
Patrioti i shquar, atdhetari e aktivisti i çështjes kombëtare mbi 5 dekada z.Rrustem Gecaj “Nderi i Kombit” bashkoi veprimtarë të shquar në New York në një drekë nderimi ndaj Prof. Dr. Rifat Latifit. Një vlerësim për arritjet dhe kontributet shkencore e atdhetare në shërbim të profesionistëve shqiptarë, katedrave mësimore, institucioneve shkencore, komunitetit shqiptar në Amerikë e institucioneve në Kosovë. Z. Rrustem Gecaj mbështetës i jashtëzakonshëm ndaj çdo shqiptari, frymëzues dhe fisnik i pakursyer, bashkoi në drekën e nderimit personalitete të shquara si: Harry Bajraktari, Dr. Elmi Berisha, Dr. Sulejman Çelaj, Dr. Pashko Camaj, Xhafer Gecaj, Avdi Gecaj, Halil Mula, Ilir Cubi dhe editorin e Diellit. Një drekë vëllazërore që gëzon investimet, sakrificat dhe sukseset e shqiptarëve që bëjnë krenarë komunitetin e kombin tonë. Rrustem Gecaj model i shkëlqyer i patriotit e atdhetarit shqiptar, i përkushtuar për kombin, flamurin e atdheun, është në çdo kohë mbështetje e jashtëzakonshme për Federatën Vatra, gazetën Dielli, historinë, gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, Kosovë e Shqipëri. Trashëgimia atdhetare, familjare, patriotike e kombëtare e Rrustem Gecajt është model krenarie e frymëzimi për çdo shqiptar.