Krijimi i nje Keshilli Kombetar, nevoje e domosdoshme dhe e perngutshme/
Nga Sadik ELSHANI/
Ne keto dhjete vite si shtet i pavarur Kosova eshte duke u ballafaquar me nje mori sfidash per ndertimin e nje shteti funkcional e demokratik. Kjo nuk eshte Kosova qe e kemi enderruar, kjo nuk eshte Kosova e synimeve, perpjekjeve, lufterave tona shekullore per liri e pavaresi. Armiqte tane u munduan te na shkulnin rrenjet tona nga toka jone, na mohuan qenjen tone, na rrembyen pronat, na burgosen e na vrane, na bene njeqind te zeza, por nuk arriten te na thyejne shpirtin, te na mbysin shpresen. Edhe ne ditet me te erreta te historise sone, populli kishte shprese se do te vije edhe dita jone, do te vije liria e demokracia. Pas perpjekjeve mbinjerezore, lufterave te panderprera, erdhi edhe ajo dite – Kosova u shpall shtet i pavarur. Por siç ndodh shpesh ne jete, pas nje pritje te gjate, pas nje dehje shpirterore, duken edhe shenjat e zhgenjimit. Ndoshta nga pritshmeria e madhe, por edhe nga shume faktore te tjere: joserioziteti yne, joperkushtimi dhe joshjet vetjake (personale), krimi i larte, korrupcioni ne te gjitha nivelet, pasurimi i paligjshem i drejtuesve te shtetit, nepotizmi, etj. Te jemi te qarte, Kosova dhe populli i saj jane ne nje pozite me te lakmueshme se ndonjehere me pare ne historine e tyre – e kane hequr zgjedhen e rende te skllaverise serbe. Por çeshtja qendron ketu, se ende nuk jemi ne poziten ku duhet te ishim ne kete dhjetevjecar te shtetit te pavarur te Kosoves. Shenjat, parashikimet jane te vrera, rruga eshte e mjegulluar.
Veprimet e politikaneve tane te te gjitha ngjyrave dhe drejtimeve politike, qeveri – opozite, me veprimet e tyre te papergjegjshme, sjelljet e tyre te papjekura te nivelit te kalamajve, jane duke e mbytur kete shtet foshnje. Veprimet e tyre te pamatshme e te rrezikshme jane veteshkaterrimi, vetevrasja e ketij shteti te ri. Ate qe nuk arriten te na bejne te tjeret, armiqte tane, ne po ia bejme vetes sone, po ia vjedhim, po ia mbysim shpresen vendit tone, popullit tone. Eshte zbehur shpresa, po humb besimi ne shtetin e Kosoves dhe nje pjese e mire e qytetareve te saj jane duke e kerkuar fatin e tyre, shpetimin e tyre jashte Kosoves. Pavaresia e nje vendi eshte kurorezimi i te gjitha perpjekjeve per liri e pavaresi, por duhet te kemi parasysh se ajo eshte vetem hapi i pare ne rrugetimin e gjate e te pambarim per te ndertuar nje shtet te lire, demokratik, funkcional e te qendrueshem. Paaftesia jone per te ndertuar institucionet funkcionale demokratike shteteroere, duket se po deshmon se ne jemi duke vuajtur nga “Sindromi i Stokholmit”, sepse jemi mesuar keq qe pushtuesit tane te na ndertojne institucionet, te na ndertojne administraten. Kuptohet, sipas interesave te tyre e ne demin tone.
Klasa e sotme politike kosovare, partite politike pa nje program, platforme te qarte, pa nje orientim kombetar, nuk jane te afta, te pergatitura ne nivel te duhur per t’u ballafaquar me sfidat e shumta qe eshte duke perjetuar Kosova sot. Udheheqesit tane nuk i rrezatojne, nuk i perfaqesojne, nuk i paraqesin vlerat kombetare e njerezore te popullit tone. Ata nuk jane duke punuar per interest e popullit, por vetem per interest e tyre vetjake (personale) dhe te klaneve te tyre. Udheheqesit e kompromituar, e te korruptuar, te nje mendesie provincial e pa nje kulture politike e te nje niveli te ulet intelektual, askush nuk i merr seriozisht, askush nuk i respekton. Rrjedhimisht edhe shtetin qe ata e drejtojne askush nuk e merr seriozisht. Me sjelljet e tyre per çdo kritike, ata sikur jane duke e mohuar edhe shtetesine e Kosoves. Kuvendi qe duhet te jete nje Tempull i Shenjte i Demokracise, eshte shnderruar ne nje fushbeteje, arene gladiatoresh ku hidhet gaz lotesjelles, ku deputetet shahen e rrihen me njeri – tjetrin. Njerez te tille nuk jane perfaqesues te popullit te shumevuajtur te Kosoves, por te llumit te shoqerise kosovare. Zgjedhjet e parakohshme nuk jane zgjidhje e problemeve te Kosoves. Me te njejtit aktore te dobet nuk mund te behet nje shfaqje e mire dhe me te njejtit politikane te korruptuar nuk mund te ndertohet nje shtet i forte e i qendrushem. Prandaj, nevoitet angazhimi i te gjitheve. Edhe populli nuk eshte i pafajshem, sepse dikushn eshte duke i votuar keta udheheqes, nuk jane duke na pikur nga qielli. Hapi i pare, zgjohu e voto, ndergjegjesohu, sepse zgjedhjet kane rrjedhoja qe ndikojne ne te gjitha sferat, lemite e jetes publike e private. Te rinjte, nje pjese e tyre te pergatitur ne universitetet perendimore, duhet te angazhohen ne jeten publike e politike dhe te sjellin pervojen e tyre perendimore, te sjellin nje fryme te re, nje qasje te re, nje stil te ri drejtues qe bazohet ne vlerat e verteta dhe jo ne lidhjet farefisnore e klanore. Te rinj mbi kurrizin e te cileve nuk rendojne akuza te renda per krime e korrupcion. Ketu kam ndermend at ate rinj te kategorise se Lumir Abdixhikut e shume te tjereve. Problemet e shumta te Kosoves te grumbulluara me dhjetevjeçare (dekada) te tere, nuk ka kush qe i zgjidh per nje kohe te shkurter, por udheheqesit me punen, vepren e tyre duhet te tregojne se jane duke bere perpjekje, se jane duke punuar me ndershmeri per zgjidhjen e ketyre problemeve, duke patur gjithnje ne qender te vemendjes interesat e qytetarit.
Eshte nje thenie afrikane qe thote: “Per te rritur nje femije duhet nje fshat i tere” (“It takes a village to raise a child”). Po per te ndertuar nje shtet? Duhet angazhimi, perfshirja e te gjitheve. Ne kete drejtim eshte mire qe te perfshihen, angazhohen edhe intelektualet, shkencetaret, institutet shkencore, shoqeria qyterare dhe organizatat joqeveritare. Me shume sy shohin me shume, me shume mendje sjellin gjykime me te thella, me te gjithanshme, me gjitheperfshirese. Duhet te krijohet sa me shpejte Keshilli Kombetar, nje Keshille serioz, roli i te cilit do te ishte kryesisht keshilledhenes, i perbere nga intelektualet, ekspertet tane te te gjitha lemive, sepse ceshtjet jane te nderlikuara dhe te natyrave te ndryshme. Ne kete keshille mund te perfshihen edhe miqte tane te huaj qe gjerat i shohin pak me ndryshe dhe nuk jane te ndikuar nga politika e dites dhe qarqet e caktuara politike. Sidomos ne bisedimet me Serbine duhet te jemi shume te kujdesshem, sepse veprimet e perngutshme e te pamatura do te kene pasoja katastrofike afatgjate per Kosoven dhe popullin e saj. Politikanet tane te pranishem tani ne skenen politike te Kosoves jane te papergatitur, te paperkushtuar per t’i ballafaquar me sukses keto sfida. Ne keto çeshtje duhet te perfshihet edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves, jo per t’u marrur me politiken e dites, por me çeshtjet madhore, kyçe te Kosoves – rol keshilledhenes shkencor e profesional. Prandaj, formimi i ketij Keshilli Kombetar eshte nje nevoje e domosdoshme dhe e perngutshme qe do te luante nje rol keshilledhenes te rendesishem, ndersa vendimet perfundimtare do t’i marrin organet perkatese te percaktuara me kushtetuten e vendit.
Angazhimi me serioz i te gjitheve dhe krijimi i ketij Keshilli Kombetar do t’u dergonte nje porosi te qarte miqve dhe armiqve tane, popullit tone se, ne jemi serioz per te ndertuar nje shtet funkcional, te forte e te qendrushem dhe do t’i bejme te gjitha perpjekjet per ta mbrojtur ate.
Philadelphia, 19 maj 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.