Nga Gani MEHMETAJ/
Nuk më pëlqen slogani “O sa mirë më qenë shqiptar”, shpreh kompleks inferioriteti, me tha miku im. E si të thonë? “O sa mirë me qenë grek, apo serb!”, ia ktheva pa të drejtë, sepse ai nuk e thoshte për këtë qëllim, atë e pengonte slogani i tifozëve “Kuq e Zi”. Jashtë dialogut me mikun tim, të cilin e çmoj dhe kuptohemi për shumë gjëra, po e nis monologun me vetën.As mua nuk më tingëllon reale kjo shprehje, sepse nuk është kënaqësi të qenit shqiptarë. Mbase kishim pse të mburreshim dikur. Po sot? Askush nuk na trajton si duhet; as ne nuk e trajtojmë vetën me dinjitet; jo rrallëherë sillemi si palaço tragjikomik në rrugë, në Kuvend, në institucionet publike e shtetërore; bëhemi servil para të huajve duke e denoncuar njëri-tjetrin, e tallim shtetin, i përdhosim institucionet, e lavdërojmë vetën dhe kërkojmë nga të huajt të na mbështesin që ta rrëzojmë kundërshtarin; e denigrojmë njeriun tonë që ka personalitet; e përdhosim atë që ka dinjitet; veprojmë egërsisht deri në zhdukje fizike ndaj kundërshtarit politik e atij personal; sillemi me qyqari me armikun apo fqinjin përtej kufirit; tallemi me përkatësinë tonë kombëtare; i fyejmë personalitetet historike si asnjë komb tjetër në botë; duam të bëhemi tjerë më përkatësi kombëtare e jo ta ndryshojmë vetën.
Megjithatë, tifozët e futbollit i mbështesë në sloganin e tyre. S ‘kanë si thonë ndryshe, vështirë që i pranojnë për grekë, serbë apo turq sado të thonë në gjuhën e tyre “O sa mirë me qenë grek, apo ” O sa mirë me qenë serb, apo turq”. Fqinjët tanë që dikur u sollën mizorisht ndaj nesh na e kanë ngulitur aq thellë kompleksin e kombit të pavlerë, aq shumë janë tallur mizorisht me neve sa nuk guxojmë as të kënaqemi me shqiptarësi në euforinë e animit sportiv. Jo rrallë që t’ua bëjmë qejfin fqinjëve arrogantë u themi: e dini si? Ata janë primitiv, mos ua zini për të madhe, ne jemi ndryshe, ne nuk jemi nacionalist, ne nuk u urrejmë, përkundrazi u duam. Dhe nisim të betohen disa servil të shpërfytyruar në gazeta e televizione që i duam serbët, i adhurojnë grekët, shkrihen për turqit. “S’na bie kurrë ndër mend t’u mbajmë inat, a zoti na ruajt t’u urrejmë pse na vranë gati sa s’na zhdukën”, nisin të arsyetohen për krimet e tyre mjeranët shqipfolës. “Kishin një arsye, prandaj na vranë”, ka deklarata të tilla idiotësh nga bashkëkombësit tonë. Hapini portalet elektronike e do të lexoni edhe idiotësira të tilla. “Kot nuk i vrau greku çamët!”, kam lexuar apo kam dëgjuar publikisht dhjetëra herë shqipfolës ta thonë pa fije turpi në portalet shqiptare. “Kot nuk i masakroi serbi kosovarët!”, jo rrallë e thonë pa ngurruar disa të tjerë. “Edhe turku pati një hall që na vrau e na dëboi përtej detit aq pa mëshirë. Pse i dolën në rrugë, në vend të bëheshim skllevër të tyre”, thonë mjeranët e tjerë në gjuhën shqipe. “Skënderbeu nuk është heroi im, sepse vrau shumë turq”, thonë jo pak hoxhallarë bastard. Pse duhej ti përkëdhelte pushtuesit mizor, Skënderbeu, sipas tyre? Sikur të vazhdonin të tjerët si Gjergj Kastrioti nuk do t’u dëgjohej fjala këtyre bastardeve, as nuk do të merreshim fare me ta.
Disa mburrën me eufori idiotësh pse e mbajnë fenë e turkut, apo pse ua “ringjallën” kishën shovinistët grek, duke e theksuar se jemi pasardhës shqiptaro- osman. Janë pasardhës shqiptaro-osman, apo janë pasardhës grekë nëse janë nipër të gjysheve të përdhunuara, por atëherë duhet t’i quajmë kopilë shqiptaro-osman, apo bastard grek. Nëse nuk ndjejnë turp që janë bastard, të mos mburren që janë pjellë përdhunimi. Duhet ta mbanin anën e gjyshes së përdhunuar, apo të gjyshit përdhunues, sipas kësaj logjike. Ç’t’u thuash të tillëve?
A jemi popull kot?
“Jemi popull kot”, thotë miku im nga Tirana në dëshpërim, sepse sigurisht nuk i kupton këto sjellje anormale të grupeve shqipfolëse. Prej nga ky kompleks i qyqarit i këtyre grupeve, që ta duam pushtuesin përdhunues? Një shtresë mjerane e mburrin pushtuesin mizor dhe përpiqen ta denigrojnë kombin e tyre? Janë mercenarë? Nuk kanë identitet kombëtar? Apo e kthejnë gëzofin si të fryn era? Megjithëse nuk e thonë nëpër rrugë “O sa mirë më qenë grekë, apo turk, apo serbe”, sepse do t’ua thyenin kokat ca “nacionalistë primitiv” , ata e thonë nëpër portale, e shkruajnë në ndonjë paçavure gazete apo në ndonjë emision televiziv të financuar nga armiku. Dy shtetet shqiptare nuk i trazojnë shoqatat, bashkësitë fetare greke e turke edhe pse punojnë kundër interesave shtetërore e kombëtare.
Mercenarët bastard po e provokojnë keqas shqiptarësinë e Shkodrës, strumbullarin e Shqipërisë etnike, duke tundur flamuj turk e sllav. Me shoqata islamike turke, me xhami vehabiste e salafiste, më ulërimat e altoparlantëve, me portalet që bëjnë thirrje për luftë të shenjtë islamike, më zbritjen e tërë shëmtisë aziatike e të gadishullit arabik në djepin e kulturës shqiptare, janë duke e shpërfytyruar Shkodër locen e Marin Barletit e të Gjergj Fishtes, kur dihet se këtu u derdh aq shumë gjak kundër këtyre hordhive aziatike që të mos e përdhosnin qytetërimin tonë. Mercenarët e tjerë bastard po ua lëvizin eshtrat patriotëve të Korçës e të jugut shqiptar me shantazhe e agresione kundër shqiptarësisë korçare, me parulla e presione të hapura që të konvertohen shqiptarët e varfër në grekë; vehabistët e spiunë islamik të Serbisë e të Turqisë po e përdhosin Prishtinën e Pjetër Bogdanit, ku ai e dha jetën për çlirimin e kryeqytetit të Dardanisë ; pushtetarët nuk kanë guxim t’ia bëjnë një shtatore monumentale këtij personaliteti më të madh pas Gjergj Kastriotit nga presioni i Turqisë e mercenarëve të tyre.
Greqia, Serbia e Turqia po futën sërish në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike shqiptare përmes nipërve të gjysheve të përdhunuara, përmes mercenarëve e maskarenjve, përmes ish spiunëve të Serbisë, ndërsa dy shtetet shqiptare marrin pjesë në këtë përdhosje kombëtare, sepse janë të korruptuar. Prandaj i ndjekin me indiferencë të pafalshme gjithë këto veprime rrënimtare.
Tifozët “kuq e zi”, pjesa më e ndritur e kombit
Duke e përsiatur sloganin e tifozëve kuq e zi, mu kujtuan grekët e turqit e shkretë dikur. Para tridhjetë vjetësh të ishe grek e turk ishte turp e denigruese para evropianëve. Atëbotë më vinte keq për grekët e turqit e varfër të trenit Akropolis- Munhen, të cilët policia serbe, kroate e sllovene i fyente e i shante secili për hesap të vetin me fjalën sllave “stoka” (kafshë). Austriakët ishin më fin, e mbyllnin hundën më tu futur në kupe, sepse vinte era ajër të ndenjur, gazra të stomakut të trazuar nga rruga e gjatë e ushqimi i prishur i kuzhinës turke e greke: qofte, vezë të ziera e bakllava të thartuara. Grekët e turqit e shkretë ulnin kokën që të mos e acaronin policin serb, kroat, slloven apo austriak, sepse do ti zbriste nga treni. Me vinte keq për mjerimin e tyre. Asnjëherë nuk me shkoi nëpër mend se nipërit e këtyre grekëve të mjerë, e turqve që nuk e kishin kaluar ende mesjetën, nesër do të silleshin edhe më egër më shqiptarët e varfër.
“O sa mirë me qenë shqiptar”, mbase nuk është kënaqësi e veçantë (megjithëse kur i shoh në televizion këta tifozë me duket se kënaqen, veçmas kur e përsërisin këtë refren), por është turp kur shqiptarët deklarohen grekë, serbë apo turq. Tifozët e sportit lë ta vazhdojnë sloganin e tyre, askujt nuk i bëjnë dëm, tryeza e shqiptarëve as nuk do të pasurohet, as nuk do të varfërohet nga tifozllëku i tyre, ndërsa ka gjasa t’ua ngrehin krenarinë kombëtare të nëpërkëmbur aq shumë vjet nga serbi, nga diktatura e varfëria. Një brez i ri pa njolla nga diktatura e pushtuesi i huaj e ndjenë vetën mirë, ka dinjitet e krenari kombëtare. Tifozët më duken janë pjesa më e ndritur e kombit, kurse brezi i tyre do t’ia kthejë krenarinë e munguar shqiptarëve.