Nga Albano Kolonjari
Partizani e filloi sezonin e ri me humbje. “Legjenda e kuqe” e drejtuar nga ish futbollisti i Juventusit Mark Juliano ishte shume larg ekipit qe mund te quhet pretedent. Ndeshja filloi me nje suprize kur vendin e portierit dhe kapitenit Alban Hoxha e kishte zene portieri i dyte Xhika. Partizani u duk i pa kolauduar dhe pa ide te qarta. Ne pjesen e dyte kur pritej reagimi i Partizanit drejt fitores, vjen “shuplaka” laciane per te kuqte. Ne fillim eshte Kallaka (ish futbollist i akademise se kuqe) qe pas nje gabimi te portierit Xhika, ndershkon ish ekipin e tij. Partizani nuk di te reagoje dhe ne te 70-te Eskerden shenon golin e KO. 0-2 per Lacin . 5 mije tifozeve te Partizanit nuk u besohet. Milionat e derdhura gjate merkatos verore nuk tregojne asgje ne fushen e lojes. Tekniku italian Mark Juliano thote:” Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira. Dominuam në të gjitha zonat e fushës, por pësuam dy gola të cilët do t’i analizojmë. Është e vështirë të flasësh për ndeshje të tilla, kur pëson gola në kundërsulm. Më vjen keq për tifozët pas kësaj humbje. Hyra në dhomat e zhveshjes dhe djemtë ishin të mërzitur. Nuk kishim Çanin në sulm dhe mbetet pengu pasi krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam, sepse në të kundërt do të flisnim për një tjetër ndeshje”. Rreth denimit te kapitenit Hoxha, pas takimit u mesua se portieri i Partizanit eshte bashkuar me ekipin nje dite me vonese, pas grumbullimit me ekipin Kombetar. Tekniku italian Mark Juliano ka dashur te tregoje rregulla te forta ne ekip, por duket se keto rregulla ndershkuan ekipin e Partizanit, pasi fajin kryesor ne kete takim e pati portieri Xhika.
E njoh mirë futbollin shqiptar, e kam studiuar, pasi në të kundërt nuk do ta pranoja ofertën. Megjithatë, nëse prisni që ekipi im të mos luajë futboll dhe të mendojë për kundërsulmet, kjo nuk do të ndodhë, sepse ky nuk është stili i Partizanit. Ne po punojmë të përmirësohemi për të dhënë spektakël në fushë. Alban Hoxha mungoi sepse kemi disa rregulla të brendshme, të cilat nuk u respektuan dhe klubi mori masa. Përsa i takon Bathës është një lojtar të cilin e vlerësoj, por këtë herë doja lojtarë të cilët na garantonin kualitet, kontrollin e topit dhe sulme. Bathën e cilësoj të rëndësishëm, ashtu si të gjithë të tjerët që kam në dispozicion.”
Nderkohe qe edhe Lushnja nuk e filloi mbare . Ne stadiumin Loni Papuciu , te Fierit lushnjaret humben 0-2 perballe Vllaznise. Artan Bano:”Mendoj se kjo ishte ndeshja me e dobet qe kemi zhvilluar. Nje humbje nuk eshte fundi i botes. Sot futbollistet luajten me te ngarekuar psikologjikisht, ata nuk dhane as 50% te potencialit te tyre. Lushnjaret ndershkuan veten e tyre me ane te nje autogoli me ane te futbollistit Gava. Ne fillimin e pjeses se dyte Vllaznia shenon golin e dyte . Lika gjuajti nga jashte zones, portiere lushnjar Bejte grushton , topi kthehet ne loje aty ku ndodhet Hasani i Vllaznise qe me porten bosh shenon golin e dyte.