- Letër nga US Trust BA Private Wealth Management për interesat bankare të përfituara ndërmjet viteve 2011-2017 me shumën totale $ 41,303.
- Të dhëna të detajuara të aplikantëve dhe shuma për secilin përfitues.
Kryesia vërejti se nga 45 përfitues të bursave në vitet 2011-2017, vetëm 28 përfitues (afro 60%) kanë lidhje me Federatën Vatra dhe 17 përfitues (afro 40%) nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me Federatën Vatra. Gjithashtu nga 45 përfitues të bursave vetëm dy studentë janë anëtarësuar në Federatën Panshqiptare Vatra.
Kryesia e Federatës Panshqiptare VATRA, me qëllim përmirësimin e punës në Fondin e Studentëve vendosi:
- Publikimin e të dhënave të Fondit të Studentëve në gazetën Dielli.
- Ndalimin e dhënies së bursave jashtë rrethit të familjeve vatrane;
- Bursat do të depozitohen direkt në universitetin/kolegjin përkatës dhe nuk do t’u jepen si check personal studentëve.
- Duke qenë se bursat jepen në emër të Federatës Panshqiptare VATRA, Kryesia është përgjegjëse për shpërndarjen e drejtë të bursave mes degëve dhe vatranëve, ndërsa drejtuesi i Fondit është përgjegjës vetëm për përzgjedhjen e nivelit akademit të aplikantëve;
- Drejtuesi i Fondit nuk mund të shpërndajë asnjë bursë pa diskutimin dhe miratimin paraprak në Kryesinë e Federatës VATRA.
- Drejtuesi i Fondit të Studentëve është personi përgjegjës për hartimin e strategjive për rritjen e mëtejshme financiare të Fondit.
- Degët e Federatës Vatra përjashtohen nga cdo fushatë për kërkim ndihmash financiare për rritjen e Fondit të Studentëve.
- Përfituesit e bursave në të ardhmen janë të detyruar të ofrojnë shërbime vullnetare për Federatën VATRA.
- Esetë e aplikantëve duhet të përqëndrohen vecanërisht në atë se si studentët e shohin të ardhmen e Federatës VATRA, ide dhe sugjerime rreth zgjerimit dhe forcimit të rolit të saj.
- Kryesia ngarkon Komisionin e Garancive të Kanunores, që me cilësinë e një strukture këshillimore të hartojë një projekt – rregullore të brendshme për funksionimin e Fondit të Studentëve, e cila do të qarkullohet për mendimin e anëtarësisë.