Figurë emblematike e akademizmit në Shqipëri; themelues i Akademisë së Shkencave dhe drejtues për tri dekada i saj; historian dhe etnolog; “i martuar” me Mesjetën dhe “i dashuruar” me arkeologjinë; ideator e frymëzues i projekteve më të rëndësishme shkencore të periudhës (corpora Academiae); njohës i thellë i të gjitha periudhave të mëdha të historisë kombëtare; promovues e mbrojtës kryesor i paradigmës shkencore të albanologjisë; përfaqësues dinjitoz i shkencës shqiptare në Botë; formues e riformues i disa brezave shkencëtarësh.
Sot, në 31-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë