
Ditën e Premte me 11 Mars, një delegatë nga Kultet fetare dhe komuniteti shqiptar në Michigan vizituan Qendrën Komunitare të Ukrainës në Warren, Michigan. Kisha Katolike Shën Palit u përfaqësua nga famullitari i saj Don Fred Kalaj dhe kryetari i Këshillit të Kishës, z. Viktor Dedivanaj, Qendra Islamike Shqiptare Michigan u përfaqësua nga Imam Shuajb Gërguri, Kisha Katolike Zoja Pajtore e Shqiptarëve u përfaqësua nga Famullitari i saj Don Ndue Gjergji, Kisha Ortodokse Shqiptare u përfaqësua nga këshilltari Niko Vasili. Nga komuniteti shqiptar, Federata Vatra u përfaqësua nga anëtari i Kryesisë së degës Michigan, z. Valentin Lumaj, (kjo në konsultw me kryetarin e degws z. Mondi Rakaj), Shoqata Malësia e Madhe u përfaqësua nga anëtari i saj z. Luigj Gjokaj. Morën pjesë edhe disa aktivistë të njohur të komunitetit shqiptar si z. Mark Gjokaj, z. Edvin Hoti dhe z. Pjetër Berishaj.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Michigan u pritën nga Presidenti i Qendrës Komunitare Ukrainase, Mikola Mursky dhe stafi i tij.
Të gjithë të pranishmit shprëhen dhimbjen për viktimat e luftës në Ukrainë dhe shprehën mbështëtjen e tyre shpirtërore për popullin Ukrainas ne keto ditë të vështira të egzistencës. Po ashtu u bisedua gjate për mundesite për mbledhjen e ndihmave materiale, mjeksore dhe financiare dhe dërgimin e tyre në destinacion në kohën më të shkurtër.
Në emër të Vatrës, z. Valentin Lumaj shprehu solidarizimin e plotë dhe bindjen se populli i Ukrainës do ta fitojë luftën e tij të drejtë.
Udheheqësit e kulteve fetare e ftuan z. Mikola Mursky per të vizituar institucionet e tyre në mënyrë qe që t’u drejtohen anëtarëve të këtyre kulteve fetare për ndihma financiare. Po ashtu, z. Mursky, i ftoi të gjithë përfaqësuesit Shqiptar, për të marrë pjesë në një tubim të komunitetit ukrainas të Dielën e ardhshme.
Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe më pas u ndanë me premtimet reciproke për të vazhduar bashkëpunimin midis dy komuniteteve.
Pregatiti Valentin Lumaj, Michigan
12 Mars 2022