Gjatë muajit Korrik, Prof Arshi Pipa kishte dy përvjetorë, të vdekjes(20 Korrik 1997) dhe 27 Korrik (1920) atë të Lindjes. Me përjashtim të nje interviste publike të Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Bucaj në Zërin e Amerikvs me 25 Korrik, përcjellë edhe nga disa media në Tiranë, si dhe njoftimet paraprirëse në Gazetën “DIELLI” për Konferencën Shkencore të organizuara nga Federata VATRA, askush tjetër nuk u ndje në këta përvjetorë! Përse kjo heshtje? Si mund ta kalonte në heshtje Shkodra përvjetorin e birit te saj, së cilës ai i besoi të plotë veprën e vet, arkivin dhe gjithcka tjetër? Sivjet ishte përvjetori i plotë i Lindjes, 95 Vjetori dhe institucionet kulturore të vendit? Asgje nga Ministria e Kulturës, Biblioteka Kombëtare, panairet e Librit, klubet e Shkrimtarëve, gazetat, ATSH, madje as Shoqata e Shkrimtarëve në SHBA nuk arriti të bashkëpunonte me Vatrën në Konferencën Shkencore kushtuar 95 vjetori të Lindjes. Arshi Pipa e shkroi veprën e vet ne Amerikë dhe parasëgjithash kjo shoqatë duhej ta kishte vlerësuar veprën e Prof. Pipës,mirëpo në të shumtën e herëve shoqata promovon vetëveten dhe jo shkrimtarët e kalibrit të Arshi Pipës.
Konferenca Shkencore e Vatrës me nivelin e lartë përcolli mesazhe nderimi për profesorin Arshi Pipa. Kumtesat e studiueseve: Anton Cefa, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Mithat Gashi dhe Astrit Lulushi, hodhën dritv mbi jetën dhe veprën e intelektualit te permasave Kombetare. Percjellja e kësaj Konference nga media, Dielli, Bota Sot, Iliria, vecanerisht Televizioni Kultura Shqiptare ne Nju Jork , pergatitur prej Driatn Haxhise, meriton vleresime. Ka ca Tv ne komunitet qe ndjekin vetem veten e vet dhe ca veprimtari krahinash e fshatrash.
Ne mbyllje te Konferences Shkencore, moderatori i kesaj veprimtarie, Dalip Greca-editor i Gazetes Dielli, i kerkoi Vatres qe me rastin e 100 vjetorit te Lindjes, t’i propozohet Presidentit te Republikes qe t’i jape titullin”Nder i Kombit” Prof. Arshi Pipes, i cili eshte dekoruar vetem me Urdherin Naim Frasheri. Emnri i Arshi Pipes i benë Nder vete Kombit!
Airshi Pipa është nje figure që identifikon të djathten e vertetë anti komuniste.Duke qënë se antikomunizmi dhe djathtizmi në Shqipëri per dorën vetëm per réklame dhe me qënë se per momentin nuk është e modes të njehsohesh me mendimin dhe vepren e Arshiut ,e “djathta “jone e bekuar në këtë stine ku po artikulohet aleanca e madhe P.S -P.D,alias rilindja e të pavdekshmes P.Punes,që per simbolike do ishte e pelqyeshme të shpallesh me 8 Nendor,figura dhe vepra e Pipes do krijonte pa kënaqsi dhe shije të pakendeshme në atmosferen aktuale të rilindjes historike