
Thanas L. Gjika/
Në historinë e popullit shqiptar ka pasur rëndësi të veçantë qendrimi ndaj botë Lindore dhe asaj Perëndimore. Populli ynë, si popull që jetonte që në krye të erës në gji të Europës, kishte mentalitet europian. Këtë e dëshmojnët besimi i krishter i përbashkët i përhapur midis ilirëve, grekëve e romakëve prej Shën Palit, që në shekullin e I. E dëshmojnë shkrijimet e hershme folklorike iliro-shqiptare, veprat e autorëve katolikë të shekujve XVI-XVIII me në krye Marin Barletin, Gjon Buzukun etj. E dëshmon lufta për shkrimin e gjuhës shqipe me alfabet latin, etj.
Një nga treguesit më të rëndësishëm që e dëshmon mentalitetin europian të popullit tonë, është dhe poezia e poetit tonë komëtar Naim Frashëri, shqiptar i besimit mysliman, kur shkroi tek poezia e tij “SHPREH”:
Pse s’vjen o dit’e mirë?
Pse vallë nuk vjen?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zotit i përlqen?
As hidhe gardhë
dhe shpejto pakë.
O ditë e bardhë
jakë, se të pres , nuk vdes.
Jakë o ditë e uruar,
që lind nga perëndon,
atë anë e ke ndrituar,
e ne, pse na harron?
O dritë e jetës,
e së vërtetës,
e gazi i Zotit,
ndritna e ngrohna!
Poeti zgjodhi vargun e shkurtër 5-rrokës me rritëm të shpejtë për të shprehur “dëshirën e tij, që popilli shqiptar të çlirohej sa më parë nga zgjedha turke” (Rexhep Qosja “Porosia e Madhe”).
Mentalitetin europian të popullit shqiptar e shprehën po ashtu dhe gjithë rilindësit e tjerë, si dhe intelektualët e krijuesit shqiptarë të pas shpalljes së pavarësisë. Mbreti Ahmet Zogu i I e perforcoi me martesën e Tij me Princeshën katolike Geraldinë, dhe me Kushtetutën e Parë të Shtetit Shqiptar formuluar prej juristit Thoma Orollogaj, etj.
Ky tipar i popullit tonë filloi të dëmtohej gjatë Luftës Antifashiste me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare prej të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Kjo parti filloi të mbillte në radhët e komunistëve shqiptarë dashuri e respekt për Bashkimin Sovjetik e Jugosllavinë dhe nënvlerësim e urrejtje ndaj aleatëve Perëndimorë. PKSH-ja mbas marrjes së pushtetit punoi përmes dhunës e territ për forcimin e mentalitetit Lindor dhe urrejtjen ndaj mentalitetit Perëndimor. U shpallën armiq dhe u dënuan me pushkatim pa gjyq, u burgosën e u internuan të gjithë intelektualët, klerikët dhe atdhetarët që ishin formuar në vendet e Europës Perëndimore. U punua për krijimin e kuadrove të rinj të formuar në vendet e Kampit Socialist, njerëz me mentalitet Lindor. Midis tyre pati mjaft krijues të talentuar, të cilët në veprat e tyre letrare, muzikore, artet figurative e studimet shkencore propaganduan ideologjinë e partisë shtet, ideologji që shkatërroi moralin e popullit dhe e helmoi ndërgegjen e tij. Në këto vepra sundonte mentaliteti Lindor.
Kush mundi të arratisej si Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Martin Camaj, Sami Repishti, Stavro Skendi, Isuf Luzaj, etj, shpëtoi nga tjerërsimi. Të tjerët që mbetën në atdhe e përqafuan mentalitetin lindor, ose e thyen penën si Lasgush Poradeci, ose ranë në burgje si Et’hen Haxhiademi, Mitrush Kuteli, Kasëm Trebeshina, Visar Zhiti, etj, ose u pushkatuan si Trofn Xhagjika, Vilson Blloshmi e Genc Leka, ose u varrën në litar si Havzi Nela.
Pati midis krijuesve të formuar në vendet e Kampit Socialist si Isamil Kadare (ky më fort), Piro Mani, Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Kujtim Cashku, etj të cilët në veprat e tyre manifestuan dhe tipare desidente përmes kritikave ndaj diktaturës komuniste. Mbas ndërrimit të regjimit, pra mbas viteve 1991-1992, kritikat ndaj diktaturës komuniste, ndaj mentalitetit Lindor morën hov, por për fat të keq, pati shumë krijues që mbetën simpatizantë të regjimit të vjetër dhe mentalitetit Lindor. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe shumica e pushtetarëve të sotëm të Shqipërisë, prandaj dita e 23 gushtit nuk është shpallur prej qeverisë shqiptare si “Dita e dënimit të krimeve të Komunizmit”.
Pa dënuar krimet e Komunizmit nuk mund të rigjenerojmë mentalitetin Perëndimor të popullit shqiptar, nuk mund të pranohemi në Bashkimin Europian.