
Albanian Economist/
Ajo që shihet në grafikët më poshtë duhet të jetë alarmante për të gjithë ne. Administrata sot duhet të ishte me e vogël se asnjëherë më parë të paktën për dy arsye:1. Popullsia sot është më e ulëta e 30 viteve të fundit.2. Ne duhet të kishim përmërisuar efiçencën e administrates dhe si rrjedhojë për të njëjtat shërbime duhet të kishim më pak të punësuar.Mirpo ajo që ka ndodhur duke filluar nga 2017 është që administrata ka pësuar një rritje të shpejtë nga rreth 165,000 në 185,000 në vitin 2021. Edhe pse është e vështirë të vërtetohet dyshimet janë të forta që kjo është bërë për qëllime elektorale. Këtij dyshimi i shtohet edhe fakti që para zgjedhjeve të fundit administrata u rrit me rreth 12,000 vende pune në vetëm pak muaj. Disa u punësuan vetëm ditë para zgjedhjeve.Nëse punësimi në administrate është përdour për të blerë vota atëhere PSja mund të ketë marrë 40,000 – 80,000 vota më shumë vetëm nga kjo shtesë e administrates (kjo nëse marrim që një i punësuar në administrate sjell 2 – 4 vota).Ajo që vihet re është se administrata si përqindje e popullsisë është më e larta që nga viti 2001. Po ashtu ne kemi një nga administratat më të mëdha në Europe duke u rënditur në vendin e katërt. Në fakt kjo ishte në vitin 2016 dhe duke parë rritjen nga viti 2017 me gjasa mund tja kemi kaluar edhe Danimarkës.Administrata në vitin 2020 ishte sektori i tretë si përqindje e PBBsë dhe sipas Revistës Monitor “në disa qarqe, administrata publike është punëdhënësi më i madh dhe sektori me peshën më të lartë në ekonomi.”E fundit, për ata që mund të thonë se kjo nuk prish punë sepse rrit punësimin në vend, mund tju them vetëm që gjatë komunizmit ne nuk kishim papunësi dhe përsëri ishim shumë të varfër. Prandaj, rritja e punësimit nuk është qëllim në vetvete, ne duam më shumë të punësuar sepse kjo nënkupton më shumë prodhim dhe mirqënie dhe kjo është e vështirë të thuhet për të gjithë administratën që ne kemi sot.