*Koncert spektakolar nga nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” për festat/
*ZV/ Minsitrja e arsimit dhe e sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe ekipi që kryeson morën pjesë në këtë koncert artitistik/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Sipas traditës për gati një dekadë të shkollës shqipe “Alba Life” me rastin e mbylljes së semestrit të parë të vitit akademik 2015-2016 në auditoriumin e shkollës publike amerikane PS: 205 në Brooklyn u dha një koncert spektakolar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Nxënësit e veshur me kostumet kombëtare shqiptare dhe me bluzat kuq e zi me logon “Alba Life” pushtuan auditoriumin e shkollës dhe ngritën sallën peshë kur ata hynë në sallë dhe shkuan drejt skenës në dy grupe. Grupi i parë kryesohej nga flamurtari Orest Sallillari i cili valëviste Flamurin Kombëtar kuq e zi dhe grupi tjetër kryesohej nga flamurtari Rafael Gjona dhe mbante në dorë Flamurin kombëtar amerikan.
Nën tingujt e këngës aq të dashur shqiptare sjellë me DJ nga z.Odise Salillari: “Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë” nxënësit u mblodhën si bijtë e shqipes rreth Flamurit të përbashkuar.
Koncerti është prezantuar nga Anisa Bahcja dhe Melinda Djenovic dy nxënëse të talentuara të shkollës shqipe “Alba Life”, shkollë që operon në tri lagje të New Yorkut Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan.
Prezantuesja e programit Djenovic tha se: ” Ne jemi krenarë që sot ngjitemi në skenë dhe flasim dhe këndojmë shqip para jush. Ne jemi krenarë që edhe pse lindur dhe rritur jashtë kufijve të Shqipërisë në Amerikë, po mësojmë Gjuhën tonë shqipe, Gjuhën më të bukur në botë”.
Ndërsa prezantuesja tjetër Bahcja njoftoi se sot midis nesh kemi miq specialë nga Shqipëria jonë e dashur, kemi një delegacion pune të kryesuar nga zv/ministrja e arsimit dhe e sporteve znj.Nora Malaj, drejtorja e arsimit për Kamëzën znj.Ermioni Cekani, Drejtori i gjimnazit të Kamëzës zoti Sherif Koldashi, zonjën Albana Muhametaj mësuese, znj.Eli Dura z/v drejtore në Paskuqan, shkrimtari dhe studjuesi i mirënjohur zoti Novruz Xh. Shehu, zonjusha Kleisa Cekani nga shtëpia botuese.
Delegacioni u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
Melinda ftoi të gjithë të pranishmit të çoheshin në këmbë për të interpretuar dy hymnet kombëtare shqiptar dhe amerikan nën interpretimin e artistes së bukur dhe të mirënjohur shqiptare nxënëses së shkollës shqipe “Alba Life” Kristina Melo.
Në emër të Bordit të shkollës Shqipe “Alba Life” përshëndeti Dr.Valbona Zylo Watkins, profesore në Universitetin shtetëror CSI, Staten Island dhe në Monteclair Academy New Jersey.
Koncertin e hapën nxënësit e shkollës shqipe në Manhattan shkollë që është në vitin e dytë dhe që u hap vjet për herë të parë në historinë e diasporës shqiptare.
Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Liza Pllumbit, Anila Syku dhe Manushe Hasanaj.
Recituan dhe kënduan këta nxënës: Joana Kulla me vjershën “Duart tona”, Nora Hysaj “Abetare fort të dua”, Monika dhe Donika Popaj ” I dashur Atdhe” Edona Hasanaj “Kosovës” Labeart dhe Albjion Rexhaj: “Sa të dua Shqipëri” Eliza dhe Tringa Bytyqi “Shko Dallëndyshe” Simon Syku: “Ti Shqipëri më jep nder” Denis Velaj: “Abetare Bukuroshe”, Lio dhe Lendina Jahmurataj- Une biri yt Kosovë Fatmir Preldakaj- Gjuha Shqipe, Eda dhe Elsa Kulla: “Mëmëdheu”
Elsa Kulla: “I dashur Atdhe” Xhepi/ Dino Bicaj, Lela Mirakaj Ylli i vogël.
Grupi i nxënësve kënduan dhe Hymnin Kombëtar.
Melinda ftoi në skenë Anisa Bahcen e cila këndoi: Jam shqiponja shoqëruar nga grupi i valltarëve.
Pas përfundimit të programit me sukses të nxënësve të Manhattanit Anisa ftoi grupin e më të vegjëlve në Brooklyn përgatitur nga mësuese Raimonda Hysolli. Recituan Bion Berliku “Ngjyrë Të kuqe ka Flamuri”, Arion Madzar: “Gjuha jonë”, Dritan Mehmeti: “Mëmëdheu”, Kelvin Rustemi: “Mëmëdheu”, Eneo Rustemi “I dashur Atdhe”. Asdreni. Disa & Dorontina Dacaj: “Vargje nga Hymni i Flamurit”.
Programi vazhdoi me grupin e më të rriturve të përgatitur nën kujdesin e mësuese Entela Elezi, Brooklyn.
Recituan Anisa Bahcja, Andri Gjona, Djellza Mehmeti dhe Rafael Gjona
poemën “Bagëti e Bujqësi” nga Naim Frashëri
Orest Salillari, Donieta Mehmeti, Arta Gjeloshi, Aurora Shahu, Anisa Shahu
recituan “Gjuha shqipe” nga Gjergj Fishta.
Programi i shkollës shqipe të Brooklynit u mbyll me nxënësit e mësuese Afërdita Kacupaj që ishin përgatitur mjeshtërisht nën kujdesin e saj dhe që sollën efekte emocionuese për publikun.
Nxënësit që interpretuan “Porosia e fundit e Skenderbeut”: “Bashkimi bën fuqinë, të cilët ishin veshur me kostumet kombëtare dhe mbanin simbolet e bukura shqiptare ishin:
Brian Kacupaj, Adison Cinari, Gabriela Permeti, Griselda Permeti, Drilona Mehmeti, Irsa Cinari, Sara Lulanaj, Arta ibershimi, Angie Bahcja, Alba Agalliu, Sara Arapi, Alexa Mbrice, Andri dhe Rafael Gjana, Eneo dhe Kevin Rustani
Pas Brooklynit Melinda ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të cilët kënduan në kor: “Ty Flamur të duam shumë” përgatitur nën kujdesin e sopranos së mirënjohur: Dëshira Ahmeti Kërliu. Grupi i më të vegjëlve ishte përgatitur nën kujdesin e mësuese Entela Muda, një mësuese që i është afruar programit të shkollës shqipe për herë të parë dhe që premton shumë për të ardhmen.
Recituan: Dea Kërliu Skënderbeu, Dea Watkins; Zogu dhe abetarja, Elira Xhemaili, Gjuha jonë, Albiona “Sa të dua o Shqipëri”, Anila Dema Shqipëri, Rilind Bardhi Xixa xixëllon, Brandon: Do të bëhem President.
Grupi i më të rriturve përgatitur nga nxënësit me mësuese Kozeta Zylo, ishin: Sabrina Velo: “Vendit tem” Martin Camaj, Arsi Muda: “28 Nëntori” Lasgush Poradeci, Melinda Djinovic “Zeri i nënës” Din Mehmeti, Olivia Verteniku: “Jeta” Gonxhe Bojaxhiu Nene Tereza, Denis Doda: “Gjuha Shqipe” Gjergj Fishta, Alba Ujkashi: “Flamuri” Populli
Arian Tutovic: Unë jam shqiptar, Alba Vadahi “Refugjat” Frederik Reshpja
Era Vadahi “Dielli”
Kori i shkollës shqipe në Staten Island ka përshëndetur me këngën e Vitit të Ri:
përgatitur nga sopranoja e talentuar Dëshira Ahmeti Kerliu
Kënga: “Një lahutë e një flamur” është kënduar nga Eda Kulla shoqëruar nga grupi i valleve nën drejtimin e mësuese Afërdita Kacupaj, Brooklyn
Programi spektakolar artistik u mbyll nën duartrokitjet e zjarrta nga publiku me Hymnin e shkollës shqipe: “Gjuha jonë” kompozuar nga prof. Petrika Melo, kënduar nga artistja e bukur shqiptare dhe plot dritë Kristina Melo dhe shoqëruar nga kori i shkollës shqipe “Alba Life”.
Personalitetet që përshëndetën nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe “Alba Life”
Pas mbylljes së programit Anisa ftoi në skenë për të përshëndetur themeluesin dhe drejtorin e Shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, i cili përshëndeti të gjithë nxënësit për një punë serioze gjatë semestrit të parë si dhe gjithë mësueset e shkollës që pa punën e të cilave nuk do të kishim këtë sukses. Une e di që ka qenë një rrugë e gjatë, plot mundime dhe vështirësi, po kur ne punojmë së bashku arrihen gjëra që të japin vec kënaqësi dhe progres. Ai përshëndeti përzemërsisht ardhjen e një ekipi arsimtarësh me përvojë nga Atdheu kryesuar nga z/v ministrja e Arsimit dhe sporteve të Republikës së Shqipërisë, znj.Nora Malaj dhe iu shprehu atyre mirënjohjen për këtë shkëmbim të ndërmjetëm. Përshëndeti gjithashtu Ansambleistin Mark Gjonaj, shqiptarin e parë që u zgjodh në Parlamentin e shtetit të Nju Jorkut, një atdhetar i zjarrtë që gjithmonë të befason për kohën dhe energjinë pozitive që rrezaton në Diasporë dhe më gjerë. Mirënjohje dhe përshendetje i është dhënë dhe Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në New York z.Fatmir Zajmi si dhe kryetarit të shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” z.Ismet Kurtit.
Z.Qemal Zylo: ftoi në skenë zonjën Nora Malaj zv/ministre e Arsimit dhe sporteve të Republikës së Shqipërisë, nje mike speciale e ardhur nga Shqipëria me ekpin që kryeson. Fjalimi i zonjës Malaj ishte tejet mbresëlënës dhe plot elekuencë. Ajo tha se kam marrë pjesë në shumë koncerte, në shumë salla me fjalime, projekte të ndryshme etj, por emocionin më të fuqishëm e kam marrë nga nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” këtu në New York që dhanë një program të mahnitshëm artistik përgatitur nga mësueset e dashura të shkollës. Znj. Malaj shprehu mirënjohjen për ftesën nga themeluesi i shkollës shqipe si dhe përkushtimin e familjes Zylo për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Ajo vazhdoi se gjuha shqipe është ADN-ja e shqiptarëve dhe për këtë si shqiptarë duhet të bejmë shumë që brezat tanë mos ta harrojnë kurrë.
Konsulli i Përgjithshëm i republikës së Kosovës në New York, z.Fatmir Zajmi mik i vjetër i shkollave shqipe përshëndeti në emër të shtetit të Kosovës dhe iu uroi nxënësve dhe mësueseve punë të mbarë për semestrin e dytë të vitit akademik 2015-2016.
Ansamableisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj falënderoi prindërit, nxënësit, mësuesit që i janë bashkuar këtij programi kaq patriotik dhe plot kulturë për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhë që duhet ta mësojë çdo fëmijë i lindur dhe rritur jashtë Atdheut tonë.
Znj.Ermioni Cekani përshëndeti me plot dashuri dhe mirënjohje nxënësit e shkollës shqipe për këtë shfaqje spektakolare që dhanë para nesh si dhe përkushtimin e mësueseve për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën Shqipe.
Shkrimtari Novruz Xh. Shehu tha me emocion se unë dhe gjithe ekipi e vizituam për herë të parë Amerikën, por pamë se gjetëm një Shqipëri të vogël midis jush.
Ai solli impresionin e tij nga vizita në Muzeumin Metropolitan në New York dhe tha se nga 5 milionë vepra arti edhe Shqipëria përfaqësohej denjësisht. Ai interpretoi vargje nga poezia e tij krijuar enkas per Ali Pashë Tepelenën që e gjeti në Muze dhe ja se si:
200 vjet ke udhëtuar, det më det e tokë/ paske ardhur të më presësh në Manhatan, Ali pa kokë, Ali me kokë! Me emocion tha se ne NY kam ardhur dhe si gjyshi letrar i Deas, lindja dhe emri i saj 5 vjet më parë, më frymëzoi për të shkruar librin: “Letra Deas në New York”, një libër unik për nga lloji. Ai lexoi letrën e parë nga libri ku po sjellim strofën e parë të saj:
MIRË SE ERDHE! Uaaa! Paske ardhur?! si maket i Hënës ke zbritur në New York!
Ti erdhe befas, kur se prisnim, me gjithë floririn e botës mbi flokë!
Në fund të programit z.Qemal Zylo iu ka dhuruar buqeta me lule të freskëta si dhe nga një bluzë me logon e “Alba Life” gjithë ekipit të ardhur nga Shqipëria dhe që kryesohej nga znj.Nora Malaj si dhe gjithë mësueseve të shkollës Shqipe të cilat punojnë plot përkushtim dhe dashuri me nxënësit, ku mësuese Hysolli shprehu mirënjohjen para mikrofonit për pranimin si mësuese nga z.Zylo pranë kësaj shkolle.
Gjithë aktiviteti u filmua nga z.Lumi per TV “Arb” , si dhe nga kameramani Redi Hoxhallari bashkëpunëtor i TV “Alba Life” me te cilin u realizuan dhe disa intervista të ndryshme.
Ishte një mbyllje spektakolare e mbylljes së semestrit të parë në prag të festave të fundvitit, realizuar mjeshtërisht nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe “Alba Life”.
Gjithë, prindërit, gjyshërit, publiku, mësuesit, nxënësit, personalitete të shquara dhe miqtë e ardhur nga Shqipëria u larguan me mbresa dhe emocione të fuqishme të bukura duke iu uruar njeri tjetrit si motra dhe vëllezër shqiptarë: Gëzuar festat e fundvitit dhe mirë u takofshim në koncerte të tjera!
19 dhjetor, 2015
Brooklyn, New York
denokrimetekomunizmit says
…sa qyqare eshte kjo profane, i duket vetja sikur i gjithe komuniteti sillet mbas Qemalit dhe Kezes,! nuk la aktivitet ku eshte Kezja prezente qe te mos jete bere madheshtor, spektakolar, dhe i pa bere ndonjeher ne komunitet simbas saj….e sa genjeshtra super te fryra qe shperndan me budalliqet e e saj Kezja ne portalet andej e kendej kudo qe te gjej ndonje adress.
E varfer ne gazetari merret me nje koncert femijesh, shkolle qe Kezja tre here ne vite, ua e servire, atyre dhe prinderve te tyre si madheshtor…e spektakolar, per tu treguar atyre se shifeni si shkruaj une
Ajo nuk eshte e pranishme ne asnje aktivitet ne komunitet kohet e fundit pervecse ato que bene ajo me Qemalin.
Andaj ajo flet gjithmon me superlativa, te fryra – sikur ato te ishin ndonje festival i madh gjitheshqiptar ne Nju Jork.
Ska koncert mos te permendi hymnim e AlbaLife , me tekstin e Keze Zylos, te permendi drejtor Qemalin dhe te bijat me doktorata, mbesat me recitime dhe dhendrrin amerikan qe filmon si shqiptar, duke i bere keto veprimtari te familjes Qemal e Keze Zylos ne Nju Jork
Tani jane angazhuar te gjithe te afermit e saj dhe miqt e Zylove ne Tirane, per ta propozuar tek Presidenti Nishani, ta dekoroje Kezen me titullin “Heroi i Kombit” , pse te mos marre edhe une dekorat nga Presidenti ka thene Kezaj kur ska ngelur njeri pa marre ne komunitet..
Keshtu qe te vjen keq se sa shume po robtohet kjo qyqare e cila vdes nga dilri i te dukurit, e bukur, gazetare, poete, shkrimtare, analiste, historiane, e tjer, Kezja tha se “une jame ne Qiellin e 7-të” kështu deklaroi ne intervistë me Qemalin në Tiranë, tek 24 Ore News, me gazetarin
Deno krime e Komunizmit says
lexoni dhe mos besoni kete hajdute te shkrimeve te te tjerve – lexoni kete shkrim te Lujeta Prognit mbi levizjes studentore dhe si e ka bere ajo plagjiture komplet ne emer te vet – kjo bije dhe familje komunistesh tani mburret me komunizimin kerkon te vjedh edhe demokracine
http://tribunashqiptare.net/?p=30675