NGA DALIP GRECA/Edhe pak ditë na ndajnë nga i ashtuquajturi ”Samit i Diasporës” i kryeministrit të Shqipërisë. Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në respekt të qytetarëve shqiptarë, nuk do të jetë e përfaqësuar në atë paradë paraelktorale të kryeministrit, që nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë, ku jetojnë së paku gjysëm milion shqiptarë.
Vendimi i Federatës “Vatra” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që Vatra të mos bëhej pjesë e një farse paraelktorale të Kryeministrit me argumentin se pjesmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit.
Edhe Këshilli Drejtues i Vatrës, i mbledhur me 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e Kryesisë për mospjesmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në diasporë.Natyrisht që ka dhe vatranë, siç kishte dhe anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues, që mendojnë se Vatra duhet të marrë pjesë në Samitin e Ramës ,me qëllim që ajo të mos ”vetëizolohej” apo “vetëpërjashtohej” nga samiti. Argumenti i atyre që votuan “pro” shkuarjes ishte që Vatra të ishte pjesmarrëse dhe t’ia thoshte në sy kryeministrit se ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë, se ai në tre vitet e qeverisjes nuk ka bërë asgjë për diasporën, jo vetëm kaq por, ia hoqi edhe zyrën konsullore në metropolin e Nju Jork-ut, kur kjo zyrë ka qenë e pranishme që në vitet ’20 të shekullit të shkuar( Edi Rama e mbylli ashtu siç kishte bërë diktatori Enver Hoxha), se ai s’ka bërë asgjë për të tërhequr investitorë nga diaspora, përkundrazi dhe ato pak biznesmenë që gjeti ua ka prurë në majë të hundës me vështirësitë fiskale dhe pasigurinë, t’i thoshte se ne emigrantët nuk duam Shqipëri të mbytur nga krimi dhe mafia, një Shqipëri të mbuluar nga droga, një Parlament, ku strehohen kriminelët etj… etj. Por ku dhe si t’ia thoje Ramës të gjitha këto në një 5 minutëshin, që ai ka vënë në dispozicion si për një individ, që plotëson formularin e tij, apo për një organizatë krahine apo fshati, po aq edhe për organizatat historike, siç është Vatra me 104 vite jetë në SHBA? Çfarë t’i thuash më parë Edi Ramës për 5 minuta në një Samit, që nuk është për Diasporën, por reklamë për atë vetë? A nuk qe i atillë takimi me mjekët e diasporës në vitin 2013? Përveç fotogarfisë me kryeministrin, çfarë mbeti nga ajo paradë? Në ç’gjendje është sot shëndetësia shqiptare? Ku shkuan idetë që dhanë mjekët nga diaspora? Nga ky samit kanë për të mbetur pas: Fotografite e Ramë(edhe në Fb), shëtitjet e planifikuara në qytetet turistike, dhe fjalimet e Ramës dhe të ministrave të tij.
Serioziteti i këtij Samiti duket që në formularin e propoganduar me aq zë nga ambasada në Washington dhe disa instrumente në shërbim të tij këtu në SHBA. Sipas formularit në Samitin e Ramës mund të shkojë kush të dojë si individ, ndërsa Vatrës i kanë bërë së fundmi dhe një ofertë bujare: mund të vini edhe me dy përfaqësues! Çfarë ndreqi shtimi i një perfaqësuesi, kur secili person mund të plotësonte formularin dhe të shkojë në Tiranë si turist?
Mënyra se si po e organizon kryeministri Samitin është e dështuar që në nisje. Ashtu siç qeveris, pa pyetur kënd, po ashtu po e organizon edhe këtë Samit, pa e pyetur Diasporën se çfarë problemesh ka ajo, çfarë mendon ajo për punën e qeverisë në raport me diasporën, çfarë mendon ajo për keqeverisjen që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi, pa organizuar ndonjë anketë a sondazh. Kryeminstri vetë vendos e vetë vulos, pa i përfillur grupet e interesit. Ky është modeli i tij i qeverisjes.
Ka zëra që thonë se Vatra nuk shkon në Samitin e Ramës sepse mbështet opozitën, të cilën Kryeministri e ka përjashtuar nga Samiti, ashtu siç ka përjashtuar edhe institucionin e presidencës së Republikës së Shqipërisë. Secili ka mendjen e vet dhe mund të arsyetojë ashtu siç ia thotë mendja, por Vatra i ka dalë për borxh kryeministrit socialist, edhe pse vetë Rama, nga foltorja e Partisë së Shpëtim Idrizit(Kongresi i PDIU, qershor 2016), u ankua se “ Vatra më sheh si një njeri të dyshimtë”….Në fakt e vërteta është krejt ndryshe: Kryeministri e sheh Vatrën me dyshim. Vatra e takoi Kryeminstrin Edi Rama më 26 shtator 2013 në hotelin”Four Sizen” në Manhattan, dhe e uroi për mandatin që i dhanë votuesit shqiptar.
Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, ndër të tjera i tha Kryeministrit Rama në prani të ambasadorit Ferid Hoxha dhe këshilltares së tij Ina Kuka: “Për zgjedhjet e 23 qershorit, shumica e vatranëvet patën shprehur mendimin që proceset e integrimit dhe programet ekonomike të mos ndërpriteshin nga ndërrimi i administratës qeveritare dhe, solidarë me shtresën e ish të persekutuarëve, kanë shprehur shqetësimin nga disa shënja recidive komuniste dhe zëra revanshiste të vrejtura në fushatën paraelektorale të koalicionit socialist. Megjithatë, kualifikimin e zgjedhjeve si më të mirat, me standardet më të larta deri tani, njohjen e rezultatit të zgjedhjevet dhe kalimin paqësor të pushtetit tek administrata e re, i vlerësojmë pozitive. Ju urojmë për fitoren, për të cilën keni bërë përpjekje të mëdha, në gjykimin tonë ndonjëherë dhe me tepri. Ju dëshirojmë sinqerisht, në vazhdimësi si administratave të më parshme, arritje të suksesshme në dobinë e vëndit e të kombit. “Vatra” do të mbështesë përpjekjet për të arritur suksese në dobinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar dhe, gjithashtu në vazhdimësi, ne do të shprehim mospajtimin dhe do të bëjmë presion konstruktiv kur ta shohim të nevojshme.”
Vatra i është përmbajtur fjalës së dhënë, ndërsa Kryeministri që premtoi bashkëpunim, Jo. Vatra ka vazhduar ta bëjë oponencën konstruktive, me deklarata e ka këshilluar Kryeministrin në pragvizitat në Beograd, që të mos harrojë kërkesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i ka kërkuar kryeministrit, që të mos bëjë deklarata delirante si ajo për kandidatin amerikan për president, republikanin Trump, i ka kërkuar që të pastrohet nga akuzat në SHBA për 80 mijë dollarët e Bilalit (ndoshta do ta ketë plotësuar formualrin për Samitin edhe Bilali. Pse jo?), i ka kërkuar që të pastrojë Parlamentin nga kriminelët dhe Shqipërinë nga mafia dhe kanabisi, i ka kujtuar ato çfarë i kërkoi Vatra në takimin e 26 shtatorit 2013, por Rama hesht. Ai ka ardhë shpesh në SHBA, pas atij takimi me Vatrën, por ndërkohë që ka pasë kohë edhe të shkojë në Las Vegas, apo të festojë ditëlindje konsujsh nderi të pa miratuar , por nuk ka pasë kohë që të vijë t’i hedhë një sy Vatrës, nga e cila kanë dalë Kryeministra, ministra, ambasadorë, njerëz të shquar,…qofshin dhe të zakonshmit e sotshëm…Nuk është Vatra që e sheh me dyshim Kryeministrin, por ai largohet në mënyrë të dyshimtë Vatrës.
Në mbyllje të këtij editoriali dhe një pyetje për Kryeministrin: Përse nuk e organizoi këtë biçim samiti në fillim të mandatit, por në fund të tij? Çfarë do të bëjë për diasporën në këta pak muaj që i kanë mbetë të qeverisë? Asgjë, veç do ta kthejë këtë Samit në një paradë paraelktorale, ku ai dhe ministrat e tij do të bëjnë paradën e mos-sukseseve (jo të drogës, jo të krimit, jo të pasigurisë, jo të korrupsionit, jo të largimit masiv të shqiptarëve, që shtojën radhët e diasporës dhe paksojnë popullsinë në vend, nuk do të flasë as për mungesën e konsullatës së shtetit shqiptar në SHBA, as për mungesën e një Ministrie të Diasporës, kur gjysma e popullsisë është realisht në diasporë etj…etj)
Ia pafsh hajrin këtij Samiti farsë i nderuar Kryeministër!
lek mirakaj says
Duke qene se kam qene i mendimit per te marr pjese ne pseudo samitin per gjoja diasporen,jam plotesisht dakord me vendimin e marrun per mospjesmarje ,vendim qe kam qene prezent .Isha i mendimit per te shfrytezuar rastin per te shprehur qendrimin e diaspores dhe te popullit shqiptar per deshtimin e tejzgjatur qe e emerojne “”tranzicion i tejzgjatur””Ky ishte mendimi im personal qe nuk e zhvlereson vendimin e marrun per te mos u bere pjese e komedise ku cilido individ do kete rastin per ti kenduar hymne qeverisjes qe i ka zhgenjyer shqiptaret ,qe mezi presin te behen pjese e diaspores edhe ata.Ne jetojme ne nje vend ku shprehja e mendimeve eshte nje veprim krejt normal,po ne dijme te gjejme pika takimi edhe kur kemi mendime te kunderta.Le te shpresojme se edhe politikanet tane nje dite do arrijne te kuptojne se nuk kane shkopin magjik per ti zgjidhur tere problemet sipas gjykimit personal,po do mesojne te respektojne edhe mendimet e kunderta e ti respektojne ata mendime dhe vendime.
Alfons Grishaj says
Prej qeneve , lindin te tille…Lehjet nuk mund te ngjajne me kengen e zogjve!
Kush shkon pas qeneve sheh permjerrjen , jargavitjen dhe pabesine …, dhe padashur fillon imitimin e tyre!
Good job brother!
Alfons
Gjergj says
Nuk mendoj qe ishte nje vendim i drejt. Kam rezerva per kete deklarat.
Josif Rrapi says
Eshte me te vertet per te ardhur keq qe ne nuk levizim nga llogoret tona dhe na pelqen vetem mendja jone.Jo vitet te kalojne por nuk di se cfare te theme ne ngelemi ata qe jemi ne gene, vetem une dhe nuk ka tjeter.
Ta zeme se vatra do kishte theyer ” krenarine e saj” per hire te atdheut dhe do kishte vajtur ne samit e diaspores cfare do humbiste vatra.? Me te vertet Vatra mendon se Rama qenka njelooj si Enver Hoxha? Ne se mendon keshtu atehere qenka me te vertet per te vene duart ne koke.
Mendoj se kur te jepet mundesia te maresh pjese ne nje samit une do ta quaja per krenari jo sepse Shqiperia ka bere dhe po bene cudira si ne kohen e Berishes dhe te Rames por do te me jepej rasti te prezantoja vizionin e vatres dhe shqiptaret ta degjonin dhe ta shikonin me veshet dhe syte e tyre.Vetem nje argument i fort dhe bindes bene njerzit per vehte se sa mos marja pjese dhe qendrimi ne llogoren e vjeter qe nuk egziston me.
Kole Juncaj says
sot ne Parlamentin shqipetar, Skenderbeu i dyte, Sali Berisha deklaroj; – UNE THEM, E KAM THENE E DO TA THEM; SE LUFTA E KOMUNISTEVE PARTIZANE SHQIPTARE ESHTE NJE FAQE E NDRITUR E HISTORISE SONE.
Une me padurim pres nga kryesia e VATRES e sidomos nga kryetari i saj, antikomunisti i madh Gjon Bucaj nje reagim te vrrullte si vetima ndaj kesaj deklerate te Sali Berishes.
Simoni says
Bukur
ermal gjoni says
Gazetari Greca nuk pushon se shkruari kunder qeverise se shqiperise sikur kjo qeveri te jete e zegjedhur nga jo shqipetaret qe votuan por nga njerez te ardhur nga nje planet tjeter. Nuk dua te mbroj qeverine sepse ka plote gabime, po te rikujtoj:
E mori Shqiperine ne nje gjendje krejte te shkaterruar nga te dashurit e Greces (Berishianet dhe dikush thote Skenderbeu) dhe po e rimekembe ne te gjithja drejtimet. Po te kete mendime ndryshe Vatra le te shkoj ne kete Samit dhe ti thote e debtoj hapur me argumenta jo me shkrime te peshtira folkloristike.Ky gazetar i fryn frymes se percrjes dhe jo bashkimit dhe me vjen keq qe Vatra ka rene preh e ketyre pseudo gazetareve qe me shkrimet e me parshme ky gazetar glorifikon kuislinget. C’fare mund te presesh nga keta gazetare?. Perese nuk ka komentuar kurre dhuraten qe i beri Berisha duke i dhurur nje pjese te Gjiut te sarandes Grekut? Ku eshte patriotizmi i ketyre gazetaruceve, qe u dhimset Shqiperia!!!?> Jo nuk u dhimset fare Shqiperia por ju dhimset Berisha qe deri tani e ka shkaterruar Shqiperine e ka perçare e ktheu ne kosh plehrash.
Me respekt
Ermali, OH, USA
jhgugjgh says
nuk besoj se do te vene shume emigrante edhr ata pak qe do te vene do jene te perzgjedhur te blere apo te shitur per thrime qe ti thuren lavede mafies qeverite mafiozokriminale ne shqiperi pas 1990 I ve e ia ndrom vendet cdo 8 vjet cia amerikane e cila nuk pjerth as per vatre as per oxhak e as per ata qyqare qe do ligjerojne ose me sakte do pjerdhin atje ne ate nevojtore samit atje vatra le te mbroje apo shaje kete te doje berisha e rama nuk jane aq budallenj sa ta lene veten e karieren e tyre ne dore te dishuasherve te amerikes I regullojne punet e tyre mes vedi e mes shtepise te berdhe por vetem e lyer me boje te barhe
jhgugjgh says
farse