Satirë nga Rafael Floqi/
Në mungesë të një qëndrimi të qartë dhe mungesës së përkrahjes ndaj Kosovës në këtë periudhë të vështirë, duket se ndihma më e madhe që Edi Rama mund të ofrojë shqiptarëve atje është të mbyllë gojën . Përse kryeministri shqiptar nuk mund të mbajë një qëndrim të qartë, është një pyetje që ka nevojë për përgjigje. Memoria e shqiptarëve është e pasur me histori, dhe kjo nuk mund të injorohet. Duke reflektuar mbi këtë situatë, duket se një mënyrë e mundshme për të shprehur këtë dilemë është përmes shprehjes: ‘Hej këtu ka nevojë për qëndrime të qarta, jo heshtje, përpara sfidave të vështira që po përballojnë shqiptarët, veçanërisht ata në Kosovë.'” Kjo sjell në mend batutën e njohur të aktorit Ndrekë Luca në një film të Realizmit Socialist: ‘Hej këtu ka tradhti burra…’, një shprehje që duket se ka rezonancë edhe në kohën tonë.
A ka tradhti këtu burra?
Pjesa më e nervozuar dhe më e prekur nga qasja e Edi Ramës në raport me Kosovën, por edhe kundërshtarët e tij në Shqipëri që duan t’i shfrytëzojnë këto qëndrime për luftën e brendshme politike, e kanë përgjigjen në majë të gjuhës: u shërben interesave serbe, është “tradhtar”. Një pjesë tjetër e lidh ose me injorancën e tij për rajonin ose me maninë për protagonizëm, edhe kur këtë nuk ia kërkon kurrkush. Është apo nuk është kështu ? Apo dhe kështu dhe ashtu…
Në fakt, gafat e pafalshme të Ramës në lidhje me Kosovën nuk janë rezultat i ndonjë rekrutimi nga Beogradi dhe as mjekim për të kuruar maninë e tij të madhështisë. Ato shkaktohen nga dështimi i një strategjie të paramenduar më parë, por që tani po thërrmohet, kryesisht për shkak të rezistencës së vazhdueshme të Prishtinës dhe sidomos të Albin Kurtit. Rama dhe Vuçiç, të njohur si autokratë që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vendet e tyre, kanë tentuar të “blejnë” mbështetjen ndërkombëtare duke paraqitur veten si liderët e shqiptarëve dhe serbëve, duke pretenduar se ata kanë në dorë menaxhimin e krizave dhe, për rrjedhojë, zgjidhjen e tyre.
Banjska -gozhda e fundit e “Ballkanit të Hapur”.
Fatkeqësisht apo fatmirësisht Banjska është gozhda e fundit në arkivolin e “Ballkanit të Hapur”. Fatkeqësisht për humbjen e oficerit të Policisë Afrim Bunjaku hero i Kosovës dhe fatmirësisht pse ktheu fletën ( të shpresojmë të qëndrimit të perëndimit ndaj Kosovës Kjo ngjarje tregoi se nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar tashmë nga akti terrorist në Banjska, është se nuk e njeh Serbinë më mirë se Prishtina.
Duke u hequr më katolik se Papa dhe më shenjtë se shenjtorët, në ditën që duhet të dënonte aktin terrorist kërkon konferencë ndërkombëtare!… Po, një si ato që kemi parë aq shumë dhe që prodhojnë sërish veç debate televizive pasi Beogradi i ka të qarta mendimet: Edhe sikur të na vrasin s’e njohim Kosovën! Apo nuk tha kështu Vuçiçi?
Te jetë kjo vetëm lajthitje siç sugjeronte një dashamirës i Ramës që edhe ai nuk mund ta kapërdijë dilemën mbi këtë deklaratë antipatriotike, apo ka diçka këtu. Nga ato që i madhi Ndrekë Luca do t’i quante në një kontest tjetër “Këtu ka tradhti bre burra, por jo, unë ende s’e besoj .
No man’s land apo KFOR-land?
Rama i ka lënë pa frymë të gjithë, kur në një intervistë për prestigjiozen britanike, Financial Times, e ka cilësuar Kosovën “një pikë të nxehtë” dhe veriun e saj “tokë të askujt”. Një konsideratë e tillë, pikërisht në momentin kur Kosova u gjend përballë një sulmi terrorist të planifikuar nga Beogradi, krijon idenë e një konflikti në një zonë të papërcaktuar dhe, gjithnjë sipas Ramës, për këtë është e nevojshme një konferencë ndërkombëtare, madje në ndërkohë, vënia e këtij territori nën kontrollin e trupave të NATO-s.
Shumë politikanë dhe analistë, në Kosovë e Shqipëri, kanë mbetur të shokuar nga “bomba” e radhës që ka lëshuar kryeministri shqiptar. “Kosova nuk është një pikë e nxehtë dhe nuk ka pjesë të saj që janë “tokë e askujt”. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i njohur si i tillë me kufijtë që ka sot nga fuqitë perëndimore dhe Gjykata Ndërkombëtare, është demokracia funksionale më e vlerësuar në rajon, është palë në negociatat me Serbinë dhe jo një territor i nxehtë që synon të definojë shtetësinë e saj.
Apo jo Ndrekë a ka tradhti këtu një mut…që në fakt unë se besoj
CNN-Vuçiçi hipokriti
Nga ana tjetër ja si shprehet vëllai Vuçiçi gjersa i ngriti nervat gazetares veterane të CNN, Christiane Amanpour që ia përplasi Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj”. Ishte kjo batuta e gjatë intervistës që zhvilloi të hënën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që shkaktoi irritimin e këtij të fundit.
Televizioni serb N1, një nga të paktët që kritikojnë qeverinë e Aleksandër Vuçiç në këtë vend ka bërë një krahasim të deklaratave të fundit të kreut të shtetit për çështjen e Kosovës dhe sulmit në Banjskë. Sipas analizës së publikuar, Vuçiç i parapriu veprimit të prokurorisë për të ndaluar Milan Radoiçiç.
Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariqin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.
“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”, – tha Vuçiç për CNN.
Ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës këtë tha me përpikëri dhe “gojtari guru i PR-it”,-Rama
Dekonspirimi i “draftit të pa kërkuar” për asociacionin
Nisur nga qëndrimet e Ramës, si ato të dikurshmet për shkëmbim territoresh apo Ballkanin e Hapur, ashtu edhe ato më të vona si drafti i pa kërkuar për asociacionin, anulimi i mbledhjes së dy qeverive, propozimi për futjen e KFOR në veri kur më parë këtë e kishte cilësuar si skenarin më katastrofik për Kosovën, e deri tek ideja absurde për një konferencë ndërkombëtare për të vendosur për “tokën e askujt”, është e vështirë të kuptosh se përse kryeministri i Shqipërisë nuk zgjedh më mirë të heshtë. Hesht, hesht, hesht, Pusho mor burrë ! Nëse biseda është e lirë, atëherë të heshtësh është më shtrenjtë. Dhe shumë njerëz duket se nuk kanë mundësi ta blejnë atë.”
Pse nuk është kjo si një PR që kënaq vetëm fansat e tu Politikë në OKB dhe ata që besojnë tek gojëtari që ia mblodhi edhe Rusit? “
Për sa kohë e ka të pamundur të mbajë qëndrime si Kroacia, vend i NATO-s dhe BE, për sa kohë nuk flet dot si palë me Prishtinën por si dikush mbi palët, për sa kohë nuk e përmend dot direkt Serbinë dhe Vuçiçin si shkaktarë të tensioneve në Kosovë, për sa kohë nuk ngre zërin për dhunën ndaj shqiptarëve në Luginë, atëherë përse duhen dhe për çfarë shërbejnë qëndrimet e kryeministrit të shtetit shqiptar? Cili është suksesi i politikës së tij të jashtme. Kjo më sjell në mendje thënien
“Nëse njerëzit budallenj do të kishin vetëm inteligjencën për të mbyllur gojën ndërsa diskutojnë për çështje serioze, bota do të shkonte shumë më mirë!
Këmbëngulja e Albin Kurtit, e nxori Ramën “jasht loje
“Rama, për një kohë të gjatë u përmbajt nga përfshirja në konfliktin e Kosovës, në vend të kësaj, ai ndërtoi lidhje të përzemërta me Beogradin ndërsa kërkonte të bënte progres në rrugën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Financial Times. Të dy liderët e provuan me shkëmbimin e territoreve, pastaj me Ballkanin e Hapur, por strategjia për të marrë fatet e rajoni në dorë u rrëzua. Qëndresa e Albin Kurtit, e nxori Ramën “të papunë”, sepse duke humbur peshën në Kosovë, ai nuk i duhet më as Vuçiçit.
Mbetja pa një rol kyç, në një kohë kur vëmendja e SHBA dhe BE është tepër e madhe ndaj Kosovës, e nxjerr jashtë loje strategjinë e Ramës si lideri që pretendonte të arrinte mes serbëve dhe shqiptarëve atë që francezët dhe gjermanët bënë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ftohja e mundshme me Vuçiç, si pasojë e pamundësisë për të ndikuar në Prishtinë, e ka prishur balancën e strategjisë së dikurshme Beograd- Tiranë. Ky çrregullim si dhe dështimi i nismave të mëparshme (shkëmbimi i territoreve dhe Ballkani i Hapur) ka bërë që edhe liderët perëndimorë ta konsiderojnë kryeministrin shqiptar si një faktor të dorës së dytë në planet e tyre për rajonin.
Dhe Edi Rama mund të durojë gjithçka, por jo këtë. Platforma nuk ka nisur sot ajo ka qenë e gatshme ,Në propozimin e tij sekret për paqe,. Pra propozimi paska qenë , që Mitrovica të mbetej territor tampon që KFOR-i e kontrollon. No man’s land apo KFOR-land.
Me cilën palë, është Rama palë?
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka mbetur ndoshta i befasuar nga ndryshimi i kursit patriotik në fjalorin e tij. Ai, për herë të parë kritikoi vendimin e Beogradit për të mbajtur zi kombëtare për paramilitarët që ushtruan dhunë dhe vranë një polic pranë Zveçanit. Ai shkoi edhe më tej, duke shpallur se qe një premierë në këtë dekadë të sundimit të tij, që Shqipëria po mbante një linjë të kundërt nga ajo e BE-së, e cila nuk e dënoi, sipas Ramës, me forcën e duhur këtë akt.
Në një shikim sipërfaqësor dhe të pavëmendshëm duket sikur kryeministri ynë e ka bërë ndarjen midis viktimave dhe agresorëve dhe ka vendosur të marrë anë në favor të të parëve.
Por, në fakt thelbi nuk është ashtu siç duket nga forma. Në konferencën e shtypit në kryeministri, ai nuk e fshehu dot çoroditjen e njerëzve që kanë diçka për të fshehur. Në qëndrimin e tij kishte një disproporcion absurd, mes goditjes së fortë që i bënte hallkës më të dobët në Bruksel, zëdhënësit të BE, dhe druajtjes për të etiketuar Vuçiçin, si ideator të sulmit kriminal të 24 shtatorit.
Aty kishte inkoherenca qesharake. Kur BIRN e pyeti nëse ishte i gatshëm të negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kjo qe e pamundur, pasi si kryeministër i Shqipërisë e konsideronte veten palë. Ama kur iu desh të përgjigjej nëse ia kishte treguar propozimin e vet për asociacion, Prishtinës dhe Beogradit, ai u mbrojt duke argumentuar se kishte paraqitur një propozim mbi palët. Të vjedhësh ide nga një person është plagjiaturë; të vjedhësh nga shumë është kërkim
Ai pohoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë që ndodhi në Banjskë do i vazhdonte takimet bilaterale me Vuçiçin, ndërkohë që për një gjë shumë më të papërfillshme sesa kaq, ai anuloi mbledhjet mes dy qeverive me Kurtin. Prandaj ai nuk mund të heshtë. Deklaratën shok në Financial Times do ta pasojnë të tjera, ku ashtu si më parë, do të lexohet qartë ngërçi që ai ka: edhe të joshë Vuçiçin edhe të rifitojë vëmendje në skenën ndërkombëtare. Çështja është që për këtë, nuk ka pse të paguajë Kosova.”
Banjska –një deluzion madhështie
Këto deklarata janë thjesht një iluzion i madhështisë, një besim i rremë në epërsinë, madhështinë ose inteligjencën e tij. Njerëzit që përjetojnë iluzionet e madhështisë nuk kanë vetëm vetëbesim të lartë; në vend të kësaj, ata besojnë në madhështinë dhe rëndësinë e tyre, edhe pse provat dërrmuese shfaqen kundër tyre. Një individ mund të mbajë bindjen se është i destinuar të jetë lideri i botës, edhe pse mungon përvoja drejtuese dhe ka vështirësi në marrëdhëniet ndërpersonale. Deluzionet e madhështisë shpesh karakterizohen nga këmbëngulja e tyre dhe janë thjesht momente fantazie apo shpresa për të ardhmen. Ky çoroditje dhe varg inkoherencash rrjedhin nga përpjekja për të kombinuar dy gjëra të pamundura: një fjalor patriotik, por me legenllëkun e përgjithshëm të një vasali “të vëllait” Vuçiçit. Ndaj me jehon ne vesh refreni i Ndrekës, se “Këtu ka tradhti burra, dhe pse unë s’e besoj, por më vjen ca si erë….
Heshtja është hapësira që ne krijojmë kur e gjithë zhurma rreth nesh më në fund kupton se nuk ka thënë asgjë, se nuk do të thotë asgjë, por se nuk mund ta mbajë veten gojëkyçur.
Dhe gjer atëherë, po ta them me dashuri dhe në anglisht Edi -“shut up or fuck up”.Është më mirë!
.
****