Permendorja me e madhe qe ne mund t’ia ngreme Shen Terezes eshte zotimi yne per t’i jetesuar mesimet e saj, per ta vazhduar, punen, vepren e saj/
Me rastin e 20 vjetorit te ngritjes ne qiell te Shen Nene Terezes (1910 – 1997), nje vjetorit te shenjterimit te saj dhe shugurimit te Katedrales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine/
Shfaqja e Nene Terezes ne kete bote ishte nje mrekulli, jeta dhe vepra e saj ishin nje mrekulli. Ne perkulemi me nderim te thelle para figures dhe vepres se saj, por edhe e mbajme koken lart per nderin dhe lavdine qe i ka dhene kombit tone dhe gjithe njerezimit. Ajo eshte kurore dafine e vlerave tona kombetare – nje grua me nje trup te imte, por me shpirt te gjere e fisnik, me zemer te madhe e plot dashuri per te gjithe. Per Nene Terezen eshte shkruar shume. Edhe vete e kam bere nje shkrim per jeten dhe vepren e saj (gazetadielli.com, dhjetor, 2016). Ne kete shkrim do te reflektoj ne njevjetorin e shenjterimit te Nene Terezes, sepse kjo ishte nje ceremoni madheshtore qe kombi yne po e perjetonte per here te pare ne historine mbi 2000 vjecare te ekzistimit te Kishes Katolike.
Ate dite ne ceremonine e shenjterimit te Nene Terezes, sheshi i Shen Pjetrit ne Vatikan ishte mbushur plot me shtegtare qe kishin ardhur nga te kater anet e globit. Valvisnin flamujt e shume vendeve te botes, por mbizoteronte flamuri Kuq e Zi, flamuri i gjithe shqiptareve, flamuri i popullit te Nene Terezes. I krishter apo jo i krishter, fetar apo jo fetar, kur e perjeton nje ceremoni kaq madheshtore, nuk mund te mos emocionohesh. Por kur kjo ceremony hyjnore organizohet per te shpallur shenjt nje pjesetar te gjakut tend, atehere ky perjetim eshte veshtire te pershkruhet me fjale, sikur ndjen dicka te shenjte ne shpirt. Po shpallej shenjte nje grua me nje trup te imte, por me shpirt te gjere e fisnik, me zemer te madhe e plot dashuri per te gjithe, sidomos per ata qe shoqeria i kishte braktisur. Nena jone ishte e begatuar me virtytet me te mira njerezore, ishte e brumosur me ndjenjat e sakrifices, vetemohimit, me deshiren e vullnetin e forte per te bere dicka me shume se vetja e saj. Jeten e saj e vuri ne sherbim te tjereve, nevojtareve te stervuajtur nga semundjet dhe uria, nga uria per kujdes e dashuri. Si nje nene e kujdesshme i mlodhi te gjithe rreth sofres se saj te madhe, sofer e strehe qe u shtri neper tere rruzullin tokesor. Ndoshta kjo ka te beje edhe me kombesine saj, me ate te qenit shqiptar dhe zakonit; Buke e krip e zemer. Nene Tereza kete zakon e ngriti ne shkalle hyjnore per nevojtaret e saj, u jepte ato qe kishte, por u ofronte edhe kujdes e dashuri te pakufijshme.
Nene Tereza nuk i sherbeu asnje qeverie, asnje regjimi, ajo i sherbeu njerezimit dhe vepra e saj do te cmohet nga te gjithe, sa te rroje edhe njerezimi. Jeten e saj ia kishte lene ne dore, ia kishte dorezuar Zotit dhe Jezu Krishtit. Kombi qe nga gjiri i vet nxjerr figura madhore si Skenderbeu, shenjetore si Nene Tereza e shume e shume te tjere, sado qofte i vogel ne numer, ai komb ka dicka madheshtore, ka dicka te shenjte ne AND-ne, ne kodin e tij moral te tejbatur neper shekujt e ekzistences se tij. Figure madhore kombetare e nje rendi me te larte eshte ajo figure qe i perket edhe tere njerezimit. E tille eshte Nene Tereza – Shen Tereza, misherim, personifikim i dashurise, meshires dhe miresise njerezore mbeshtjellur ne nje vele hyjnor. Fytyra e saj rrezatonte miresi, dashuri njerezore. Nga portrei i saj hyjnor ne sheshin e Shen Pjetrit perhapet ajo buzeqeshja e saj plot embelesi e dashuri prej nene. Ajo ishte shenjtore sa ishte mbi dhe, por tani me bekimin e Papes dhe te Kishes Katoline, shenjtesia e saj u zyrtarizua. Galeria e portreteve te njerezve te medhenj jo vetem te shekullit te njezet, por edhe tere historise njerezore, nuk mund ta paramendohet pa portretin e Nene Terezes, Shen Terezes.
“Ne nuk mund te bejme gjera te medha, por ne mund te bejme vetem gjera te vogla me nje dashuri te madhe”, eshte nje nga thenjet e shumta te saj. Dhe eshte pikerisht dashuria, respekti per njeri-tjetrin qe jane duke munguar ne shoqerine shqiptare, shoqerine n jerezore. Nene Tereza e ndjeu thelle ne ndergjegjen e saj nje thirrje nga Qielli se, mund te bente dicka per te miren e njerezimit. U ngrit ne kembe dhe iu pervesh punes, te tjeret e ndoqen pas, iu bashkangjiten misionit te saj te shenjte. Nje grua e zakonshme me nje personalitet te jashtezakonshem, me kembengulje e perkushtim beri gjera te jashtezakonshme, beri mrekullira. Per ne ajo eshte bere ambasadorja jone me e denje ne tere boten, ajo misheron vlerat tona te larta kombetare e njerezore, ajo eshte bere leternjoftimi yne, pasaporta jone, duke e ngritur lart emrin e Shqiperise, kombit tone. Ne caste te veshtira historike bota e ndihmoi Shqiperine, e ndihmoi Kosoven ne luften e saj per pavaresi, sepse fuqite me te medha e me perparimtare te botes po ndihmonin popullin e Nene Terezes. Sikur te kishte jetuar ne kohen e saj poeti yne kombetar, Naim Frasheri, me siguri do t’i kishte kushtuar ndonje varg: “Ti Nene Tereze na ep nder, emrin shqiptar lart e ngre”.
Njerezimi i eshte shume mirenjohes Nene Terezes. Me 1979 u nderua me Cmimin Nobel per Paqe, ndersa sot ajo po shpallet shenjetore. Ne bashkekombesit e saj mburremi me Nenen tone, Shenjetoren tone. Populli yne ne te gjitha trojet etnike dhe ne diaspore i ka ngritur permendore Nenes Tereze. Rruget, sheshet, institucionet, organizatat, aeroportet, shoqatat e fondacionet e shumta e mbajne emrin e saj. Por permendorja me e madhe qe ne mund t’i ngreme Shen Terezes, nderimi me i madh qe ne mund t’i bejme asaj dhe te gjitha figurave madhore te kombit tone, duhet te jete perkushtimi yne qe t’i vazhdojme veprat e tyre, t’i mbajme gjalle e t’i zbatojme ne jete mesimet dhe porosite e tyre te vlefshme, te ndjekim shembullin e tyre. Shen Tereza nuk ka nevoje per permendoret tona, ne kemi nevoje per permendoret e saj. qe ta kemi gjithmone ne mesin tone, shpirtin tone, ne jeten tone.
Tani ne duhet ta pyesim veten tone: Po ne c’mund te bejme, pse jemi duke ndenjur duarkryq? Dhe t’i pervishemi punes per te bere dicka per bashkekombesit tane, kombin tone dhe njerezimin. Sidomos udheheqesit e dy shteteve shqiptare, Shqiperise dhe Kosoves, te cilet me shume krenari moren pjese ne ceremonine e shenjterimit te Nene Terezes duhet te reflektojne shume per veprimet, thene me mire, mosveprimet e tyre. Ata e dine fare mire se nje pjese e mire e qytetareve jeton ne varferi, disa edhe ne varferi te skajshme, ndersa ata kane grumbulluar pasuri marramendese te paligjshme, dhe ate ne kurriz te popullit. Le ta pyesin veten se c’do te thoshte Shen Tereza per kete? Te thirresh ne emer te Shen Terezes dhe punes se saj dhe vete te besh te kunderten, eshte e pamoralshme, e papranueshme, eshte dyfytyresi, eshte mekat, eshte nen nivelin e dinjitetit njerezor. Politikane e udheheqes shqiptare, ju e keni kerkuar voten per t’i sherbyer popullit dhe jo per ta ngulfatur popullin. Ne keto caste te shenjterimit te Nene Terezes te reflektojme pak per detyrimet tona si qytetare dhe si qenje njerezore.
Te shpresojme se akti i shenjterimit te Nene Terezes do te sjell energji te reja, energji pozitive, mirekuptim, dashuri e respekt per njeri-tjetrin ne te gjitha trevat tona, ne jeten e cdo shqiptari dhe cdo njeriu ne bote. Te shpresojme se fryma e shenjte e shpirtit te Shen Terezes do te bej edhe nje mrekulli te trete: qe me ne fund udheheqesit shqiptare te fillojne te kujdesen per vendin, per popullin e vet.
Philadelphia, 4shtator, 2017.
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro-amerikane.