Redaksionalja e Faik Konicës në 5-vjetorin e Revistës Albania/
nga Rafael Floqi/*
Transkriptuar në shqipen e sotme, duke ruajtur tingëllimin në toskërisht/
Në revistën “Albania” që u botua nga Faik Konica në vitet 1897-1909 u paraqiten rregullisht artikuj redaksionale polemizues. Në trashëgiminë e Konicës vendin kryesor e zë publicistika. Ai paraqitet si një nga themeluesit dhe mjeshtrit e publicistikës shqiptare. Për afro gjysëm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shënime, ese etj. të cilat i botoi në organet që drejtonte vetë. Tema qëndrore e publicistikës së Konicës në revistën “Albania” do të jetë ajo atdhetare, problemet e lëvizjes kombëtare, fati i Shqipërisë, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t`i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etno-kulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe.Por rasti i Faik Konicës, intelektual i dorës së parë në kohën e Rilindjes, është shembulli më flagrant (përvec ai i Gjergj Fishtës) i censurimit, mohimit, të mos themi asgjësimit kulturor të një prej figurave më të ndritura në historinë e kulturës shqipe.
Ai në Shqipërinë socialiste u trajtua si person jo-ekzistues dhe kryevepra e tij, revista “Albania”, u mohua për 50 vite në radhë. Urrejtja e qarqeve sunduese të Shqipërisë ndaj Faik Konicës mori përmasa paranoide. Kjo urrejtje, ky mohim, me të vërtetë shkaktoi një dëme të madhe; pikëpamjet e intelektualëve shqiptarë rreth zhvillimit të kulturës shqiptare u shtrembëruan, sepse e vërteta, se “Albania” kishte luajtur një rol vendimtar në jetën kulturore shqiptare gjatë fazës së dytë të Rilindjes kombëtare, u la në heshtje, dhe kush guxoi të shkruante pozitivisht për Konicën dhe veprat e tij do të bënte vetëvrasje politike dhe shoqërore! Por dhe ky pamflet redaksional i botuar me rastin e pesë vjetorit të numrit të parë të “revistës Albania” tw gjithw dashakeqwve e anti shqiptarwve u pwrgjegjet
“Munt të pyesin disa — të gjitha këto i paska bërë « Albania ». Atyreve qi pyesin këtë se kujtojnë që unë dua të lëvdoj veten, u përgjigjem : Direktori i « Albanies » s’ bëri gjë fare ; po të gjitha këto e kanë burimin në mundimet e bashkëpunëtorëve t’ « Albanies». Atyreve qi pyesin me shpirt-ligësî, u thomi: Shqipëtarët e nesërm do të gjykojnë”.
****
Me këtë numër, po mbushen pesë vjet që dolli « Albania ». Pesë vjet mundîme, punë, luftë për bashkëpunëtorët e « Albanisë » ; pesë vjet sëmundje e hidhërim për kurvat shërbëtore te Turkut a almitsa të Moskovit. Ne na kundërshtuan pa pushim, duke shpresuar sot vdekjen t’onë për nesër, duke rënë nesër në dëshpërim, e ashtu gjer me këtë ditë.
E ç’kundërshtim ? Jo faqeza, jo sheshit, jo me arsye, siç u përket burrave të vërtetë, po prapa kurrizit, n’ errësirë, me gënjeshtra, si kurva që janë e do të mbeten. Sa për ne, ç’ do herë q’ u-rëfye nevoja, ua ngjeshëm fora dackat armiqve t’ane, duke provuar se sa do se mos shpirt-ndyrët janë shpirt-ndyrë e harbutët harbutë. Po më të shumët herë pushuam, se atdhetaret qi ligjërojnë të Përkohshmen presin prej nesh punë më të dobishme se të japim mësime të kotta në zuzarë të paturpshëm.
Punet qi priteshin prej nesh, bashkëpunëtorët e « Albanies • me durim, me fie dashuri të thelle t’atdheut, me në hollim te bukur, i vunë mb’ udhe. Vjershëtorë të vërtetë, shkrimtarë të kulluar, gjykatës të drejtë të punëve të politikës, mbijtën pake nga pakë e u-bashkuan tok. Me sa levdatë, me sa të mburrur, mundim të botojmë më postë një vjershë të Geg Postrippes, aq të hieshëm, aq të zgjedhur në fjalët, aq të mbaruara sa meriton t’u- jipet, për shembull gjithë vjershëtorëve t’ anë.
Geg Postrippa e shume te tjerë qi me fie mënyre a me fie tjatër po zbukurojnë gjuhën shqipe,si do kishin rëfyer fuqin’e mjeshterin’e vetë në mos kishin një të përkohëshme të tyre, — në të cilën drejtori e pati kurdoherë për nder të hiqet mbë ane e t’ u lejë vendin e parë ! Shoqëri të nxehta u-krjuan kudo, nënë kryesin atdhetarësh mendje-lartë, libra popullore mbijtën me të gjitha anët si lule, e duke shtyre njeri tjatërin, u-ndesnë vatëra kombëtare ditë për ditë. Shqiperia e sipërme, qi në kohet e shkuara u-be sa herë vegla e Sulltanëve kundër Shqipërisë së poshtme, zuri të përkujdeset edhe ajo me dashuri të madhe, e, në vaftë përpara pa qendruar, fie anë e Gegerisë do t’ i shkojë gjithë viset e tjera të Shqipërisë për punët kombëtare. Do me thënë munt të pyesin disa — të gjitha këto i paska bërë « Albania ». Atyreve qi pyesin këtë se kujtojnë që unë dua të lëvdoj veten, u përgjigjem : Direktori i « Albanies » s’ bëri gjë fare ; po të gjitha këto e kanë burimin në mundimet e bashkëpunëtorëve t’ « Albanies». Atyreve qi pyesin me shpirt-ligësî, u thomi: Shqipëtarët e nesërm do të gjykoinë. Atyreve qi pyesin dhelpërisht e kurvërisht, u pshtyjmë këto fjalë : Mjaft me gënjeshtra, harbutë të poshtër ! S’ kini ju turi të gjykoni punë të tilla, po hiqni e -bëni zaptien siç ‘ e kini pasur ghithmotin « zananë ».
E na rroftë Shqipëria e vertetë !
Fk K-tza
*Botohet me rastin e Vitit Të Faik Konicës(2016), shpallë nga Federata VATRA