Opinion nga Ajet Delaj/New York/
Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi kriminal komunist.
Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.
Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.
Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jo te fundit 10 milion Euro dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logjike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.
Kurse me i miri i seances ne kete drejtim Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.
Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart akti i vazhdimit te grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.
E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.
Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare mbi parimet e vlerat e shoqerive te liera i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup i madh.
Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.
Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.
Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.
Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.
Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.
Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.
Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.
Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.
Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.
Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.
Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.
Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshem e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.
Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.
Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.
A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.
Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.
Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.
Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.
Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.
Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.
Nese shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.
Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.
petraq says
shkrimi eshte tendecioz.parlamenti i sotshem ne shqiperi eshte i nje shteti demokratik kapitalist aleat me ameriken ,antar i keshillit te europes.nuk e besoj atorin e shkrimit .shkrimin e tij e quaj cpifje dhe te pa baze.
Ajet Delaj says
z Petraq eshte ne nivelin e njohurive tuaja mbi realitetin ne Shqiperi nese e beson apo nuk e beson ate qe shkruj une, por nuk mundesh qe per injorancen tate t’me fyesh mua duke qe quajtur se shpif.
A eshte e vertete se vazhdon grabitja e prones se qytetarve shqiptare me ligjin 7501 e disa te tjere?
A eshte e vertete se Shteti Shqiptare deri tadi ka rreth nje miliard euro gjobe nga Gjykata e Strasburgut ku duhet thene se porcioni i fundit prej 10 milion eurosh u dergua vetem para 3 ditesh.
A eshte e vertete se shteti postkomunist nuk ju ka kthyer eshtrit e rret 5000 te zhdukurish nga diktatura kriminale komuniste edhe sot e kesaje dite?
A eshye e vertete se Shteti Shqiptar nuk i ka integruar e shperbluer te persekutuarit edhe sot e kesaje dite megjithse kane kaluar 24 vjet.
A ka nje popull te dyte ne Europe qe per 24 vjet te kene braktisur Atdheun rreth gjysma e popullit shqiptar pjesa me aktive e shoqerise rinia dhe intelektualet.
Amerika per interesat e saja strategjike ka pasur aleate Pinocetin, Markosin, Suharton duke i dhene statusin e te privilegjuarit ne tregti edhe me Causheskun.
Nuk besoj se ke kapacitet te kuptosh politiken strategjike Amerikane aq me teper qe populli shqiptar eshte populli me proamerikan i botes e kete amerikanet e dine dhe politiken Amerikanet e bejne per qindra vjet e jo me 5 vjecare si diktaturat komuniste. Do ju sugjeroja qe ta lexonit edhe nje here shkrimin o Petraq se mbase e merr me dy kohe.
Hektor Zoto-NADIA ZOTAJ says
shkrimijuaj eshte shume idrejte sepse thote te verteten.Vazhdoni te shkruani.Natyrisht komunisteve dhe neokomunisteve si gjithnje nuk u pelqen e verteta,eshte ehidhur e shkreta.Nadia Zotaj
petraq says
zoti delaj bere shume mire qe je revoltuar nga ato dy rreshta te verteta qekam shkruar une.nuk di ku jeton por mundohu qe te njohesh mire politiken amerikane dhe organizimin shoqeror neamerike,te njohesh kushtetuten amerikane e cila pasqyron kushtetuten me te perparuar ne bote.ne qofte se ti do te kishje kuptuar kushtetuten amerikane nuk do ta kishj..e bere kete shkrim dhe te kerkoje qe shqiperia nga nje lufte klasash ne sistemin e kaluar te kthehej ne nje lufte te re klasas ne sitemin qe jemi.prandaj gjithe ato mllefe qe i ke mledhur rrugeve dhe mi paraqet mua siargumenta per drejtesine tende jane te denushme me ligj se jane cpifje dhe me vjen keq qe ti nuk e di se kujt i takojne.do kishja qef te shpiegoja disa gjera por eshte e kote ti ke pikpamjet e tua por une te keshilloj mos u mer me politike ashtu sikunder nuk merem dhe une.mjaft me me vlla vrasjejane koje te reja lufta e ftohet ka mbaruar demokracia ka triunfuar ne bota.eshte nje dhe e bashkuar ne luften kunder terrorrizmit.te beje te fala e te uroj shendet.te rroje shqiperia ne aleance me ameriken dhe antare e keshillit te europes.po te pergjigjem sot me daten 12 prill 2014.te fala.
Ajet Delaj says
z Petraq ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat. Faleminderit per repliken tuaj te sinqerte megjithse me disa pasaktesi. Se pari ne shkrimet e mia nuk gjen askund thirrje per vazhdimin e luftes se klasave apo per hakmarrje por per ligj e drejtesi.
Une jetoj ne Amerike qe 14 vjet dhe mendoj se njoh dicka nga kushtetuta dhe politika Amerikane. Kushtetuta Amerikane garanton lirite dhe te drejtat njerzore ate qe une kerkoj hapur nga politika shqiptare. Kurse persa i perket marrjes apo jo me politike nje filozof ka thene se nese te zgjuarit pertojne te merren me politike jane te denuar te qeverisen nga budallejte. Lufta kunder perandorise te se keqes qarte nuk ka mbaruar dhe kete po e tregon rusia e sotme. Tani te uroj gjithe te mirat, Ajet Delaj
Jorgo Camaj says
Shoku Petraq,
Kenaqesij e madhe qe kemi militante te rilindjes kombetare.Do te deshirojsha meqe Z.Delaj paska tendenca pse valle nuk e mer vallen e burave dhe ashtu edhe ti shoku Petraq te na analizosh situaten e parlamentit te rilindjes kombetare.Shoku Petraq ti e dine parullen e rilindjes se pare kombetare;te pas 1944 qe thuej;”do ta ndertojme …..lignin me forcat tona”
Te lumte Sh.Petraq po fute ore bure I menqur kazmen me thelle.
Rrofsh!!!!