gjysëm ndodhem tani edhe larg, në një cep të Perëndimit të Europës, por edhe se Astriti, një tip i heshtur dhe i pafjalë, me një lloj ndrojtjeje e meditativ në shoqëri, më tepër nuk i pëlqen që të flasë e të tregojë për krijitarinë e tij, me një modesti deri nê tepri, parapëlqen të merret me studime e të shkruajë pa bërë bujë në mjediset krijuese aty në Shqipëri. Sidoqoftë, unë kam qenë i vëmendshëm për gjithçka dhe kam ndjekur rregullisht kurbën e botimeve për fêmijê e tê rinj në vendin tim.
Por le të kthehemi te libri që tashmë është në duart e lexuesit dhe që për mua personalisht, nga cilësia dhe thjeshtêsia për tê shkuar në njê botë tê virgjêr, është në fakt një ngjarje dhe prurje cilësore në letêrsinë tonë për fêmijê e tê rinj nê kêto vitet e fundit.
Autori i vendos ngjarjet në një fshat diku nga jugperëndimi i vendit dhe i shpalos në retrospektivë, duke sjellë një periudhë të lavdishme të shqiptarëve, siç ishte ajo e luftës kundêr okupatorit fashisto – nazist (Mendohet nga disa krijues se është vjelur shtershëm ajo periudhë, po ja që paska edhe tema të tilla të freskëta e tërheqëse si ajo që na sjell Bishqemi, jo më me një tregim apo novelë, po me një vepër më të gjerë e më serioze, me një roman). Nê fillim vizatohen njê fshat e personazhe malsorêsh, një mjedis qê gëlon nga kêngët, bejtet, romuzet e shakatë pa qedere, në ambjente të ndryshme: në sheshe ku banorët mblidhen e kuvendojnë fshatçe, në shtëpitë e tyre në raste gêzimesh e hidhêrimesh, apo edhe nê klubin e fshatit, ku buzêmbrêmjeve, të lodhur nga punët e ditës, burrat nxitojnë të pijnê ndonjê kafe apo tê hedhin edhe nga ndonjë kupë raki. Shpesh nê kêto skena janë të pranishëm edhe fëmijë kureshtarë, që ndalin këmbêt për tê dêgjuar se ç’thonê mê tê rriturit.
Pêrmbi të gjithê shquhet rapsodi i fshatit Shaqir Kuqi, qê stigmatizon vese e karaktere plot humor, krijime qê i bëjnê të qeshin pa të keq të gjithë. Nê fakt, fshati jeton gjallërisht me ato kêngê qê i ngre edhe nêpër dasma, kuvendon gjatë pêr to, duke i cilêsuar si ngjarje artistike.
Vizatohen nê kêto ambjente edhe gagaçi Dule Jazeja e Maze Kërma, por edhe Safeti të cilit banorêt i kanë venê si mbiemër nofkën Bisha. Kjo për shkak se kur ishte student në Romë, merr përsipër tê shoqërojë atje për ta kuruar një bashkfshatarin e tij të sêmurê, por që pas ca ditësh dërgon telegramin: ”Sulua kaq shkruar. Perëndia. Stop. Tabuti Shqipëria kushton qimet kokës. Stop. Varros këtu xhepin tim. Stop”. Por ish-studenti ka bërê njê ”allishverish tê ndyrë”, një bisnes, duke e shitur trupin e Sulos si kadavër studimi për studentêt e mjeksisë nê kryeqytetin Italian; me ato para i lejon pastaj vetes njê lloj lluksi nê jetên romane të natês. Ndêrsa dy miqtë e tij të tjerë që përmendêm, ndonëse përshkruhen nga autori me nota humori si karaktere, në fakt janë të molepsur me vese tê neveritshme: qylaxhinj, ngatêrrestarë, plaçkitës e plangprishês nê raport me banorët e fshatit, deri nê një degradim edhe më tê plotë sa herë që i ndeshim nê faqet e romanit.
Kênga qê buron nga kraharori i malësorëve nê kêto mjedise shpërfaq botën e pasur të malësorit, virtytin, pastêrtinë shpirtêrore e sensin patriotik përballê pushtuesit tê huaj; ështê njê institucion qê shkon e kalon në fshat ndêr breza deri tek më tê rinjtê, si Metja e Xhevahiri. Ky i fundit i mbyll fletêt e romanit si njê poet i vërtetë.
Eshtê pikërisht Xhevahiri I burrëruar tashmë që e risjell nëpërmjet kujtimeve gjithë historinë, ndërsa kthehet i ftuar në fshat si poet e krijues. Takimi me xha Banon vuv, ish-kujdestarin e shkollës, qê vetëm murmurit, sepse tê huajt ia kanê prerë gjuhën për shak tê këngëve patriotike që këndonte gjithë shpirt, ështê emocionues. Është dhe njê prej arsyeve që shkrimtari personazh, i rritur dhe i dalê nga dallgêt e kêngës, shtjellon, rrêfen plot emocion jo vetêm ngjarje të atyre viteve tê lêna pas, të cilave u ështê rikthyer, por edhe vizaton, jep e pasqyron për nxênêsit, me shumë realizêm, gjëndjen e situatat ku kalojnë personazhet e tij. Kësisoj, përveç kolektivitetit e solidaritetit për njêri-tjetrin, ndjen mê tepêr detyrên dhe mallin për atdheun e nëpêrkêmbur nga pushtuesi. Goxho Bleta, mësues Fuati, Xha Banoja, Guraliu, Nexhdeti, Lame Kalla, Metja, Xhevahiri, Bedua…. janë në fakt një pjesê e galerisë së gjerë që sjell autori në faqet e romanit të tij, të cilët mundin t’ia dalin nê luftê me veset, zakonet e të huajt në emër tê lirisë.
Subjekti i romanit kompozohet me mjeshtëri në disa linja, që herë ecin paralel e herë kryqëzohen me njëra-tjetrën. Kështu, dallojmë linjën e Xhevahirit, poetit të vogël që rritet si në moshë ashtu edhe në karakter e në krijimtari. Linja tjetër është ajo e rapsodit popullor Shaqir Kuqi, i cili martirizohet për shkak të krijimeve që vinin në lojë dhe demaskonin njerëzit e pashpirt e tradhëtarë si Safet Bisha. Linjë tjetër është ajo e këngëtarit xha Bano, shërbyesit të shkollës, të cilit ia presin gjuhën pse përhapte këngët e rapsodit popullor. Të gjithë këto linja na kristalizojnë e na plotësojnë plotësojnë idenë kryesore, atë të dallgëve të fuqishme që ngre e godet një krijim artistik i goditur, i fuqisë që ka arti në masat e thjeshta.
Meritë e autorit është aftësia e skalitjes së personazheve, që të bën që dikë ta neveritësh e ta urresh (Safet Bishën për të cilin dhamë detajin e mbiemrit më lart, Dule Jazen, Maze Kërmën) dhe dikë tjetër ta simpatizosh e ta dashurosh (plakun rapsod xha Shaqirin, personazhin kryesor – Xhevahirin, këngëtarin Bano, komandantit të çetës partizane, komandant “Borxhi”, sepse kur kishte dalë partizan, ishte kujdesur të shlyente më parë disa borxhe që kishte, duke marrë parasysh pasojat: në luftë mund të linte edhe kokën dhe borxhet… etj.)
Të goditur e të bukur janë edhe titujt e kapitujve (“Gjuha eshtra s’ka, po eshtra thyen”, “A vritet kënga?” etj.) apo epigramet që janë vënë në fillim të kapitujve, si:
“Mos më lini të këndoj, vëllezër, kur të më plaket fjala e kënga!” (f.42)
“Kënga jeton gjithmonë në zemër të popullit, si shkëndia në gurin e strallit” (f. 120);
“Mua mund të më qëllosh me kobure, por këngën jo” (f. 111); etj. etj.
Kur shfleton edhe faqen e fundit të librit, ndjehesh vêrtet i impresionuar, jo vetëm nga stili dhe gjuha ku mbizotëron realisht fraza e krehur, e ngritur dhe e ndêrtuar me informacion dhe aksion, që eshtê tipar dallues për moshën e lexuesit të cilit i drejtohet autori, por edhe e përshtatur mirê nga ana pedagogjike. Kjo për mênyrên sesi ndikon psikologjikisht te fëmija lexues, duke e bërë atë qê ta përjetojë emocionalisht e të mësojë prej saj.
Mendoj që Astrit Bishqemi, duke sjellë njê temë të shtatêdhjetë viteve më parë, kryesisht nga periudha e luftês kundêr okupatorit nazisto-fashist, ka ditur ta shmangë fillin e kuq te veprave me të cilat ishim mesuar t’i ndeshnim vazhdimisht në sistemin që lamë pas, duke vënë në plan të parë patriotizmin e njerëzve tê thjeshtë, tê cilët vazhdimisht e kanë parë dhe i kanë zhvilluar betejat me pathosin patriotik e mëmêdhetar.
Romani i ka shpëtuar skematizmit e personazhet lëvizin në hapësira që tingëllojnë besueshëm, jo vetêm kur flasin, dialogojnë apo në monologje, por edhe nê veprimet e tyre që nuk ngjajnë aspak me të shkuarën e kësaj letërsie.
”Dallgët e kêngës” do ta konsideroja edhe unë, pa asnjê dilemê, nga prurjet serioze mê të mira artistike tê letêrsisê sonë shqipe për fëmijê e të rinj. Nê aspektin e edukimit dhe tê formimit tê brezave, por edhe një lloj ”shkolle” e model për krijuesit e rinj, nga ku mund tê mêsojnê shumë gjëra.
Marr shkas jo vetêm nga ky libër e krijim interesant, por dua ta uroj dhe ta përgêzoj autorin Astrit Bishqemi për kontributin qê sjell, pikërisht në kêtê situatê jo tê mirê e aspak të shêndoshê qê po kalon kjo letërsi nê këtê periudhê të stêrzgjatur tranzicioni, e cila për hir tê së vërtetës, ka krijuar edhe njê lloj ”kosto” në fushên e edukimit e të punës me librin.
Aleko LIKAJ