Sylë Ukshini/
Nëse i shohim barrikadat e grupeve rrebel dhe kriminale serbe në veri të vendit, ato menjëherë (për brezin tim) na e kujtojnë rrebelimin e dikurshme të pakicës serbe në Kroaci të nxitur dhe organizuar nga regjimi i Milosheviqit. Si në
Republikën e Kosovës tani, edhe atëherë në Republikën e Kroacisë qëllimet mbesin të bjejta: provohet të çojet përpara ideja e Serbisë së Madhe. Ashtu siç bënë tani Rakiqi me grupet e tij antishtet, edhe serbët e Kninit synonin të njejtën gkë, të sabotonin konsolidimin e shtetit kroat dhe të realizonin synimet serbomëdha të regjimit të Millosheviqit. Si tani në Kosovë, edhe atëehrë serbët filluan të “mbrohen” përmes vendosjes së barrikadave dhe sulmeve ndaj njësive të policisë dhe gardës kroate. Ashtu si sot që në veri të Kosovës që operojnë liderët të lidhur me botën e krimit, ashtu edhe në Kroaci dikur operonin kriminelë me nam si Martic dhe Babic, të cilën e organizonin “popullin duarthatë” kundër shtetit kroat. Përmes barrikadave dhe sulmeve ndaj policisë kroate, synohej të bllokoheshin linjat e qarkullimit të shtetit kroat dhe të pengohej integrimi I Kroacisë së pavarur në institucionet ndërkombëtare dhe t’i aneksohej një pjesë e territorit të saj deri aty ku jetonte qoftë edhe një serb.
Ashtu si serbët e Kosovës dhe autoritetet e Beogradit kanë refuzuar pranimin e Planit të Ahtisaarit dhe njohjen e pavarësisë, edhe në Kroaci grupet paraushtarake serbe, të nxituara nga Beogradi dhe ushtria e tij, kishin refuzuar Plani Z4 – një propozim ndërkombëtar për një ri integrim paqësor të “Republikës Srpska Krajina” në shtetin kroat. Serbët e Kroacisë kishin deklaruar hapur se nuk pranonin të jetonin brenda shtetit të pavarur kroat, qëllimi i tyre ishte i qartë, ndarja e Kroacisë dhe krijimi i Serbisë së Madhe. Si rezultat, u rrit gatishmëria e shteteve perëndimore për të mbështetur kroatët në rimarrjen e territorit të tyre. Ishte e qartë se mjaftë është mjaft.
Për ta krijuar më qartë idenë e rebelimit serb në Kosovës dhe luftën e tyre për “mbrojtje nga kërcënimi” i autoriteteve të Kosovës, duhet njohur dhe parë sesi vepruan ata në Kroaci në vitet 1991-19965.
Barrikadat dhe rebelimi serb në Kroaci (1991-1995)
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë (qershor 1991), pakica serb në Kroaci e ndihmuar nga Beogradi dhe Ushtrisë Jugosllave, e cila akoma konsiderohej neutral, filloi goditjet kundër policisë kroate dhe shtetit të ri të Kroacisë. Me urdhër të presidenti të atëhershëm jugosllav, nacionalistit dhe përfaqësuesit të ideologjisë serbomadhe, Borisav Joviq, APJ-ja u autorizua të ndërhynte në Kroaci me qëllimin të inkurajimit të rebelëve serbë. Ky intervenim, edhe nuk kishte asnjë vendim nga Presidiumi i Republikës së Jugosllavisë, parashikonte formimin e zonave tampon në të cilat realisht ndodhte bashkëpunimi me paraushtarakët serbë të Kroacisë: Paraushtarakët serbë kishin mundësi të lëvizjes së lirë në zonat tampon të APJ-së.
Paraushtarakët serbë përdorën mbrojtjen e APJ-së për të sulmuar fshatra të ndryshme kroate në Sllavoninë Lindore, afër Osijekut, Vukovarit dhe Vinkovcit dhe për të sulmuar Gardën Kombëtare të Kroacisë.
Njësi të ndryshme paraushtarake u mblodhën gjithashtu në rajonin rreth Kninit dhe Likës. Knin, një qytet rreth 60 km nga bregu i Adriatikut të Kroacisë, u vu në qendër të vëmendjes kur administratorët vendas hodhën poshtë zbukurimet e shtetit të ri kroat. Për të “mbrojtur” veten nga presioni nga pala kroate, ata bllokuan rrugët dhe qendrat e transportit të zonës – dhe menjëherë pas kësaj ata shpallën të ashtuquajturin “Shtetin e pavarur të Republika srpska Krajina”. Një nga drejtuesit dhe zbatuesit e kësaj ideje ishte ish-oficeri i policisë Milan Martiç, i njohur më vonë si “Sherif i Kninit” ( më pas i dënuar me 35 vjet burg nga gjykata e krimeve të luftës në Hagë).
Për t’u “mbrojtur” edhe më shumë nga kroatët, kroatët e mbetur u vranë, u dëbuan, mallrat e tyre u plaçkitën dhe në fund u krijua një republikë pothuajse e pastër etnike. Ish-oficeri i policisë bëri karrierë. Në vitin 1993 ai u emërua President i Republikës së Krajinës Serbe me ndihmën e “mëmëdheut Serbia” dhe sundimtarit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq. Ai e mbajti këtë “funksion” deri në fundin e hidhur të republikës së tij në 1995. Atë vit, kroatët arritën të lidhnin territorin e tyre me shtetin e tyre me një operacion të mire organizuar ushtarak.
Pasi u bë e njohur masakra e Srebrenicës, ushtria kroate pushtoi zona të tjera në Bosnjën jugore në Operacionin e Verës 95 në fund të korrikut 1995 dhe kështu rrethoi pjesën jugore të Krajinës, e cila ishte nën sundimin serb, nga tre anët
Më 4 gusht 1995, policia dhe ushtria kroate filluan operacionin ushtarak Oluja dhe brenda pak ditësh çliruan të gjithë territorin e RSK-së. Sipas burimeve perëndimore, Millosheviçi i sakrifikoi serbët e Kroacisë sepse dëshironte të përqendrohej në Bosnjë.