Shkodër, Shqipëri dhe New York, SHBA – Një partneritet transformues është konsoliduar midis Universitetit Monroe (www.monroecollege.edu), me kampuse në New York City dhe Westchester County, dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (www.unishk.edu.al) në Shkodër, Shqipëri. Ky Memorandum Mirëkuptimi (MOU), i lehtësuar nga Bota Consulting Group (www.botaconsultinggroup.com) në krye me CEO-në Lola Gazivoda, përfaqëson një hap vendimtar në avancimin e arsimit dhe shkëmbimit kulturor midis të dyja institucioneve dhe vendeve. Së bashku, po punojmë për zhvillimin e programeve, shkëmbimeve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe iniciativave kulturore për të thelluar bashkëpunimin dhe krijuar lidhje domethënëse përtej kufijve.
Lidhja e komuniteteve përtej kufijve – Universiteti Monroe, një institucion i njohur i themeluar në vitin 1933, shërben një trupë studentore të larmishme prej mbi 7,000 studentësh në kampuset e tij në New York City dhe Westchester County. Me studentë që përfaqësojnë një gamë të gjerë kulturash dhe prejardhjesh etnike, Monroe është thellësisht i përkushtuar për krijimin e një komuniteti gjithëpërfshirës dhe angazhimin me fqinjët përreth përmes programeve dhe iniciativave që shtyejnë përpara ndikim pozitiv në shoqëri. I njohur për programet e tij inovative dhe angazhimin ndaj suksesit të studentëve, Universiteti Monroe është bërë një destinacion për shumë studentë shqiptaro-amerikanë që synojnë arsim të lartë. Ky MOU do të forcojë jo vetëm lidhjet e Universitetit Monroe me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York, por gjithashtu do të thellojë lidhjet e tij jashtë vendit, duke krijuar një urë të vërtetë akademike dhe kulturore globale.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi,” i themeluar në vitin 1957, është një nga universitetet më të vjetra dhe prestigjioze të Shqipërisë. I vendosur në Shkodër, një qendër kulturore dhe akademike në veri të Shqipërisë, ai shërben rreth 5200 studentë çdo vit. Universiteti është thellësisht i përkushtuar për avancimin e mundësive arsimore dhe profesionale të studentëve të tij duke kultivuar një kulturë të rigorozitetit akademik, inovacionit dhe angazhimit global. Me stafin e tij të dedikuar, kërkimet bashkëkohore dhe fokusin në bashkëpunim ndërkombëtar, Universiteti i Shkodrës siguron që studentët e tij të jenë të përgatitur për të pasur sukses në një botë të ndërlidhur, duke ruajtur njëkohësiht lidhje të forta me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Partneritet për të nxitur rritjen – Ky partneritet siguron një kuadër për:
Shkëmbimet e studentëve dhe stafit akademik për të pasuruar përvojat akademike dhe kulturore.
Projekte kërkimore të përbashkëta për të nxitur inovacionin.
Programe kulturore për të thelluar të kuptuarit dhe për të festuar trashëgiminë e përbashkët.
Konferenca dhe seminare për të angazhuar si komunitetet akademike ashtu edhe ato lokale.
“Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm për të dy institucionet,” tha Dekani Gersom Lopez i Universitetit Monroe. “Është kënaqësi të fillosh këtë nismë për shkak të nivelit të lartë të studentëve që tashmë ndjekin studimet në Monroe si shqiptaro-amerikanë. Ata punojnë fort dhe studiojnë edhe më fort, dhe ne jemi shumë entuziastë për të parë çfarë do të arrijë ky partneritet.”
Prof.Dr. Tonin Gjuraj, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi,” deklaroi, “Si rektori i sapozgjedhur, jam jashtëzakonisht krenar për trupën tonë të jashtëzakonshme të studentëve dhe potencialin e tyre për të formësuar të ardhmen. Ky partneritet thekson vizionin tim për të pozicionuar Universitetin e Shkodrës në pararojë të bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin tonë për të inovuar, lidhur dhe udhëhequr në skenën globale.”
Mirënjohje për mbështetësit kryesorë:
Bota Consulting Group: E themeluar nga Lola Gazivoda, Bota Consulting Group është e specializuar në krijimin e partneriteteve strategjike dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Si lehtësuese e këtij partneriteti, Bota Consulting Group është thellësisht e angazhuar për të siguruar suksesin e programeve të tij dhe për të ofruar mbështetje të gjithanshme për studentët dhe stafin akademik. “Ky bashkëpunim është një testament për fuqinë e rrjetëzimit,” tha Lola Gazivoda. “Bëhet fjalë për krijimin e mundësive për të rinjtë shqiptarë dhe për t’u siguruar që studentët e Universitetit Monroe – si shqiptaro-amerikanë ashtu edhe popullsia e tij shumëkulturore – të mund të përjetojnë kulturën dhe ekselencën akademike të Shqipërisë. Duke lidhur talentin dhe institucionet globale, Bota Consulting Group synon të nxisë rezultate me ndikim, duke përfshirë përvoja të pasuruara akademike, shkëmbime kulturore dhe mundësi novatore që përfitohen nga të gjitha palët e interesuara. Jam krenare që Bota Consulting Group mundi të ndihmojë në realizimin e këtij vizioni dhe mezi pres të mbështesë nismat e ardhshme në kuadrin e këtij partneriteti.”
Këshilli i Biznesit të Westchester (BCW): Ky partneritet u bë gjithashtu i mundur nëpërmes mbështetjes së Këshillit të Biznesit të Westchester (BCW) dhe Presidentes së tij, Marsha Gordon, e cila prezantoi Universitetin Monroe me këtë mundësi të jashtëzakonshme. Përkushtimi i BCW për mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan lokal luajti një rol thelbësor në vendosjen e themeleve për këtë bashkëpunim
Kontakti:
Monroe University
Website: www.monroecollege.edu
Telefon: (914) 740-6407
Addresa: 434 Main Street, New Rochelle, NY 10801
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Website: www.unishk.edu.al
Telefon: +355 (0)22 244800
Addresa: Rruga e Universitetit, Shkodër, Albania
Bota Consulting Group
Website: www.botaconsultinggroup.com
Email: info@botaconsultinggroup.com
Telefon: (914) 266-2213