Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament. Sipas gjasave, sulmi I pjesshem, te premten e ardhshme/
Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore, nëse ndërmerren veprime ushtarake.Presidenti Obama tha se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me Sirinë por ekipi i tij po shqyrton një gamë të gjerë alternativash.
Në komentet e bëra të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Presidenti Obama tha se bota duhet të kishte vepruar deri tani. Shumë njerëz mendojnë se diçka duhet të bëhet por nuk dëshirojnë të veprojnë, tha Presidenti.
Presidenti Obama shtoi ndërkaq se vetëm goditjet ushtarake nuk e zgjidhin problemin.
SHBA- Presidenti Amerikan Barack Obama konfirmoi se SHBA po shqyrton ndërmarrjen e një aksioni të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë, por sipas tij ende nuk është marrë asnjë vendim. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë gjatë një takimi në zyrën e tij me tre udhëheqës të vendeve baltike.
Obama akuzoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka treguar paaftësi për të vepruar. “e paperceptueshme një botë ku vdesin fëmijë të helmuar” u shpreh Obama.
Presidenti amerikan ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Kerry: Assad vrau 1 mijë persona, bota do na gjykojë nëse tregohemi ‘të verbër’
Ora 19:00 Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një qendrim zyrtar për ndërhyrjen në Siri, ndërkohë që pritet rezultati i hetimeve të ekspertëve të OKB-së për të ndezur dritën jeshile për një goditje ndëshkuese kundër Presidentit Bashar Asad.
Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry është shprehur se gjatë sulmit të fundit në Siri janë përdor armë kimike dhe akuzon presidentin Bashar al-Assad për shkatërrimin e dëshmive. Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Kerry paralajmëroi se armë tkimike që janë përdorur në Siri mund të përdoren në mbarë botën, ndaj duhet reagim.
“Në dimë dicka, por nuk mund të flasim publikisht. Ne dimë se regjimi i Assadit ka shumë armë kimike. Ne e dimë se regjimi i Assad i ka përdorur armët kime dhe i ka përdorur kundër njerëzve të vet. E dimë që regjimi i Assad ishte i vendosur për të shkatërruar vendet ku ndodheshin kundërshtarët e tij. Ne dimë që kanë pasur instruksione specifike. Ne i dimë ku i kanë nisur këto sulme kimike. Ne kemi parë me sytë tanë me raportimet nga e gjithë bota. Kemi parë viktimat e dëmtuara, të gjitha pasojat që ata kanë pasur nga sulmi kimik. Dhe kanë qenë sirianët që e kanë raportuar diçka të tillë. Ne e dije se nuk kanë raportuar mjekët. Ne kemi parë viktimat e shtrirë në barrela. Kemi parë fëmijë të shumtë të dëmtuar dhe të vdekur nga regjimi i Assad. SHBA tashmë e dinë që deri më tani janë vrarë 1 429 persona ndër ta 426 fëmijë. Edhe mjekët kanë mbetur të lënduar. Ne dimë se këto armë kimike i ka përdorur regjimi i Assad. Ne dimë se cfarë bënë më pas. Unë personalisht kam marrë ministrin e Jashtëm të Sirisë dhe i kam thënë se nuk keni cfarë të fshihni dhe ti jepnin ekspertëve të OKB të hetonin, por ato u përpoqën të shkatërrojnë provat”, u shpreh Kerry.
Nuk ka një vendim për ndërhyrje ushtarake, përderisa nuk ka një përgjigjie nga hetimet e ekspertëve të OKB-së në Siri, tha Kerry teksa nënvizoi nëse nuk merret një vendim urgjent për reagim cështja do të ketë pasoja në historinë botërore. SHBA nuk janë vetëm tha Kerry.
“Pyetja që shtrohet është se cfarë do bëjmë ne dhe si do e zgjidhim një situatë kaq të vështirë. Cështja të tilla kanë pasoja të mëdha për historinë botërore. Bota civile ka rënë dakord për mospërdorimin në mënyrë kategorike të armëve kimike. I gjithë komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të zhduken dhe mos të përdoren armët kime. Kjo ka rëndësi për sigurinë tonë dhe fqinjët tanë. Ky është krim ndaj njerëzimit. SHBA nuk janë vetëm dhe shumë miq tanë janë gati të luftojnë vetëm, ta dënojmë regjimin e Assad.Tani dimë shumë, pyetja është se cfarë do bëjmë. Presidenti Obama kanë besim tek kombet e Bashkuara dhe hetimi i tyre. OKB do të tregojë cfarë është bërë. Me lejoni të tregohem i qartë. SHBA kërkon paqe. Ne do gjykohemi nga bota nëse nuk do e shqyrtojmë këtë cështje dhe do te tregohemi të verbër. Gjithashtu kemi një president që bën atë që bën atë cka thotë se do bëjë”, theksoi Kerry.
Ngjarja e rëndë në Siri e cila ndodhi më 21 gusht, ku mbetën të vrarë qindra njerëz, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë. Presidenti sirian Assad i mohon të gjitha akuzat për sulmin me armë kimike.Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament.Sipas gjasave, sulmi te premten e ardhshme