Helena Lubonja një patriote shqiptare që jeton e punon familjarisht në New York iu bashkua menjëherë fushatës së Vatrës për mbështetjen e Federatës Vatra dhe të gazetës Dielli. Ajo dhuroi 100 dollarë dhe u anëtarësua në Vatër familjarisht për të dhënë kontributin e saj dhe për tu rreshtuar përkrah vlerave të Vatrës që kjo familje patriotike kultivon e transmeton prej më shumë se një shekull. Helena është nga qyteti i Korçës. Studimet e larta i ka kryer pranë Universitetit të Janinës, në degën Filologji, specializuar në Gjuhën bizantine dhe moderne greke. Studimet pasuniversitare i ka kryer pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, në degën Gjuhesi. Lidhja e familjes së Helenës me Vatrën datojnë prej dekadash me koloninë shqiptare të Korçës të emigruar në Boston dhe New York. Ajo u shpreh shumë e gëzuar që u bë pjesë e nismës për të kontribuar për Diellin dhe Vatrën si një kontribut për çështjen kombëtare. Ajo e vlerësoi rolin historik të gazetës Dielli dhe të Federatës Vatra dhe u bëri thirrje edhe patriotëve të tjerë që me aq mundësi sa kanë të mbështesin pa hezitim Diellin e Vatrën si një mbështetje për atdheun e shqiptarëve të mërguar në Amerikë.