Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohje dhe respekt për patriotin Behlul Gashi i cili bujarisht iu përgjigj fushatës së Vatrës për të mbështetur gazetën Dielli, gazetën historike të shqiptarëve të Amerikës. Patrioti, biznesmeni dhe aktivisti i çështjes kombëtare Behlul Gashi jeton e vepron në komunitetin shqiptar në Amerikë prej 22 vitesh duke kontribuar thelbësisht në organizimet patriotike, tubimet atdhetare, veprimtaritë kulturore e sociale, fushatat e bamirësisë e mbështetjet financiare për nevojat e individëve dhe të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë atdheut.
Patrioti Behlul Gashi është president i organizatës patriotike “Shqipëria Tjetër” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zv.president i organizatës patriotike “Shqipëria Tjetër” në Shqipëri dhe “Vasfije’s Inatiative”. Behlul Gashi është ndër djemtë e shkëlqyer të komunitetit tonë në Amerikë, fisnikëria dhe bujaria e tij është shembull i vyer patriotik dhe kontribut i ç.uar atdhetar për jetëgjatësinë e Federatës Vatra e gazetës Dielli institucionet më të fuqishme kombëtare që udhëheqin proceset patriotike prej 112 vitesh në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.