Nga Beqir SINA New York/
Kryetari i Këshillit të Komunës, z. Bashkim Mashkulli, bëri përurimin e portretit të aktivistit të mirënjohur me origjinë nga Reka e Epërme, Branko Manojloski, duke e konsideruar portretin e tij me vlera të mëdha në drejtim të vetëdijes tonë kombëtare shqiptare në zonën e Rekës së Epërme dhe jo vetëm kaq, por, edhe me gjerë tek shqiptarët ortodoks në Maqedoni
DIBER e MADHE : Në qytetin e Dibrës së Madhe – Maqedoni, u bë përurimi i portretit zyrtar të njërit prej mbrojtësve të shquar të origjinës shqiptaro ortodokse, nga shqiptarët e rajonit të Rekës së Eperme, aktivistit të mirënjohur Branko Manojlovski.
Piktura, me sa duket, është me përmasat 150×150, dhe, është portreti zyrtar i aktivistit Shqiptar ortodoks Branko Manojlovski ku ai shihet i veshur me një kostum folklorik të kësaj zone , opinga, tirqe të bardha, dhe xhamadan të zi, duke kalaruar mbi një kalë të bardhë.
Portreti është përuruar, simbas rrjetit social Facebook, nga disa anëtarët e këshillit të Komunës, në hollin qendror të ndërtesës së Komunës Dibra e Madhe në Maqedoni, të paktën kështu njoftojnë mediet sociale nga atje
Piktura e cila është shpërndar sot edhe në statusin e tyre në rrjetin social facebook , është e vendosur në një korrniz të madhe, dhe duket se është e pikturuar me bojra vaji.
Siç dihet tashmë Branko Manojlovski është i vetdeklaruar publikisht si Shqiptar ortodoks nga shqiptarët ortodoks të Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës.
Por, që më shumë i përket rajonit administrativë të Komunës Dibra e Madhe në Maqedoni.
Dje, në ambientet e Komunës së Dibrës së Madhe, në një atmosferë miqësore, shkruan në statusin tij në Facebook, Arian Oboku, kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës së Madhe, zoti Bashkim Mashkulli, bëri përurimin e portretit të aktivistit të mirënjohur me origjinë nga Reka e Epërme, Branko Manojloski, duke e konsideruar portretin e tij me vlera të mëdha në drejtim të vetëdijes tonë kombëtare shqiptare në zonën e Rekës së Epërme dhe jo vetëm kaq, por, edhe me gjerë tek shqiptarët ortodoks në Maqedoni.
Branko Manojlovski është Shqiptari ortodoks nga Bellçica e Rekës së Epërme, në rajonin ndërmjet Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës i vetdeklaruar Shqipëtar.
Branko Manojlovski – u lind më 19 gusht të vitit 1941 në fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.
Ai nuk e ka mohur asnjëher se është Shqipëtar ortodoks, dhe, është vet-deklaruar publikisht përmes medias dhe rrjeteve sociale se është shqiptar ortodoks dhe jo maqedonase, në Maqedoni, SHBA dhe kudo në Kosovë e Shqipëri.Branko thotë se prindit e tij janë quajtur Zafira dhe Manojl.
Kurse, shkollën 4-vjeçare e ka kryer në Belqicë, atë 8-vjeçare në Gostivar. Mësimet e shkollës së mesme i ndoqi në Tetovë sikurse studimet në Zagreb në vitin 1967.
Në vitin 1969 Branko Manojlovski vendosi të shpërngulet nga vendlindja duke udhëtar drejt Çikagos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe aktualisht është duke jetuar familja e tij.
Dhe i është bashkëngjitur komunitetit shqiptarë atje në të gjitha aktivitetet dhe veprimtarit e tyre, përfshirë festimin e 28 Nëntorit Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Branko Manojlovski – është baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.
Pas pensionimit, thuajse pjesën më të madhe të vitit e kalon mes vendlindjes Rekës së Epreme dhe Çikagos- SHBA.