Foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari: Panairi i Librit 2016 në Prishtinë/
-Mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare morën pjesë në panair me afër 1.500 tituj të rinj e rreth 4.500 të tjerë, të viteve të fundit/
PRISHTINË, 13 Qershor 2016-B.Jashari/ Rreth 40 mijë vizitorë, mes të cilëve edhe personalitete të shquara nga jeta letrare, akademike e politike, kishte Panairi i Librit, edicioni i 18-të, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, që ishte i hapur gjatë javës së kaluar, vlerëson organizatori – Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Mbi 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare morën pjesë në panair me afër 1.500 tituj të rinj e rreth 4.500 të tjerë, të viteve të fundit.
Panairi që e bëri Prishtinën edhe kryeqytet libri është hapur në 7 qershor me një ceremoni solemne, ku morën pjesë dhe përshëndetën edhe kryeministri i Kosovs, Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Kulturës i Shqipërisë, Zef Çuni.
“Panairi tashmë tradicional i Prishtinës është shndërruar në ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për kulturën shqiptare”, është shprehur Mustafa, duke shtuar se, libri është udhërrëfyes i së ardhmes së Kosovës.
“Ky panair afron botën shqiptare nëpërmjet bashkimit të shkrimtarëve, autorëve, nëpërmjet promovimit, takimeve me libra të rinj dhe me librat e traditës”, ka theksuar ai.
Zëvendësministri shqiptar i Kulturës, Çuni, ka thënë se Panairi i librit është festë mbarëkombëtare.
“ Jo vetëm për sa i përket dialogut ndërkulturor që ne shqiptarët kemi nevojë të njohim mirë njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë kemi nevojë të njohim edhe kulturën, edhe librin e huaj nëpër botë, edhe librin evropian, sepse është Evropa ajo që ne aspirojmë t’i bashkohemi”, është shprehur ai.
Në Panair, të vlerësuar edhe festë e librit dhe shenjë e identitetit, është tradicionale edhe shënimi i përvjetorëve të personaliteteve të mëdha letrare shqiptare e botërore. Tradita, këtë vit, vazhdoi me 450 vjetorin e lindjes së Pjetër Budit, 400 vjetorin e vdekjes së William Shakespeare, 400 vjetorin e vdekjes së Miguel Cervantesit, 150 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, 150 vjetorin e lindjes së Andon Zako Çajupit, 100 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë, 100 vjetorin e lindjes së Jusuf Vrionit, 100 vjetorin e lindjes së Esad Mekulit. Aktivitete i dedikohen edhe 90 vjetorit të lindjes së Kasëm Trebeshinës, 80 vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, 80 vjetorit të lindjes së Rexhep Qosjes dhe 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit.
Para 17 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i