Ferzileta Gjika
New York, Prill 29, 2022
Mbaj mend kur isha e vogel degjoja te afermit e mi, ne momente ku jeta behej e veshtire dhe puna e stermundimshme te bertisnin ardhte Skavica! E mbulofte kete vend! Ne zemerim e siper, por duket se mallkimi paska zene vend dhe na duhet shume pune per ta kthyer mbrapsht! E ndersa ne na duket si mallkim, disave nje enderr ne sirtar qe mezi presin ta bejne realitet.
Si Dibrane na dhemb shume mosperfillja, kthimi I shpines qe na duket se pjesa tjeter e vendit tone po na ben ne keto dite te veshtira te mbijeteses.
Kronike pas kronike, u lodhen pushtetaret me prezantime Power Point ne salla luksoze, me te njejtin grup qe I riqarkullojne por pa asnje banor qe preket, te pompojne pa pushim se HEC Skavica eshte shpetim, se HEC Skavica do te na nxjerre nga varesia energjitike, bile do te shpetojme dhe Kosoven dhe Maqedonine lere me nen Shkodren, se HEC Skavice do te beje mrekulli pasi do te sjelle peshkim dhe turizem ne liqenin e stermadh qe do te krijohet. Dhe mijera vende pune (hipotetike), si per tu tallur deri ne fund.
Keshtu, me shpejtesi kalohet ligji ne parlametin gjysmak, me emrin e kompanise se paracaktuar, pa perfillur ligjin e prokurimeve publike qe kerkon gare nderkombetare.
Vazhdohet me kontrate dhe me pas ne memorandum bashkepunimi mes Qeverise Shqiptare dhe asaj Amerikane per financimin dhe me pas vijojne eskursionet te vendi ku do te ndertohet diga, kjo sa here behet ndonje proteste kunder. Gjithmone, me pjesemarrjen e Ministres Balluku dhe Ambasadores Amerikane, si per te thene me te madhe ne honin e Skavices se fati I Dibres u vulos, dhe Dibraneve qe nuk ju hedhin as syte gjate ketyre vizitave, mos flisni, se per ne nuk ekzistoni.
Ne ndonje mbledhje elektorale ju shpeton me dashje ndonje shprehje paralajmeruese si psh ju do te merrni ato qe moren njerezit qe u goditen nga termeti, pike per pike. Apo permendet si padashje kontrata komerciale nga Balluku… apo qe studimi I fizibilitetit bere me 2016 do te rishikohet (pra nuk do te behet I ri) por keto harrohen me shpejtesi pasi muhabeti kalon te liqeni qe do te vije si mrekulli…
Por termeti Dibraneve po ju vjen nga nje qeveri e shurdher. Dhe ajo qe dhemb me shume eshte kur degjojme njerezit tone qe na thone me mosbesim se kot e keni, eshte kafe e pire, ka mbaru ajo pune, se eshte Amerika. E pate ambasadoren ne Skavice? Kush do t’ju pyese ju, kur vendos qeveria eshte e kote.
Lodhu gjithe diten t’ju thuash se kane rene ne kurth pasi gjithe qellimi ky ishte, te rrine si te paralizuar, te presin cfare do tju servirin, qofte e mire (i rren kot mendja) qofte e keqe, kjo me sigurte se kurre.
Pra, po te shikojme cfare thuhet ne opinionin publik, duket se te gjithe kane rene dakord te varrosin Dibren…qe te perfitojne vet sadopak. Sepse, gjithmone dyshimi mbetet se kush tjeter mund te perfitoje pervec atyre qe kane pushtetin ne Shqiperi?!
Pra, dhe pse e dine se perfitimet nuk jane as sa gjysma e asaj te qe propagandohet, serish, vet ndjehen te dorezuar ne realitetin e vrazhde te perditshmerise sa askush nuk ka me fuqi as te ngrejne koken as syte te shikoje humneren ku po perfundon Dibra.
Kjo s’do te thote qe duhet te dorezohemi ne fatin qe dikush na ka paracaktuar ne banalitetin e vet! Ne llogaritjet e vogla qofte politike qofte ekonomike.
Ate qe Dibranet kane ndertuar me shekuj, ta dorezojme aq lehte. Perkundrazi, le te ngrihemi ne kembe derisa te triumfoje e drejta jone per te vendosur!
Kjo eshte nje e drejte natyrore, qe na e ka dhene Zoti qekur na vendosi ne keto troje, askush nuk mundet ta shkele pa na pyetur.
Te publikuar ketu dhe vende te tjera, po permbledh me poshte duke nxjerre argumentat kryesore kunder HEC Skavice, duke pranuar se per mungese kohe, nuk kam arritur te perfshij te gjitha qendrimet kunder nder vite te aktivisteve kunder ketij HECi (dhe as cituar sic duhet, per me vone nje permbledhje me e plote):
- Të gjithë skenarët e ndryshimeve klimatike parashikojnë një pakësim të mundshëm të reshjeve stinore në krahasim me vitin 1990 për të gjitha periudhat krahasuese.
- Reshjet vjetore ka të ngjarë të pakësohen deri në -8,5% (-56,0 deri në 47,4 mm), deri në vitin 2050; dhe deri në -18,1% (-89,7 deri në 94,9 mm) brenda vitit 2100.
- Parashikohet se, një herë në 10 vjet, mund të ndodhin dukuri të rrezikshme reshjesh në rajonin bregdetar verior (zona e Shkodrës) ndërsa në rajonin bregdetar të mesëm dhe jugor pritet të ndodhin një herë në 20 vjet. Megjithëse numri i dukurive të reshjeve ekstreme pritet të rritet, sa i takon shkallës dhe shpeshtësisë, ulja e niveleve të reshjeve në përgjithësi, do të rrisë numrin e ditëve të njëpasnjëshme pa reshje (thatësirë).
- Numri maksimal i ditëve me thatësirë ka të ngjarë të jetë më i madh në pjesën veriore (23 ditë) dhe deri në 15 ditë më në jug, brenda vitit 2100 në krahasim me periudhën krahasuese 1960-1990.
- HEC Skavice do te varet nga sasia e reshjeve me teper se HEC ne Fierze dhe Koman dhe kesisoj, nuk mund te jete eficent ne prodhimin e energjise duke e krahasuar me demet
- Ritmi I depozitimit te sedimenteve te gurta eshte me I madh ne HEC Skavice sesa te pjesa tjeter e HECeve ne kaskade, pasi prurjet kane karakter torrencial dhe ka larmishmeri me gershetim te karbonatikeve me rreshpet, magmatiket dhe terrigjent.
- Pra, liqeni qe do te krijohet ka jetegjatesi te shkurter (100 vjet nese marrim ritmin e mbushjes me sedimente 1% ne vit) por demi ne luginen e Dibres do te jete perfundimtar dhe I pakthyeshem edhe pas 100 vjetesh.
- Ndersa kuota e deklaruar e qeverise h-443 mbi nivelin e detit eshte jo eficent sa I perket energjise se prodhuar, ajo me perfitim maksimal prej h-485 permbyt gjithe Dibren. Pra asnjera nga dy kuotat nuk eshte e pranueshme, pra ky projekt duhet hedhur poshte me vendosmeri.
- Nuk ndikon ne mos permbytjen e nen Shkodres pasi Buna ka shtrat te ceket dhe ne periudhen ujeshume, e con ujin ne liqenin e Shkodres qe fryhet dhe kthehet e permbyt lagje te Shkodres. Dhe vet Buna kur ka shume reshje, dhe HEC Skavice do te coje me teper uje, fryhet dhe permbyt sektore te tjere te qytetit. Jo vetem kaq, por me prurje te medha dhe mosmirembajtje te diges rrezikon shembjen dhe permbytjen totale te vendit pas diges.
- Prodhimi i metanit nga digat është një shqetësim mjedisor në rritje, sepse metani është një gaz i fuqishëm serë. Duke marre parasysh madhesine e liqenit te Skavices, ky ndikim pritet te jete shume I madh.
- Me liqenin qe do te krijohet, erozioni do te sjelle paqëndrueshmëri te shpateve që do të çojë në rrëshqitje dhe ngopje me lagështi për t’i bërë shtresat e tokes më të paqëndrueshme. Tashme nga specialistet eshte leshuar alarmi per ritmet e shpejta te erozionit ne luginen e Drinit te Zi per shkak te liqeneve te HEC ne kaskade dhe zhdukjen e pyjeve, mos mirembajtjen e baseneve.
- Liqeni I Skavices do të krijojë kushtet për një mikroklimë të rajonit, e cila do të specifikohet nga lagështia në ajër, mjegull dhe rrjedhimisht impakt negativ të treguesve të rrezatimit dhe treguesve të tjerë meteorologjikë, duke e bërë jetën e banorëve që do të ngelen në pellgun e Dibrës më pak të shëndetshme por edhe duke shkaterruar habitatin natyral te kafsheve.
- Shumë burime aktuale me ndërtimin e Skavicës varrosen, po kështu ndryshojnë mjaft parametra të ujërave nëntokësore mbi pasqyrën e liqenit.
- Ndryshime negative në tiparet pedogjenetike, ku tokat e begata të Dibrës si pasojë e denatyralizimit të elementëve të tjerë fiziko-gjeografikë, humbasin cilësinë e tyre për klimën ku janë formuar në mijëra vjet e për rrjedhojë do të ndryshojë tërësisht struktura e përdorimit të tokës, gjë që ka pasoja të rënda në prodhim dhe larmishmëri e për pasojë në shpopullim të vazhdueshëm.
- Impakti në florë dhe në faunë mund të llogaritet po ashtu katastrofik. Me qindra specie bimore e shtazore zhduken (dhe Dibra e Poshtme është mjaft e pasur në këtë drejtim),
- Qindra hektarë pyje me specie të rralla në të dy brigjet e Drinit mbulohen nga uji dhe ky është një dëm mjedisor me pasoja shumë të rënda në shëndet dhe në vetë të ardhmen e luginës.
- Skavica shpopullon Dibrën.
- Skavica zhduk trashegimine shpirterore, shoqerore dhe kulturore te nje komuniteti, varret e te pareve dhe lidhjen tone me token.
- Ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 20 mijë banorë. Por impakti negativ është për afro 50 mijë vetë. Kjo pasi dëmtohen interesat e 20-30 mijë të tjerëve që janë në emigracion por janë ende të lidhur me zonën.
- Ndërtimi i HEC-it sjell një masë të madhe uji (afro 50 km2), që e ndan luginën në dy pjesë, në lindje dhe në perëndim. Kjo e bën të pamundur lidhjen e tyre të shkurtër me ura dhe për të dalë nga një breg në tjetrin do të duhen tragete të vegjël apo varka, duke bërë që të humbasë koha, të rriten kostot e transportit, të mungojë lidhja e shkurtër e fshatrave me qytetin e Peshkopisë, praktikisht kjo çon në rrënimin përfundimtar të të gjithë fshatrave në të majtë të rrjedhjes.
- Lugina e mesme e Drinit të Zi, është jo vetëm lugina lumore më e bukur dhe më e begatë në Shqipëri, por ndër më të bukurat në botë!Asnjëherë, në asnjë rrethanë, hidrocentrali i Skavicës nuk mund të prodhojë fitime sa ç’prodhojnë tokat aluvionale, ato të kafenjta e të murrme pyjore që dëmtohen nga përmbytja direkt ose indirect ne token qe do te permbytet, qe njihet si hambari I Shqiperise verilindore.
- Pra tokat më të mira të këtij rajoni, të tipit aluvional, me strukturë pedologjike mjaft pjellore, gjenden anash shtratit të Drinit të Zi, dhe do të asgjësoheshin përgjithmonë nga realizimi i këtij projekti. Ndërtimi i HC të Skavicës, do të sillte mjaft pasoja negative social-ekonomike dhe kulturore, por mbi të gjitha ai do të përmbyste përjetësisht një nga zonat më të rëndësishme të Shqipërisë Lindore, siç është pellgu i Dibrës.
- HEC Skavice sjell asgjësimin përfundimtar bazës se nevojshme ekonomike që e ka mbajtur popullsinë dibrane aty prej më shumë se 8000 vjetësh.
- Fusha e Dibrës nuk është tokë e krijuar nga tharjet e kënetave apo moçaleve. Ajo është trashëguar brez pas brezi, dhe është blerë e shitur me flori.
- Nëntoka e Dibrës ruan në gjirin e saj vlera të jashtëzakonshme arkeologjike. Në bazë të studimeve të derisotme, rezulton se ky është një ndër rajonet më të përshtatshëm gjeografiko-topografik, me kushte jetësore optimale për jetesë, gjë që ka përcaktuar edhe hershmërinë e banimit të tij nga njerëzit që në prehistorinë e largët.
- Lugina e mesme e Drinit të Zi, territorialisht e lidhur me këtë rajon, përfaqëson zonën ku janë evidentuar gjurmët më të hershme të qytetërimit neolitik në Shqipëri, kronologjikisht të lidhur me gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të VII para Krishtit! Fshatrat më të hershëm neolitikë të këtij rajoni dhe ndër më të hershmit në Shqipëri janë Burimi, Cetushi, Kronëzat (Fushë-Alie), prej të cilave, dy të fundit përfshihen brenda kuotave të përmbytjes, pasi janë shumë afër bregut të djathtë të Drinit të Zi.
- Nëpër këtë luginë kalonte degëzimi verior i Egnatias antike, që bashkonte dy tranversalet më të mëdha tranballkanike, atë Egantia në jug (Ohër) dhe atë Lissis-Naissus në veri (Kukës).
- Është theksuar shumë kohë më parë roli i rëndësishëm i Dibrës dhe kontributi i saj i veçantë në historinë nacionale, në të gjitha etapat e zhvillimit historik e shoqëror. Përmbytja e saj do të thotë përmbytje e të gjithë kësaj historie.
- Një moment i lavdishëm i saj është padyshim epopeja Skënderbejane e mesit të shek. XV, dhe luftërat e tij fitimtare, atdheu historik i të cilave, është vetë Dibra, ku Skënderbeu zhvilloi 19 nga 24 betejat e tij. Pikërisht kjo Dibër tani rrezikohet nga përmbytja! Me këtë veprim të nxituar, zhduket ose përmbytet përjetësisht një pjesë e territorit hapësinor të kësaj epopeje!
- Në betejën e vitit 1880 për mbrojtjen e Plavës e Gucisë morën pjesa luftëtar nga Reçi e Dardha, fakt të cilin na e përcjell madh Gjergj Fishta te ‘’Lahuta e Malsisë,,poeti i i cili shkruan: ‘’Ku janë dyndë Plava e Gusi………Gashë, Krasniçe, Reç e Dardhë.,,(I. Kaca po aty f. 19)
- Në luftën për ,mbrojtjen e Shkodrës në vitin 1912-1913, Dibra dha 114 dëshmorë. Vetëm në Kushaj të Hanit të Hotit, ndodhen 30 varre, që mbajnë emrin ‘’Varret e Dibranëve,, të rënë në këtë luftë (S.Mziu, opposition to skavica dam facebook page)
- Një luftë të tillë po si ajo e stalingradit ishte lufta e dibranave ku dallohet ajo e ‘’Osman Pacit, nga Fushë Çidhna, qëndron aq lart sa, pa e tepruar aspak, mund t’a quash ‘’Mic Sokoli dibran,, ai i vuri gjoksin mitralozit serb në pozicionet e pushtuesëve në Kodër të Shkekës, më 20 gusht 1920, duke i detyruar ushtarët serbë të lënë llogoret e luftes.,,(I. Kaca, po aty. f. 21.)
- Dibra ishte nje ndër pikat kyçe, ku vihej në pikëpyetje ekzistenca e Shqipërisë. Dibra ishte hallka ku do të ndahej ose jo Shqipëria në dy pjesë.,, deklaron në dhjetor 1982 Akedemiku Aleks Buda me rastin e luftës së dibranëve të viteve 1912-1921 kundër ushtrisë serbe të mirë organizuar e të armatosur gjer në dhembë.
- Urrejtja ndaj Dibrës e dibranëve u shfaq sidomos gjatë luftërave për pushtimin e Dibrës në vitet 1912-1921. Ofensiva serbe e tetorit 1913 dhe ajo e vitit 1918, nuk lanë fshat të Dibrës pa djegur dy e tri herë. Pushtuesit serbë me sadizmin e pashoq dhe taktikën e “tokës së djegur”, kryen në këtë hapësirë masakra nga më të tmerrshmet, që mund të imagjinohen nga mendja njerëzore. Nuk ka pëllëmbë të tokës dibrane që nuk u skuq nga gjaku i bijëve të saj, në mbrojtje të vatanit! Këto janë të dokumentuara në arkivat e kohës, në memorien popullore, por edhe në toponimet e shumta të kësaj periudhe si “vorret e vrame”, “vorret e serbit”, “vorri i gruas”, “vorri i nuses”, “vorret e cullve” etj, që tani duam t’i mbysim përjetësisht nën ujrat e liqenit dhe t’i fshijmë nga kujtesa historike.
- Është vështirë të mendohet, por përmbytja e Dibrës të duket si një plan i hartuar jo në Tiranë, por në kancelaritë e Serbisë që donin ta përfshinin Dibrën brenda kufijve të tyre dhe që kërkonin të vinin kufirin e tyre përgjatë Drinit, ose në vargun e maleve perëndimore të Dibrës, ndërsa qëllimi i tyre strategjik ishte dalja në Durrës!.
- Pasuria më e madhe e një kombi është sipërfaqe tokësore dhe kur ajo është e dhe pjellore atëherë ajo shumëfishon rëndësinë që ka për një komb.
- Në të gjithë botën e qytetëruar, para se të merren vendime të tilla që ndikojnë drejtpërdrejtë në ekosistemin e një rajoni të dhënë dhe në jetën e mijëra banorëve, organizohen referendume popullore. Pasi një qeveri e përgjegjshme, punon për interesat themelore të qytetarëve të vet.
- Nga mënyra se si projektohet ndërtimi i HEC Skavicës cënohen dhe nuk rrespektohet asnjëra nga mekanizmat mbrojtës ndërkombëtarë. Ne nivel ndërkombëtar janë disa mekanizma si rezoluta, konventa dhe deklarata miratimi i,të cilave ka si qëllim mbrojtjen e mjedisit te lidhur ngushtë me interesat e popujve. Ndër to janë Deklarata e Stokholmit e dale nga Konferenca mbi Mjedisin Njerëzor e mbajtur në Stokholm nga 5 deri më 16 qershor 1972, Konventa për Diversitetin Biologjik Rio de Zhaneiro, 5 qershor 1992, Konventa-e-Aarhusit etj (Avokat M. Markja, faqja opposition to Skavica dam).
- Ligji per shpronesimet thote “e drejta e shpronësimit dhe e marrjes në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private ushtrohet për një interes publik që nuk mund të realizohet ose të mbrohet në mënyrë tjetër, veçse për shkaqe dhe në respektim të procedurave të përcaktuara shprehimisht në këtë ligj, në atë masë sa është e domosdoshme për realizimin e qëllimit të shpronësimit dhe në çdo rast kundrejt një shpërblimi të drejtë.” Lind pyetja a është e vërtetë se nuk mund të prodhohet energji elektrike në një mënyrë tjetër pa dëmtuar luginën e Drinit të Zi? Po, ka shume menyra, qartazi te shprehura nga ekspertet por asnje e ndermarre nga qeveria qe nuk I ka marre parasysh perpara se te vazhdonte me projektin e HEC Skavice. Vetem nese qeveria do te kishte ulur humjet ne rrjet prej 20% si dhe te kishte investuar ne burime te qendrueshme gjenerimi te energjise nuk do te kishte nevoje per HEC Skavice. Por edhe ligji per shrytezimin e energjise diellore nga entitete apo individe nuk eshte bere efektiv, duke sjelle pasoja ne mungesen e diversifikimit te burimeve te gjenerimit te energjise.
- Qeveria Shqiptare shkel parimin e porpocionalitetit qe thote qe:
- Çdo veprim administrativ, i cili, për arsye të mbrojtjes së interesit publik ose të të drejtave të të tjerëve, mund të kufizojë një të drejtë individuale, ose mund të cenojë interesa legjitimë, zhvillohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
- Veprimi administrativ është në përputhje me parimin e proporcionalitetit vetëm kur ky veprim është:
- i nevojshëm për të arritur qëllimin e përcaktuar me ligj dhe e arrin atë me mjetet dhe masat që cenojnë më pak të drejtat apo interesat legjitimë të palës;
- i përshtatshëm për të arritur qëllimin e parashikuar në ligj; dhe
- në përpjesëtim të drejtë me nevojën që e ka diktuar atë.
- Ne keto kushte, lind pyetja cili është interesi publik që duhet mbrojtur duke mbytur një trevë të tërë? A nuk është interes publik mbrojtja e luginës së Drinit të Zi së bashku me banorët , tokën e tyre dhe e historinë e saj? Cila është nevoja që dikton ndërtimin e HEC Skavicës pa shfrytezuar me perpara alternativa me te qendrueshme dhe me pak te demshme per prodhimin e energjise? Asnje pergjigje, por vetem vendosja perpara faktit te kryer!
- Vendimet e qeverise shqiptare jane marre ne kushtet e mungeses se plote te parimit te transparences qe thote “Organet publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të.
Ftoj te gjithe te marrin parasysh keto arsye dhe me teper dhe te marrin qendrim kunder, bashke me ne, ne kete beteje nga e cila Dibranet do te dijne te mbrojne veteveten dhe te dalin fitues.