
Zef Pergega/
Tё gjithё e dimё historinё. Pёr njё femёr tё bukur, pёr njё tradhti bashkёshortore ra Troja dhe pёr njё karrike tё lakmuesme sa bukuria e Helenёs po bie Kosova.
Besoi se e kam dёshmue me liba, shkrime e vepra atdhetare dashurinё pёr Kosovёn, pёr gjakun e deshmoreve. Ne nё Amerikё jemi frymёzue prej malsorёve, prej Gjok Martinit e shumё tё tjerёve heronj tё demostratave pёr lirinё e Kosovёs. Sa morёn pushtetin bimbashet, shumё prej tyre ishin tё fshehur ose defreheshin nё klubet e natёs me serbet, nuk u ndiu fare tё paktёn pёr njё falenderim qoftё edhe si kortezi. Shpejt e harruat nderen se nga Detroiti erdhen 16 vetё tё luftonin me ju e u krijue “Fondacioni Vendlidja therret!”
Vjen njё ditё e njeriu i mёrguar qё la gruan nё spital e u nis mё çue armё pёr nё Kosovё, tjetri la punёn e nuk i pyeti prindёrit, por nё areroport veshi uniformёn e UCK-sё, tjetri u nis pёr nё Shtepinё e Bardhё tё takonte Klintonin, e tjetri…, o sa shumё sakrifikun pёr ketё ideal, por….mosmirёnjohje totale, krej more bac pashalare. Eshtё fytyrzi e katran nё shpirt shqiptari pёr karrike sunduesi e agallari me brekushe osmani…
Ai ёshtё i mençuri i tё gjithё botёs, por asnjёherё pёr punёt e veta nuk u vuni gishtin kokёs!
Pёr njё grua tё martuar u mbyt nё gjak Troja, ndёrsa pёr karrikёn e presidentit honor ka rrezik edhe tё gjakoset Kosova. 10 milion dollarё pёr njё palё zgjedhje jo zgjidhje. Zgjidhje nё tё mirё tё popullit, demokracisё dhe sigurisё s’ka edhe pse nё fushatё e lirojnё kollarёn nga fyti pёr tё ia lidh votuesit mё pas pёr tё ia zan frymёn.
Janё zverdh nё fytyrё politikanёt e Kosovёs, kur ua kam thenё miqёsisht: vini tre katёr nga komunitetin katolik nё qeveri e nё trupin diplomatik jashtё Kosovёs. Vini nga pakicat ne diplomaci e ne qeveri qoftё edhe serb tё pranueshёm nё dialog. Pёrfshini rininё qё ka mbaruar jashtё nё qeveri e profesione. U zverdhёn si zhapini! Pse?!
Sepse pushteti nё Prishtiniё s’ka vlera shpirtёrore qyeteruese, por krahinore siç ёshtё nё Shqipёri qё nё kohёn e luftёs partizane. Ama ajo Albulena ta shpif mbi takat e tangerllekut, sikur ka dal nga elita boterore sa mё dukёn sё popullit iu ngulen nё dritё tё syve! C’ёshtё kjo shfaqje e piste me truproje e bodigardё nga pas! Ky ёshtё modeli i perfqesuesit tё polullit?! Senatoret e kongresmenet amerikanё levizin me makinat e veta pa armё nё brez e pa bodigardё vetёm mё stafin zyrёs! A me tё vertetё me mend e Albulenave mund tё ketё properitet Kosova?!
Ju keni njё kyetar Bashkie nё Prishtinё njё arkitekt i zoti qё ka jetuar jashtё nё Londёr me bashkёshorte shqiptaro- amerikane e leme nё Detroit dhe e njoh personalisht e familjarisht, tё cilёt kanё njё histori suksese. Axha i saj Pjetёr Ivezaj qё u burgos nё Mal tё Zi bёri qё Kongresi amerikan tё ndёrpriste maredhёnjet me Jugosllavinё, pёr tё ardhur tek bombardimi. Po ju ua ka zenё sytё gjaku i lluksit. Apo do tё thoni se ajo ёshtё kryqalije?! Pa pyeteni njere z. Rama se çmendon pёr rolin e shtetit dhe tё presidentit?!
Kjo ёshtё njё lojё sulltanore e sllave me thika mbas shpine si ato 33, herё tё ngulurat tё Brutit. Pse pas zgjedhjeve kёrkohet “marrevjeshje politike”. Kjo u kёrkua edhe ma parё e nuk pati rezultat. Ku ishim, hiq gjёkundi, siç ishte mbeti katundi! Pёrsёri e pikёn zero, pёrsёri 10 milion ero!
Nuk do tё jetё e larget dita qё toka dadane do tё sulmohet nga ortodoksizmi dhe helmi i kishёs se saj edhe nga ajo greke, maqedore e malazeze, sepse keni lejuar qё femija nё bark tё nanёs tё ushtarit tё UCK-se, tё hapur nga bajoneta e karabinёs sё paramilitarit serb, sot po ushqehet me tamlin e ushqimet e Serbisё. Nuk ka patiotizёm nё ketё drejtim vetёm lёshim. As opozita me armёn e patriotizmit dhe tё krahinizmit po bёn njё vetёvrasje nё dem tё Kosovёs, t’ue e bin botёn se shqiptarёt jane mbeturina osmane dhe nuk dinё tё qeverisen, teze kjo e armikut e po i shkoni pas me gjethe tё fikut!
Ma tё bute, burra, me tё ndёgjegjshёm, me komunikues dhe ma dritё nё sy para territ tё muzgut gjakpirёs tё karrikёs!
Ku ёshtё ngёrçi?! Karrikja e presidentit! Sypistç para saj shqiptari. Ҫuditem ku e mbaruan shkollёn gazetarёt e Prishtinёn qё u shkojnё mbrapa kalit me zorrё nepёr kambё?! Ata nuk dinё si ato nё Shqipёri se ç’ёshtё lajmi?
I dashtun Albin!
Ti e din se e kam treguar respektin pёr Ju nё dy vizita qё keni bёrё nё Detroit. I lexova sot shkrimet e mia dhe kronikat televizive, por nuk i kam pa tё realizuera ato premtime! Si more burrё i mirё e i dashtun nuk u ule njёherё gju me me gju me diasporen, me pleqtё e maleve se lluksi i Prishtinёs se tangelleku idiot i Albulenёs tё ban peng, ai s’ka nder as taban. Si more nuk e bane njё takim me disa shkrimtarё, poet e studiues mё i pyet e mё qa hall?!
Se pari, i dashtun liroje frymёmarjen demokratike tё Kosovёs, duke ia len karrikёn e presidetit opozitёs. Kuptoje lojёn, duhet ta kishe kuptuar pa patur nevojё tё shkoje ne zgjedhje dhe mos u kap pas saj si i mbyturi se vjen shpejt momenti e nuk ta jep kush dorёn. Politikёn shqiptare nuk e ke me vete, me tё drejtё apo pa tё drejtё, por as opoziten e shqiptarёve nё Maqedoni se ёshtё e zёnё me solemnitete e glorifikime deri nё marri shqiptare, mё i shpall polikanёt e vet shenjtёr.
Lenja Vollces detyrёn e Pesidencёs dhe kёtu mbyllet cikli, e mos e bajё pёr vete se besoj se asnjё nga tё tutё nuk e ban ma mirё se ajo, le ma ta mbash pёr Albulenёn me gjeste tё pa etikshme dhe as per ndonjё konsensual. Per kosensual duhej shkue ne referenduam dhe ta kishe shpall emrin ose disa prej tye kandidat e te pytej populli si e doni Presidentin?!
Politika amerikane ёshtё e zgёnjyer pёr ketё veprim, i dashtun Albin. Ajo sigurisht hesht se amerikanet nuk tё ndalojnё tё besh atё qё don, por nёse nuk u pelqen nё rastin mё tё parё tё ndёshkon. Ban kuvend me burra tё mёnçur tё Kosovёs dhe jo lёpirёsit qё i kacavarёn si gjarpёr pushtetit, duke mos i pёrfill gёrrhitjet politike dhe si njeri gjigand e tolerues e i qytenuem nxirre Kosovёn nga kolapsi politik e jepi frymё qё tё marri frymё.
Hiqe traun e rrugёs sё kombit. Nuk mё lanё tё kaloi me patentёn amerikene. Shprehja: “Unё jam fituesi tё çon tek humbçsi! Sa ma parё organizo dёgjesёn me studentё e profesorё dhe me diasporёn. Ajo ministria e disporёs ёshtё njё syqorre e punё hore!
Tё fala nga njё mik qё ta don tё mirёn nga njё za nё Amerikё, por dashnia pёr Kosovёn ёshtё gjaku im i ngrirё, nё dorёn jashtё vorrit tё luftёtarit tё pavarёsisё e nё lotin e lokёs, qё nuk i thahet derisa tokёs sё Dardanisё ti vinё sytё e lirisё.
Edhe njeherё, i dashtun lenja postin e presidentit opozitёs e mos ban lojё me numrat, he tu prifte e mbara. Jam thjeshtё e mik i yti bash si fjala!