Me 13 Dhjetor, ditën e Djelë, në orën 1.00 pasdreke, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, do të promovojë në sallën e saj librin “Vetvrasja e një Kombi”, me autor Kol Bib Mirakaj, njëri prej protagonistëve kryesorë të ngjarjeve të periudhës kritike për Shqipërinë e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Libri i botuar nga Shtëpia Botuese Fiorentina në Shkoder është një vëllim prej 250-faqesh i dorëshkrimeve të përfunduara nga autori në vitin 1951, por që vetëm tani panë dritën e botimit dhe më në fund i vihen lexuesit në dispozicion.
Libri është botuar nga i biri, ish i burgosur politik i Diktaturës Komuniste, anëtar i Këshillit të Vatrës, Lek Mirakaj. Krahas ligjërusëve do të ekspozohen edhe dokumente të pa botuara. Jeni të mirëseardhur!
Fritz Radovani says
URIME ! Ky asht nje nderim i madh po, edhe i merituem, per Figuren shume dimensionale te Atdhetarit Nderuem te Popullit Shqiptar Kole Bib MIRAKAJ. Pershndetje dhe respekt per Ju.