Nga Mimoza Dajci/
Muaji qe lame pas shenoi arritje edhe per organizatat jo qeveritare te grave qe veprojne ne SHBA e ne te gjithe rruzullin tokesor. Edhe pse ne shume vende ka patur dhune ne familje e shoqeri te ushtruar mbi te, perseri ka patur nje civlizim e proteste te tyre, cfare tregon se zeri i gruas ne familje e shoqeri eshte i domosdoshem.
Per tu njohur me te rejat e fundit e ketyre zhvillimeve ne rajon e me gjere Organizata e Kombeve te Bashkuara zhvilloi ne New York nje takim me organizatat jo qeveritare te grave ne SHBA e vendeve te ndryshme te botes. Ne panelin e ngritur me kete rast u pasqyrua jeta e gruas ne Kine, Austri , Meksike e Afganistan e disa vende te tjera qe kerkojne akoma nje vemendje me te madhe nga OKB.
Edhe pse kjo ishte nje konference e rendesishme mbi gruan, shije te hidhur la mos prezantimi i levizjes feministe ne Kine nga nje femer , por nga nje perfaqesues i diplomacise kineze ne SHBA.
Ai mes te tjerave tha se grate e vajzat ne Kine kane nje sfere me te larte zhvillimi ne krahasim me meshkujt, dhe arritjet e tyre jane me te suksesshme se sa burrat. Menyra se si ai paraqiti aspektin femeror te takimitj ilinte per te desheruar, pasi aty mungonte zeri e prania e gruas kineze, fakte keto qe flasin qarte mbi diferencimin e madh gjinor qe ndodh ne Kine midis gruas dhe burrit.
Gjithashtu ne kete konference pati prezantime edhe nga organizatat e reja te grave qe veprojne vullnetarisht per ngritjen e ndergjegjesimin e tyre kudo qe ato punojne e jetojne. U fol per rolin e gruas ne shoqeri, politike e vendimarje si dhe u ndalua tek vendimet e konferences se Pekinit, te cilat jane aktuale edhe sot persa i perket zhvilimit te gruas ne bote. Gruaja u tha ne kete takim luan jo vetem nje rol kyc ne familje edhe ne edukimin e femijeve por eshte edne nje ze i fuqishem per paqen e demokracine ne bote. Duke qene se kalendari shenonte festat e fundvitit aty u shtrua nje koktej, ku grate mes tyre e bredhit te gjelber takuan gotat e shkembyen kontaktet. E pranishme ne kete konference ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe.