NGA ASLLAN BUSHATI/Disa ditë para marrjes së detyrës, Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, dha një deklaratë të shkurtër në media, ku ndër të tjera tha se:” NATO-ja është një organizëm i vjetëruar”. Kjo bëri që një alarm i vërtetë të përhapej (madje mund të thuhet pushtoi), me shpejtësi shumë të madhe gjithë vendet europiane dhe një pjesë të amerikanëve ,sikur katastrofa ndodhi.
Por për efekt analize, le të këthehemi prapa në kohë gati shtatë dekada dhe të pyesim: pse u kriju NATO-ja, organizmi më i madh dhe më i fuqishmi ushtarak i të gjitha kohrave? Përgjigja është shumë e thjeshtë: instrument për mbrojtjen e Amerikës Veriore dhe Europës Perendimore nga rreziku komunist . Dhe në vazhdim, vërtetë ishte kaq real në atë kohë një rrezik i tillë? Po ishte me të vërtetë, sepse përvec Bashkimit Sovjetik (që kishte 16 republika), komunizmi në Europë ishte shtrirë edhe në: Poloni, Republikën Demokratike Gjermane, Ceki+Sllovaki (Cekosllavaki), Hungari, Rumani, Bullgari, Shqipëri dhe gjysmak edhe në Jugosllavi.
Si kundër peshë e NATO-s, në vendet e mësipërme komuniste u kriju edhe Traktati i Varshavës i cili jetoi deri në shembjen e komunizmit në vitin 1990. Pra NATO-ja u kriju kundër komunizmit, por komunizmi ka gati 27 vite që është varrosur dhe nje pjesë e rëndësishme e vendeve ish komuniste, sot janë anëtare të NATO-s. Pra objekti strategjik për të cilin NATO u ngrit nuk ekziston më si objektiv dhe realisht komunizmi nuk përbën asnjë rrezik për gjithë vendet që inkuadrohen në këtë organizëm. Atëherë Presidenti i zgjedhur Donald Trump, mendoj se ka plotësish të drejtë kur thotë se NATO-ja është e vjetëruar.
Por meqënëse komunizmi nuk është më rrezik për botën e sotme demokratike, pyetja shtrohet :a ka ndonjë rrezik tjetër kërcënues në ditët e sotme? Unë mendoj se: po ka një rrezik dhe ai është terrorizmi (të cilit hëpërhë mund ti vihet mbiemri islamik, por që në të ardhmen mund të ketë edhe mbiemra të tjerë). Po NATO-ja, një instrument kaq i rëndë ushtarak, a mund të jetë efikas në luften e re kundër terrorizmit? Pëgjigja ime si ish ushtarak, është se pothajse është e vështirë për të mos thënë e pamundur. Atëherë përsëri Presidenti i zgjedhur Trump paska të drejtë kur thotë se Nato-ja është e vjetëruar. Por ky fakt vetëm si konstatim nuk e zgjidh problemin e luftes kundër terrorizmit. Problemi zgjidhet duke ndryshuar strategjinë, taktikën dhe formën e organizimit. Pra Nato-ja e sotme duhet të ristrukturohet , të ndryshojë e ti përshtatet armikut të ri. Por duke ndryshuar objektin strategjik, formën e të bërit luftë dhe strukturën organizative, nga Nato-ja e sotme mund të largohen disa aëntar, ashtu sic mund të vijnë disa të tjerë si psh: Austria, Zvicra,Serbia, Ukrahina dhe pse jo edhe Rusia. Ndokush mund ta quaj pohimin tim të mësipërm si një lajthitje,dakort, por edhe Presidenti i ri amerikan ndoshta mendon në këtë linjë kur thotë për rusët e Putinin se po na ndihmon në luftën kundër terrorizmit. Une po hamendsoj e po ndjek llogjiken e analizës sipas këndshikimit tim dhe nuk kam asnjë kontakt me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump. Gjërat mund të marrin tjetër kahje e të zhvillohen në kundërshim me sa unë po shtroj si opsione të mundëshme. Por koha është etaloni i së vertetës, le të presim.
Nga Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, gjithashtu është thënë se edhe Bashkimi Europian (BE), mund të mos ketë ndonjë perspektivë të kënaqëshme zgjerimi, madje anëtarë të tjerë shpejt mund të largohen prej tij sic bëri Mbretëria e Bashkuar (UK). Nuk është cudi që ky fakt mund të bëhet realitet sepse ka gati 100 vjet (që nga 1920) , që flitet për një bashkim të vërtetë europian dhe ai nuk realizohet në formatet e menduara ose si modeli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos realizimi i kënaqëshëm e funksional i këtij bashkimi ,vjen për shumë arsye, por mbi të gjitha nga tërheqjet centrifugal e përplasjet që ka nga brenda unionit . Fuqitë e mëdha europiane shpesh janë të prirura të mendojnë me mentalitetin e perandorive të së kaluarës dhe për ndarje të reja të pasurive e interesave në kurriz të më të vegjëlve ose më të dobtëve ekonomikisht. Por jo vetëm kaq, me sa duket Amerika është lodhur me europianët dhe e ka patur shumë të vështirë lidhjen e kontratave ekonomike me to kur shpesh nuk bëheshin dy mendje bashkë të shteteve të BE-së. Parë nga ky kënd shikimi administrate e re amerikane, mund të bëjë edhe një tip diversion që ta ketë më të lehte të bisedojë e kontraktojë dyshe me cdo shtet, ashtu sic shkërmoqja e ngadalëshme e BE-së mund të ndodh realisht . Le të presim, koha do të na tregojë.
Por sido që të ndodh, shqiptarëve nuk u vjen ndonjë e keqe që në programit e tyre perspective të venë si synim BE-në. Brendia e këtij synimi do ti motivonte ata më shumë për t’ju afruar nivelit ekonomik, demokracisë e shtetit ligjor të vendene të BE-së dhe të bëhej realitet ëndërra e studentëve të 90-tës që thoshte se e duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Po ashtu mendoj se edhe OKB-ja, ka kohë që është bërë një mekanizëm shumë i rëndë e i pa manovrueshëm. Në shumicën e rasteve një votë kundra nga anëtarët e përhërëshëm të Këshillit Sigurimit, ka bërë dëme të mëdha e të pa riparueshme (kujtoj këtu agresivitetin e disave në ceshtjen e pranimit të Kosovës në këtë organizatë), por ka edhe qindra shembuj të tjerë . Shpejtësia dhe eficenca në kryerjen e veprimeve në raste emergjencash, ka lënë për të dëshiruar, për të mos thenë se në shumicën e rasteve ka dështuar. Atëherë pyetja shrohet : a duhet të ndryshojë në strukturë e në përmbajtje ky organizëm kaq i pa manovrueshëm e jo eficient që gëlltit me miliarda dollar në vit? Unë mendoj se po duhet të ndryshojë. Po administrate e re amerikane a e ka ne plan një gjë të tillë? Nuk e di, por mendoj dhe dëshiroj se po.
Duke e mbyllur këtë optikë gjeostrategjike, do të dëshiroja që Presidenti i 45-stë i SHBA-së, Donald Trump, që më 20 Janar 2017 merr zyrtarisht detyrën , të ketë sukses në realizimin e platformës së tij për ta bërë Amerikën më të fuqishme e më të begatë në cdo drejtim dhe ti konsiderojë shqiptarët në trojet etnike, si shteti i 51-të amerikan, sepse ata e meritojnë një gjë të tillë me dashurinë që tregojnë për Amerikën cdo ditë.
Asllan,
Te lumte dhe te falenderoj si Vatran per kohen dhe mundimin e ketyne analizave shume te qellueme. Une vetem po shtoj se Trampi e ka ne shenjester edhe UN-in si nji bjurokraci shume e vjeter
dhe pa vlera ; me nji buxhet nder ma te medhejte e Botes dhe kurre nuk ka tregue rezultate , ku Amerika paguen 25% te buxheti ose ma teper . ME TRAMPIN NUK DO TE VAZHDOJNE ASHTU SI DERI TASH. E ka thanun
Vet Trampi nese nuke paguejne te gjitha shtetet anteare pjesen e vet sic u takon dhe administrimi te rregullohet duke tregue rezultate dhe transparence. Perndryshe AMERIKA ju thote BY BY. ..
Ju pershendes .
Zefi
Me gjithe respektin, sa i perket NATO-s. edhe Donald Trump edhe ju, si autor i shkrimit, jeni gabim. Komunizmi ndoshta nuk eshte me rrezik per boten, por Rusia eshte. Vetem nje NATO e forte mund t’i rrije perball nje Rusie agresive te Putinit. Nje nga arsyet qe serbet jane duke bere ato qe po bejne ndaj Kosoves, eshte se ata po shohin njefare afrimi te Trumpit me Putinin, mikun e tyre. Pa NATO-n dhe pranine e forcave te saj ne Kosove, Serbia dhe Rusia do ta benin te njejten gje qe Rusia beri ne Krime.
Na shqiptaret kemi nevoje jetike per NATO-n, per Ameriken por edhe per Bashkimin Europian. Komunizmi ka ra de jure, por ka mbete më kambe mekanizmi i mireorganuzuem i tij aty ku ka sundue per nji gjysme shekulli, si ne Shqipni, ose ku ka sundue per afer 8 dekada, si ne Rusi qe edhe sot qeveriset nga ai mekanizem me mentalitet te KGB-se, tue u ba gjithnji e ma kercnuese. Trump nuk e ka quejte NATON-n te vjetrueme pse gjoja nuk ka nevoje te jetoje mbasi s’asht ma kundershtari “komunizem”, por per nevojen me u modernizue dhe partneret me krye obligimet e veta. Keshtu i intereson botes demokratike edhe shteteve qe kane fitue lirine dhe pavaresine prej Rusise, si ato Baltike. Keshtu na intereson ne shqiptarevet dhe keshtu duhet ta thomi. NATO me Ameriken ne krye e shpetoi kombin tone me intervenimin ne Kosove, prej makinerise se fuqishme ushtarake te Serbise (atehere Jugosllavi). Do ta shpetoje edhe prej rreziqeve te reja eventuale, qofte shtrimja e influences Ruse ne Ballkan ose ISIS.
Shendet e te mira autorit dhe ju te gjithevet,
Gjon Buçaj
P. S. Zakonisht nuk u pergjigjem e-mailave, por bana kete perjashtim per shkak te randesise qe ka subjekti dhe që trajtohet nga z. Asllan Bushati, i cili asht bashkepuntor i ngushte i imi si z/v Kryetar i Vatres.