
Urime institucionet e Republikës së Kosovës, me liderë të aftë e të sprovuar, të gatshëm për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Dardanisë cep më cep!
Populli me të drejtë pret zhvillim ekonomik, përmirësim të shkollave, shërbimeve shëndetësore dhe jetës shoqërore në përgjithësi.
Luftë e pakompromis kundër korrupsionit, pasurisë së paligjshme, çkapje e prokurorisë, gjyqësorit dhe sidomos e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (labile, politike, joligjore).
Jo asociacion njëetnik serb. Kurrë! Në asnjë mënyrë dhe rrethanë. Organizata armiqësore Lista Srpska të mbahet nën kontroll të përhershëm. Kontakte dhe komunikim të përhershëm vetëm me përfaqësues konstruktiv të minoritetit serb.
Nuk ka nevojë për njohje nga shteti kriminal, racist dhe hegjemonist serb. Regjimi i kriminelit Vuçiq me rusofilët serbë le të shkojë në Rusi te dreqi i mallkuar.
Ushtri dhe forca sigurie të stërvitura, profesionale, të forta dhe të pathyeshme, të gatshme në çdo kohë për t’ia thyer dhëmbët Serbisë ardhacake nga shpellat e Karpateve dhe Siberisë.
Gjithçka në bashkëpunim dhe koordinim me Amerikën; vetëm gjërat e domosdoshme me Evropën. Jo nënshtrim ndaj ndërkombëtarëve—vetëm respekt të ndërsjellë dhe barazi.
Me urimet më të mira, dëshirat dhe shpresën për një opozitë të vërtetë konstruktive!
Kryeministri Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca dhe bashkëpunëtorët e tyre, të përforcuar nga Presidentja Vjosa Osmani, janë të pamposhtur në mbrojtjen dhe ndërtimin e Kosovës Dardane.
Me veprim demokratik paqësor të kujdesshëm, drejt bashkimit kombëtar.
Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Dardanisë!
Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane