Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi pamje të parcelave me kanabis në fshatin Gusmar të Tepelenës, vendlindja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një deklarate.
Policia falenderon PD-në për jehonën që i bënë punës së saj. Më poshtë deklarata e plotë: “Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.
Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.
Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës”, thuhet në njoftim.
ermal gjoni says
Nuk eshte vendlindja e S.Tahirit, as e babait te tij por e gjyshit te tij, prandaj beni verifikimet e duhura para se te publikoni ngjarjet sepse genjeshtra i ka kembet e “shkurtra” thote i gjori popull.
Me respekt
Ermali OH, US