Nga Asllan BUSHATI/
Vllezër në Shqipëri, a u kënaqët gjatë fushatës zgjedhore me: batuta të bukura, sharje të zgjedhura nga fjalori i rruges, aktrim teatral politik, rikuizitë veshjesh me brekë e pa brekë, me fustane e brekushe, me atlete e këmishë larushe? Në se jo tamam, mos u shqetësoni se shoku Edi do të ju gajasi edhe katër vitet e ardhëshme me disa gjetje të reja shumë domethënëse.
A ju kujtohet se Shoku Enver pas Luftës Dytë Botrore ju drejtoi për të qenë në shoqëri të ngushtë me lindorët: Titon, Stalinin e Mao Ce Dunin? Mos u shqetësoni se prap me Shokun Edi do të jeni me Vucicin, Erdoganin dhe Muhametin e Emiratëve.
A ju kujtohet kolektivizimi si përqëndrim efikas për shtimin e prodhimit, nën shembullin e kolkozeve sovjetike? Mos u shqetësoni se Edi ka biseduar me dhjetë oligarkë dhe ata do ta mbajnë nëntëdhjetë përqind të ekonomisë në duart e tyre të sigurta.
A ju kujtohet thënia brilante e Enverit se “edhe barë do të hame, por parimet nuk i shkelim”. Ashtu do të jetë prap. Me borxhe tek dyqani i bukës, tek markata, tek komshiu e farefisi, por me zell pas ideve të shokut Edi.
A ju kujtohet se kur vërtetë u rrezikuam të hamë edhe barë , mësuam zanatin e vjedhjes tek kooperativa, ndërmarrja, e tek shteti. Këtë zanatë e këthyem në profesion edhe tek votat.
A ju kujtohet thënia se: ne jemi diktatura e proletariatit dhe do të ju shtypim kokën armiqve të klasës? Mos u shqetësoni se diktaturë do të jetë përsëri. Ajo, në emër të partisë dhe me urdhër të Shokut Edi të njejtën gjë do të bëjë.
A ju kujtohet se arma e sigurimit është konsideruar si syri i mprehtë i partisë për ruajtjen e rendit e qetësisë sipas porosive të partisë e të ushëheqësit? Mos u shqetësoni fare se prap ashtu do të jetë. Patronazhistët do të vëzhgojnë cdo gjë dhe drejtësia do të dënojë sipas porosive të partisë e të udhëheqësit.
A ju kujtohet këngë e vjetër thotë:” Ore Pasha me shumë aletë , sic e lype ashtu e gjete”. Edhe ju vllezër në Shqipëri ,me shumë halle e me shumë derte, Ramën kërkuat dhe Ramën gjetët.
Kurse ju opozitar të Edvinit, shihni më së pari vehten tuaj. Në gjykimin tim keni bërë të paktën tri gabime fatale: dalja në bllok mga Parlamenti, mos pjesmarrja në zgjedhjet lokale, dhe mos dalja në zgjedhje me një listë të vetmë si bllok opozitar.
Tani vuajeni atë që se bëtë dhe që nuk qetë në gjendje të parandalonit masakrën zgjedhore e cila u ble me para, thaës me miell e trasta me ushqime, jo ditën e zgjedhjeve, por më shumë se një muaj përpara saj.
Zhgënjimi është i madh, dikush duhet të paguaj një cmim për të.