
Dr. Hasan Bello/
Nese elita politike dhe patriotet e ndershem do te kishin perdorur logjiken ekonomike, Shqiperia nuk do te krijohej fare si shtet. Kjo sidomos pas copetimit te trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit 1878 dhe Konferenca e Ambasadoreve ne Londer 1912. Jo sepse gjendja ekonomike perpara ketyre konferencave nderkombetare ishte e mrekullueshme. Por, te pakten tregjet krahinore shqiptare plotesonin nevojat e nje ekonomie te mbyllur. Me nje fjale, ne kavardiseshim me leshin dhe mishin tone, me vajin, misrin dhe produktet vendase.
Ndersa ne vitin 1920 kur fillon de facto ndertimi i shtetit shqiptar, bilanci ekonomik, ishte i frikshem.
Sipas te dhenave te kohes, ne fillim te vitit 1920, Shqiperia kishte bilanc tregtar teper negativ. Ne importonim 70 milione franga, ndersa eksporti qe vetem 1.5 milione franga. Pra, importohej afersisht 47 here me shume sesa eksportohej.
E njejta gje vlente edhe per qeverine qe drejtonte vendin. Te ardhurat ne buxhetin e saj ishin 15.410.000 franga, nderkohe qe shpenzimet ekonomike parashikohej te ishin 267.717.000 franga, ose 1.7 here me te medha se te ardhurat.
Prandaj, ky shtet u krijua sic thote Faik Konica nga idealistet. Perndryshe nuk kishte asnje logjike ekonomike qe te ekzistonte. Ndoshta dhe sot, gjeja qe konstatojme se ka me pak mes nesh, ne te gjitha sferat, eshte logjika e bashke me te, edhe idealistet.