
Patrioti shqiptar Beqir Potka vatran i hershëm dhe kontributor së bashku me djalin e tij Jetnorin vizituan Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Editori i Diellit dhe Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe veprimtari i çështjes kombëtare Anton Raja. Z. Potka është ndër shqiptarët më të suksesshëm në shtetin e Tennessee. Z. Potka është arratisur nga Shqipëria komuniste në vitin 1988. Prej 36 vitesh ka kontribuar në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me Vatrën në kohën e Agim Karagjozit dhe ishte në Komisionin për riatdhesimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri. Në takimin e përzemërt sot në Vatër z.Beqir Potka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Vatrën e Diellin dhe ofroi kontributin e tij sidomos për të organizuar komunitetin shqiptar në Tennessee në shërbim të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA dhe çështjes kombëtare.