

Me datë 25 tetor 2023 një përfaqësi e të përndjekurve politikë personalitet të mbijetuarve të diktaturës komuniste u pritën në Vatikan nga miku i madh i shqiptarve Shenjtëria e tij Papa Francesku për martirizimin dhe përballjen me diktaturën enveriste më të egër në Europë si dhe për kontributin e paqes që kjo klasë fisnike dha gjatë këtij tranzicjoni 32 vjeçar ku u përball me politika partiake antikombëtare, duke mbrojtur krimet e komunizmit dhe duke përçmuar sakrificat mbinjerzore të këtyre fisnikëve dhe Atdhedashësve.
Takimi ishte shumë i përzemërt miqësor.Papa vlersoi qëndrimin tone paqësor si përçues të paqes gjatë këtij tranzicjoni të stërgjatur shqiptar. E njohtëm me krimet makabre të komunizmit dhe qëndresën tone heroike ndaj këtyre krimeve, ne i dorzuam hartën e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit si dhe i sollëm në vëmendje se Shqipëria është i vetmi shtet në europë që jo vetëm nuk i ka denuar krimet por dhe sot kemi mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur kufomat nga regjimi komunistë. Takimi zgjati 50 minuta dhe ishte impresionues por dhe një qetsim shpirtnor për të zhdukurit e komunizmit.
Papa bekoi kombin shqiptar , dhe të gjithë të përndjekurit politikë për sakrificat,martirizimet ndaj diktaturës . Ai tregoi një kujdesje dhe respekt ndaj të përndjekurve politikë shqiptar dhe bekoi kauzën tone që ne si përçues të paqes dhe jo urrejtjes! Në mes kësaj bisede atërore i dorzuam letrën e At Patër Meshkallës që ja dërgonte Kryeministrit sadist dhe kriminel Mehmet Shehut kur ai shpallte Shqipërine si vend atesit në botë. Kjo vizitë historike tregoi vëmendjen e Papës ndaj ish të përndjekurve politikë përball heshtjes kriminale të politikbërjes shqiptare për 32 vite pluralizëm,
Jemi i vetmi vend në Europë që skemi denuar krimet staliniste të diktatorit Enver Hoxhës. Jemi i vetmi vend në Europë që pa asnjë moral njerzor kombëtar nuk kemi ndërtuar shtet të së drejtës, As nuk u skuqet fytyra politikanëve shqiptar që i kan shërbyer me zell diktaturës dhe në pluralizëm marri ofiqe e kërkojmë me çdo kusht të i fshehin krimet e komunizmit dhe të rehabilitojnë diktaturën me metoda e forma të ashtuquajtura demokratike, Mesazhi i qartë Imoral ishte kur në samitin e Berlinit zhvilluar në Tiranë kjo klasë politike shëndrroi objektete e Enver Hoxhës , në qendër në Tiranë në objekte arti e teknologjie të cilat nuk shërbejnë aspakt lirisë , as demokracisë dhe nuk janë mesazhe të triumfit të lirisë mbi shtypjen siç pretenduan politikanët udhëheqës shqiptar shqiptar mikpritsa të këtij samite.
Por është një vertetim Imoral të kësaj klase politike dhe drejtsisë së re shqiptare që pas 30 e ca viteve të shembejs së murit të berlinit që Shqipëria , në të vertetë , po përjetson atë të keqe komuniste , kriminale duke u përpjekur ta zbusë kujtesën e komunizmit: një sistem politik një partiak të dështuar dhe një ekonomie, gjithashtu të dështuar dhe të korroptuar vendimi i autoriteteve shqiptare për ti shëndrruar ish objektete e Enverit në objekte arti culture nuk është qëndrim moral i prerë për tu distancuar nga e kaluara terrroriste dhe nga krimet e Enver hoxhës para kombit shqiptar para Europës por është një zbutje e asaj kujtese të tmerrrshme për 100.000 familje shqiptar , që në të vertetë paraqet një dështim moral dhe një mungesë karakteri të kësaj klaase politike. Fatkeqësisht gjatë 33 viteteve postkomunizëm tregoni se ju si klasa politike shqiptare e këtij vendi , pa dallim , kini vendosur që në përjetsi të kujtohet diktatori ma i egër i Europës Enver Hoxha në Shqipëri. Por ju siguroi se nuk do ta gëzoni.
Vizita historike bekimi dhe mbështetja e shenjtërisë Papa Franceskut për të përndjekurit politikë shqiptar është një këmbanë alearmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetsimin e diktatorit. Bekimi i Papa Franceskut me 25 tetor për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për të demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi , nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun nuk mund të kete falje pa të verteten..Kështu na mësonte Papa Wojtila në vitin e pare të pluralizmit shqiptar 1993.
Presidenti
Besim NDREGJONI