Nga Ilir Levonja/ Florida, SHBA/*
Eshtë një pyetje që të vjen në parvaz të mëndjes. Ta mbush vështrimin. Por me lule gjëmbaçësh. Janë një sërë pashpjegueshmërish, që fillojnë nga aludimi prej fëmije, i këtij burri të lumtur. Kampionit të bojkotit. Me atë sinkron muzikor vidjo prej buçkoje që e konsideron gjithçka si hera e parë. Pra si një risi qeveritare. Për të patur prezent aty diasporën.
Janë një sërë hamendësimesh gjëmbaçore…, të cilat duhet të jesh emigrant e t’i ndjesh. Ndryshe është një show i radhës. Nga ato që po e ia zgjasin ndjesinë se ne shqiptarët jemi vërtet të pafat, karshi kombeve të tjerë. Aty me ne janë sllavët përshembull. Erdhën, u forcuan. U diktaturuan. U vranë, u vranë edhe me ne. U ndanë në shtetë më vete. Na përfshinë edhe ne. Që u vetpakicuam me qejf partish. Aq sa kemi plot vetullusha me seli dhe cigare. Që flasin në emrin e kombit. Pra sllavët… Por prapë janë më mirë se ne. Në daç me integritietin institucional, lëvizjen e lirë në botë. Në daç me infrastrukturë e mirëqënie ekonomike.
Ne veç të ankohemi se na dhëmbin brinjët, dimë. Të vrasim njëri-tjetrin përditë.
Janë një sërë e tërë pashpjegueshmërish e hamendësimesh.
Çfarë është diaspora për një vend?
Përse shoqëria na quan emigrantë? Dhe qeveria diasporë?
Përse njerëzia na shikon si frymëzim ekonomik? Dhe qeveria si Banka turistësh? Përse na trefishohen biletat kur vimë në muajt e verës? Dhe përse kemi aeroportin e vetëm. Të vetmin më të shtrenjtin.
Përse njerëzia na konsideron se jemi larg. Dhe nuk dimë gjë, kur kritikojmë qeveriun? Dhe përse qeveriu na buzëqesh hidhët, kur i themi të vërtetën?
Përse bëhemi mollë reklamash kur kapim suksesin? Dhe përse jemi njerëz të paemërt. Kur…? Kur fillojmë të pastrojmë banjot, të lajmë pjatat! Të shërbejmë. Të zëmë e të ngrihemi. Duke jetuar fizikisht këtu-aty-atje. E duke mos hequr mëndjen, dridhmën e zemrës nga vendi amë.
Për çfarë do flasi diaspora? Madje për herë të parë?! Pasi asaj, apo neve na vjen ndoht nga ky koncept. Pikërisht nga këto pak detaje mendësie që solla më sipër. Ndoht’ sepse tek ne ka vdekur mendësia e diçkaje si të për herë të parë. Qysh sapo shkel dheu e huaj. Ti mund të kesh qënë edhe vet emigrant makaronash. Por emigrant qokash, vizash pa teklif. Jo emigrant, përndjekjesh. Emigrant malesh. I mbytur, rraskapitur. Nga ata që shitën çfarë mundën për një vizë. Emigrant llotosh. Apo maunesh. Pjestar i fshesësh. I anijeve të mbytura. Eh sa të tjera.
Kur thua për herë të parë. I lyen me bojë e i bën pis kot, përpjekjet shpirtërore të djemve të atij dheu. Kur sjellin aty deri senatorë nga kusbabaja e botës, Amerika. Siç ishte rasti i fundit, i zotit Bajraktari me senatorin Engel. Nuk janë kontakte të para. Jo… janë të mijraparëmbëdhjeta. Sa e sa e të tjerë punuan për të strehuar, pritur. Ndihmuar në qëndrën e Fort Dixie, në New Jersey, në majin e 1999-ës. Çfarë fletore të hap. E të dëshmojnë se mendësia mbi konceptin si e parë, si i parë…., ka vdekur.
Për çfarë? Për një lloj neverie që ka zënë fill e po bëhet hendek, midis ne zogjve shtegtarë dhe njerëzisë në dheun amë?
Hë…, re…, erdhët ju për të na dhënë mënd? A e di se si më tha, një bujtinar. Diku në një anë rruge. -Ja sa të ikni ju, pastaj të pimë pordhët Edi Ramës.
Për çfarë do flasi diaspora me një qeveritar shqiptar?!
Mund të ndodhi që Kryeministri në një sfond të kuq masiv. Tu flasi me orë të tëra për rilindjen urbane. Ta dish zemrat e tyre do shtrydhen pasi nuk u ka mbetur më gërçkë ku të varin mëndjen.
Dhe ashtu si rëndom tu rrëfejë vendet nga ata vinë. Tu dëshmojë se si fliten gjuhët në vendet ku ata jetojnë e punojnë. Tu demonstrojë punën me orë të zgjatura. Prej ekzemplari bojkotues.
Dhe që tani hiqet sikur u merr shpirtin, atyre që nuk shkojnë në punë. Por që përpikmërisht firmosin diku.
Për çfarë, mund t’i flasësh një emigranti. Apo një diasporisti nga Anglia. Që përcolli Gordon Brown-in nga shef në qytetar. Për shkak të statutit të partisë. Për çfarë një diasporisti nga Franca, që lufton përditë me terrorin. Ndërkohë ti shemb me dru një investitor të huaj. Për çfarë një diasporisti ta zëmë që ka humbur fëmijën nga droga. Kur ti e ke kthyer Shqipërinë në hambar të kanabisit. Në vendin e punëtorëve të tipit brigada të ndëshkuarish me punë të detyruar. Me brigada që flen luginave me çadra plastmasi.
Madje për këtë…, kushdo që disponon mund të postojë foto. Poshtë këtij statuti. Në mënyrë të atillë që, disporistët të kenë materiale reale. Shembuj konkret nga stanet e kanabisit.
Për çfarë parshmërie do i flasësh? Për atë që shqiptarët, me shpenzimet e tyre. Prodhojnë, blejnë abetare. Hapin vullnetarisht shkolla. Japin mësim po vullnetarisht. Si e si për hatër të atdheut.
Çfarë modeli do u sjellësh? Kuvendin? Klasën politike? Marrëdhënien, komunikimin. Respektin institucional….? Apo përvojën opozitarizmit dhe të aleancave me keqardhje se ndryshe nuk fitohet. Nuk vimë dot në pushtet?
Për çfarë?
Për rritjen e borxhit publik.
Diasporistëve, u kanë rënë të ndenjurat në ujë, kryetar. I thonë gjërat troç. E troç jetojnë. Po ju kur u pyet për vilat. Për makinat? Për drogën. Për meritokracinë partiake etj. Bëheni nervoza.
Kur ju thua se, këtej e andej, nga vimë ne diasporistat. Në politikë vjen, dëshmon. Fiton ose nuk fiton platforma jote. Ikën natyrshëm. Dhe shkon në burg po natyrshëm. Ti aty, soji yt në përgjithësi…, të thonë se, më do populli mua.
Për çfarë do flisni, do flasim. Ndaj që në krye është një show me destinacion dështimin e radhës. Jo tuajin lartësi, por të shoqërisë shqiptare.
PS:PS: 3 Vjet te shkuara Edi Rama u beri thirrje mjekeve shqiptare qe ksihin emigruar neper Bote, qe t’i thonin”Po Shqiperise”…I mblodhi, u mbajti fjalim, u fotografua me ta….Cfare ka ndodhe 3 vjet pas atij takimi?.
Lexes: JEP DHE TI OPINIONIN TEND!
Ju kujtohen fjalet e région veliaj-t per Diasporen?
Kjo mjafton per mos me shku …
Me keqeardhje te madhe lexova, nje muaje me par nje artikull, qe e nxinte dhe e bente sketere vendin tone, nga fillimi ne funde zoti Levonja, sikure mose kishte emrin si artikullshkrues, do kisha menduar se eshte paguar nje x gazetare nga shtete dhe qarqe antishqiptare, afer apo larg nesh. Per cudi edhe sote ne kete artikull, ne vende qe te reflektoi per miresi dhe shprese, vetem aludon shane e fyen qeverine per ne nisme , qe ece te mires , ska asgje te keqe, qe mergimtaret qe dote mari pjese ne kete takim, te rahin mendime, shkembejne eksperience, pore mbi te gjitha, cmundet te bejme sadopake per mire ne vendi tone, qofte dhe me investime modeste. e fundit fare, pse duhet te shkojme te kalojme pushimet ne vendin tone, per te lene dollaret atje dhe jo ne vende te tjera. Kure vendi yne ndryshe nga cthote Iliri eshte percktuar nder 10 vendet me te mira per t e kaluar pushimet . Zoti Levonja, sado e mire te jete nje qeveri, ka nevoje per kritika e permiresime, ndersa juve jini ekstremiste ne kulme, sepse nxini dhe injoroni cdo gje te mire qe behet. SHume te huaje ga vendet fqinje qe muaren pjese ne festen e bires ne Korce gjate muajte gushte, folen me superlativa, Ausmenet e 45 vendeve te botes qe muaren pjese ne nje kofernce ndrkombetare ne Tirane , mbasi vizituan disa qytete, bene vleresime te mira, ndersa ju vetem nxini dhe ureni qeverine. Mose shkruaj me per vendin tone si ke shkruar, se po na neveritesh , si person dashakeqes i Atdheut tone.
Mendoj se duhet te shkohet ne takim per gjithsa thuhen ne artikull. Diaspora shkoqur dhe pa ndrojtje duhet tja thote te gjitha keto Kryeministrit, ministrave,deputeteve, organizatoreve, medias dhe mbi te gjitha opinionit publik shqiptar.Diaspora (duke qene se Akademia e Shkencave nuk e ka bere) duhet te paraqes platformen e bashkimit kombetar shqiptar ne nje shtet te vetem, para opinionot vendas e nderkombetar, gje te cilen s’mund ta beje asnje politikan. Diaspora duhet te pergatitet te ballafaqohet edhe me reagimet e qarqeve qe e kundershtojne bashkimin kombetar shqiptar.
Diaspora shqiptare e kudondodhur do ti drejtohet kryemisrit shqiptar te sotm dhe gjithe asaj qeverie -jo vetem per veprimtarine e tij si kryemiser por edhe si kryetar i bashkise per shume vite —-si me posht
Kur ishe kryetar bashkie i Tiranes dhe plor licensa me pare te paguara cash ,dhe i rrope sipermarresit duke ju kerkuar atyre nga dy apartamente ne cdo godine .E picturove ne menyren me te shemtuar kryeqytetin me shigjetat e Apollonit sepse si piktor ske nje veper te mirefillte as ne galeri –je piktori me i deshtuar i shekullit neShqiperi .Si kryemiser edhe pse kap dy apo tre kanabiste ,lejon avionet bashk me kolegun tend Saikeq Tahiri te helmojne gjithe Europen duke mbushur banken tuaj me miljona te pervehtesuara (jo pa djerse e emocione )Jo ne dollar ,por euro .Keshtu e ke transformuar vendin ne nje shtet te perfolur nga gjithe kontinenti europian si nje Kolumbi e furnitori kryesor i droges ne gjithe Europen .Kriminaliteti ka kapur majat –perdite degjojme vrasje me bresheri kallashnjokovi ,vendosje tritoli neper makinat per tu hakmarrur ndaj atyre qe nuk ndjekin ritmin e muzikes se Dirigjentit .Vjedhja e pronave eshte bere mode per paaftesine e pleqve e te te varferve .Vidhni vellezerdeti se erdhi dita qe deti u be kos por ju nuk po perdorni luget e gjelles sepse nuk kini kohe ta perlani ate ,por po e mbaroni detin e kosit me eskavator Duhet te kisha dy jete per te shkruar kunder jush or pasardhes te denje te ideve komuniste te te gjithe politbyrose se mallkuar nga i gjithe populli e ne vecaneti nga UNE .Turp tu vije “per arritjet tuaja per rilindjen e Shqiperise qe e groposet se gjalli .Doni me per Belulet Ja keta pocaqi jeni ju te kesaj qeverie te mallkuar .
Per te folur me kryeministrin. duhet qe te jesh atje ku mund te flitet.Per ti shprehur indinjaten per korupsionin galopant duhet te jesh atje ku mund te te ndigjojne.Per ti shprehur dhimbjen per kete tranzicjon te tejzgjatur duhet te jesh atje ku mund te ja perplasesh ne fytyre tere klases se deshtuar politike.Per te shprehur dhimbjen qe mbas 25vjet demokraci njerzit largohen nga atdheu si ne vitet 90te duhet te jesh atje.Per ti shprehur pakenaqesine per mungesen e nje platforme kombetare afatgjate qe kerkon zgjidhje e problemit shqiptar ne te tere trojet shqiptare,qe perpiqet per nje Shqiperi ku flitet gjuha shqipe ,qe ne prespektive ka zgjidhjen e problemit te shqiptarve te larguar me dhune nga trojet shqiptare te Camerise duhet te jesh atje.E shum e shum te tjera mund te ja thuash kryeministrit e tere klases polotike 25vjeqare po te jesh atje.Te vetizolohesh don te thote te kesh frige nga ballafaqimi,don te thote se nuk ke respekt per vehten dhe don te thote te kesh sindromen e vetizolimit enverist.Dhe si rezultat kur nuk respekton vehten dhe te tjeret nuk te respektojne.Vetizolimi enverist nuk e beri me te forte Shqiperine dhe vetizolimi i Vatres vetem se e bene me te vogel dhe me te parendesishem rolin e saj.
Me mire se e ka thene Lek Mirakaj , nuk mund ta them . Kam respekt per punet publicistike te Levonjes : shume punetor , sistematik , vezhgus , tregimtar I talentuar . E meta e tij kryesore eshte se gjithnje perdor metaforen ne menyren me te ekzagjeruar . Po t’i heqesh kete te mete publicistika e Levonjes eshte e pa zevendesushme . Nuk mund te behen konkluzionet me metafora te thella , madje as siperfaqesore . Ketu fjala eshte per nje problem , qe do shtjelluar . Ti e shtjellon me shume metafora dhe hamendesime . Ke aftesi , qe mund t’i japesh me shume se kaq Diaspores dhe Shqiperise . Ta them miqesisht . I. Foto
Pershendetje bashkeatdhetare,
Per kedo qe deri sot ka menduar, me te drejte, se Atdheu eshte kujdesur pak ose aspak, nuk ka menduar sa duhet dhe nuk eshte interesuar ne vijimesi per Diasporen, pra per te vetet qe jetojne jashte, ka mundesine qe permes pjesemarrjes dhe kontributit ne Samit te vere ne prove qeverine e Shqiperise por edhe te Kosoves, per seriozitetin dhe maturine per te ndertuar dicka te re, te ndryshme, me te mire, me funksionale.
Atdheu eshte i te gjitheve, gjuha po ashtu, vlerat e identiteti ne te njejten menyre. Prandaj eshte e rendesishme qe te mos veme perpara mërite e ndasite, ideologjine apo dallime te tjera por te behemi bashke rreth asaj qe kemi te perbashket qe eshte me e madhe sesa gjithcka individuale, me e shtrenjte se cdo pjese e marre vecmas dhe te flasim hapur, pa dorashka por me pergjegjesi per ate qe duam te bejme bashke, ndryshe dhe me mire.
Samiti nuk mund e nuk duhet te jete rast i humbur vetem nese duam te vazhdojme te jemi sic kemi bere deri tani, te ndare, te percare, te paorganizuar, pa ambicje reale dhe pa projekte konkrete. Samiti synon ta ndryshoje kete trashegimi duke vene bazat e nje marredhenieje te re, funksionale, te qendrueshme e te shendoshe.
Eshte koha te tregojme konkretisht se jemi te afte te mendojme dhe projektojme nje te ardhme ku e perbashketa, pavaresisht se ku jetojme, eshte me e rendesoshme dhe me e madhe sesa thejesht e vetem “ajo qe me perket mua”. E perbashketa mund te ndertohet vetem bashkarisht.
Ejani pra ne Tirane te kuvendojme, te ndajme mendime dhe te bashkevendosim se si i duam marredheniet mes Atdheut dhe bijve e bijave, komuniteteve shqiptare ne bote, te gjithe atyre qe jane pjese e Atdheut me gjithcka por qe kane zgjedhur te jetojne tjeterkund.
Ejani te tregojme e vertetojme se nese jemi te shperndare nuk jemi hic te ndare.
Per me shume informacion vizito faqen http://www.samitidiaspores.al
Ekipi Organizator