Elmi Berisha/
Sot më 2 Dhjetor para 80 viteve lindi Presidenti i parë dhe historik i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Personalitet kombëtar ndër më të shquarit e shekullit tonë. Ai ishte ideatori, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të Kosovës. Intelektual, dijetar urtak, filozof i mendimit politik i cili me vizionin dhe politikën unike na udhëhoqi duke ndriçuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. E ndërkombtarizoi çështjen e Kosovës, ndërtoi ura miqësie me shtetet më të fuqishme të planetit, me paqe dhe urtësi, vizion e mençuri, falë largpamësisë së tij, sot Kosova gëzon lirinë dhe shtetësinë.
Përjetësisht mirënjohës President, krenar që punuam me Ju dhe jetuam në epokën e Ibrahim Rugovës.
E pa harruar përjetë, vepra e kujtimi për Doktor Rugovën.