Nga Elida Buçpapaj/
Në shtypin shqiptar është ribotuar një biografi jo vetëm e Artur Zhejit, por e gjithë familjes së tij, me nënë e babë, me listë familje nga Kastriot Myftaraj. Për hir të së vërtetës, do të shpreh mendimin tim.
Nuk kisha menduar kurrë se mund të fliste dikush pa superlativa për Petro Zhejin.
Nuk kisha menduar se mund të dilte dikush e mund të hidhte pluhur në figurën e tij poliedrike të një gjeniut-patriot dhe altruistit të përmasave të Petro Zhejit.
Nuk di në botën shqiptare një altruist të tillë përveç Nënë Terezën.
E adhuronin të gjithë, miq e armiq, intelektualë, akademikë, profesorë, ziliqarë, spiunë.
Petro Zheji mund të ishte Kryetari i Akademisë të Shkencave;
Petro Zheji mund të ishte Ministër i Kulturës,
Petro Zheji mund të ishte Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Francë, Itali, Gjermani.
Nëse në Shqipëri do të ishte rrëzuar me të vërtetë nga themelet ngrehina e diktaturës.
Petro Zheji është figura më e ndritur e një shqiptari.
I fundmi shqiptar me të gjitha ato vyrtyte, superinteligjencë, mirësi, kulturë, sakrifica, që përbën farën shqiptare.
E gjithë elita e sotme politike në Shqipëri ka dalë prej hundës së Petro Zhejit.
Të gjithë nxënës të përulur të tij, ai në përmasat e Shenjtorit në një apartament të mjerë, ku gjithë rinia elitare shqiptare shkonte dhe i falej.
Sepse ai i mësonte se si të mbeteshin njerëz!
Sepse Petro Zheji rrezatonte dituri, rrezatonte kulturë, rrezatonte shqiptari, rrezatonte antikomunizëm, rrezatonte antikonformizëm, rrezatonte mirësinë e Zotit.
Im atë, i persekutuar nga diktatura e njihte Petro Zhejin kur punonin bashkë në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, Petro Zheji ishte përkthyes, ndërsa im atë redaktor.
Im Atë e adhuronte Petro Zhejin, Im Zot Fan Noli i dukej nxënës përpara gjenisë së Petro Zhejit.
Edhe nëse Im Zot Fan Noli do të ishte gjallë ashtu do të ndihej përpara gjigandit të gjuhës shqipe.
Kur nuk më doli e drejta e Universitetit, im atë i shkoi Petro Zhejit në shtëpi dhe iu lut nëse do të ishte e mundur të më jepte mua, bijës së tij të vetme, leksione të frëngjishtes.
Petro Zheji pranoi menjëherë. Shtëpia e tij dhe jona ishin në dy cepe të kundërta të Tiranës. Ai nuk mungoi asnjëherë. Ai nuk mori asnjëherë asnjë lek.
Dita e javës kur na vinte në shtëpi për ne ishte festë e madhe.
Ishte simboli i së mirës dhe ndershmërisë. Tek ne fliste pa doreza, talleshim dhe qeshnim me kukullat e regjimit dhe të pseudoelitës.
Ishte besimtar i madh dhe nuk ka shkelur kurrë dikë në besë. Ka ndihmuar kë ka mundur, cilido që i ka kërkuar ndihmë pa i kërkuar kurrë shpërblim, pa i marrë kurrë shpërblim.
Regjimi komunist me superstrukturën e ka urryer sepse përpara tij ishin liliputë, ndërsa ai gjigandi i mirë.
Familja e Petro Zhejit mund të konsiderohet me gojën plot një nga Familjet e Mëdha të Shqipërisë. Që nga Spiro, i jati, të gjithë të ditur, të shkolluar, të pasur dhe sidomos patriotë, çka binte ndesh me logjikën e diktaturës së proletariatit dhe të çakejve të sodit.
Në fushën e përkthimit, njohjes të gjuhëve, erudicionit, kulturës, poligloti Petro Zheji është unik për kohën që jetoi, për shekullin XX-XXI.
Unë nuk gjej sot një kokë shqiptare që ta krahasoj me të.
Ishte punëtor i madh. I mblidhte të gjitha fjalorët e dialekteve të shqipes për të qëmtuar një perlë të gjuhës shqipe;
Është i pari që e ka mbrojtur tezën se gjuha shqipe është nëna e të gjitha gjuhëve, nga ky plan i kalon të gjithë shkencëtarët dhe linguistët shqiptarë prej Eqrem Çabejit e këtej.
Në lidhje me ndryshimin e mbiemrave. Në diktaturë të ndërroje emrin e familjes ishte mënyrë për t’i shpëtuar ferrit të persekutimit, për t’i shpëtuar rrezes së shikimit të diktaturës kriminale.
Marr një shembull brenda gjakut tim, dy dajat e nënës time nga Starova e bënë mbiemrin Darova.
Por Petro Zheji është njohur vetëm me këtë emër. Sikur e gjithë familja e tij. Nga familja e Petro Zhejit kanë dalë intelektualë të elitës, Gjergj Zheji, Vera Zheji e me radhë.
Nuk kam dëgjuar asnjë shqiptar që t’i akuzojë këta emra apo t’i marrë nëpër gojë ! Kanë mbetur të respektuar nga fillimi në fund, me jetë të pastër nga nisja në finish.
Ndërsa Petro Zheji ishte përjashtimi, antirregulli, antirryma, antikonformisti, tallësi dhe përqeshësi ndaj të keqes, adhurues i lirisë, dhe luftëtar i paepur i saj, ishte adhurues i dijes dhe dijetar i përmasave kozmike, ishte adhurues i kulturës dhe ishte një diell që buronte kulturë. E njihte kulturën Perëndimore, të Francës, Italisë, Gjermanisë që zor mund ta njihnin kokat e këtyre vendeve. I adhuronte SHBA, Perëndimin sepse aty e kishte shpresën për shpëtimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Mbeti i persekutuar në diktaturë, por edhe gjatë çerek shekulli në post diktaturë, sepse u persekutua nga dishepuj e tij, nga ata që Petro u përpoq me gjithë shpirt që t’u mësonte diçka.
Në lidhje me SHBA nëse Petro Zheji paska thënë se “aty paska gjetur komunistë” nuk besoj kurrëqysh të jetë kjo arsyeja e kthimit të tij.
Në fakt, Petro Zheji ishte ithtar i së vërtetës, ka thënë atë që shumë e kanë thënë pas tij, sepse të parët që shkuan në Amerikë ishin komunistët, ish-sigurimsat, njerëzit e diktaturës dhe Ramiz Alisë, pasi ata kishin mundësi që të merrnin viza, pasi i kishin në dorë të gjitha instrumentat e shtetit.
Arsyeja që është kthyer në Shqipëri mund të ketë qenë zhgënjimi apo malli për vendin e tij, sepse Petro Zheji është Shqiptari më i madh i kohës sonë.
Arsye e kthimit në Shqipëri dhe e jetës së tij është padyshim Artur Zheji. Kur Petro Zheji kishte një zemër për të dashur të gjithë botën, e si të mos e deshte të birin e tij, të cilit i kushtoi jetën.
Artur Zheji nga ana e tij ishte produkt i të jatit dhe një aktoreje të shquar. Ishte i lindur mes kulturës, i rrethuar prej librave, prej dijes, prej elitarizmit. S’kishte nga të dilte ndryshe. Ishte i përkëdhelur. Padyshim që ishte. Por nuk e përkëdhelte shteti, e përkëdhelnin prindërit e tij, rrethi i tij.
Të fillojmë e të diskutojmë jetën private të gjithësecilit do të thotë të vemë në lëvizje logjikën e regjimit kriminal.
Ta kthejmë në krim një histori dashurie të Artur Zhejit kur ishte 23 vjeçar, është çmenduri. Aq më tepër kur ai ka treguar kujdes atëror për frutin e dashurisë së tij. Nuk e braktisi vajzën asnjëherë.
Në lidhje me formatin e Artur Zhejit. Mos harrojmë se Petro dhe Arturi u larguan nga Shqipëria si refugjatë në vitin 1990, ndërsa në moshën 29 vjeçare Artur Zheji punonte gazetar tek Radio Radicale dhe ishte miku i të madhit Marco Panella! Njihte italishten në mënyrë perfekte dhe kishte fituar një vend pune që ia kishte zili çdo kush sot e jo 25 vjet më parë dhe këtë gjë e kishte arritur me forcat e veta!
Kthimi i Artur Zhejit në Shqipëri mund të shpjegohet me faktin e ngopjes me Perëndimin. Këtë shpjegim e jap duke u nisur nga eksperienca e refugjatëve, që pasi e shohin se çfarë është Perëndimi, kërkojnë të kthehen në vendin e tyre duke shpresuar për një copy paste apo kushedi çfarë.
Fakti është se u kthyen në Shqipëri Ati dhe i Biri, Petro Zheji nga SHBA dhe Arturi nga Italia. Zoti mbeti në qiell, ndërsa shqiptarët nuk gjenjë ende forca që të ringjallen dhe e vetmja mënyrë për të mbijetuar është konformizmi.
Të jetosh në Tiranë nuk ke si të mos konformohesh. Dhe vetëm këtu mund të jem dakord me Kastriot Myftarajn, por kësaj kilisheje nuk i shpëton dot askush, kush dëshiron që të jetojë në Atdheun e tij. Dhe konformizmi shihet si një sakrificë për qëllime patriotike, deri sa elita vijon të dergjet mjerueshëm duke merituar mëshirën dhe neverinë. S’ka Samaritan të Mirë në Tiranë! Asnjë! Petro Zheji po, ishte Samaritani i Mirë!
Më vjen mirë që skulptori i mirënjohur amerikan Thomas Marsh, autor i statujës në nderim të viktimave të komunizmit “Goddess of Democracy” e vendosur ne Washington, DC ka treguar gadishmëri të plotë të krijojë statujën e Petro Zhejit, të gjuhëtarit antikomunist dhe të elitarit elitarist, statuja e të cilit e ka vendin përpara Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ashtu sikur edhe Akademia e Shkencave do të nderohej me emrin e Petro Zhejit.
Emigranti says
Zonja Elida, faleminderit per shkrimin e mesiperm. Jini personi i pare, qe shkruani per nje figure te tille, te harire ne gjitha planet. Ashtu si ju, pamvaresisht se ka qene mike shtepie i babait tuaj dhe si i tille, u ka ndihmuar edhe ju per gjuhen frenge, u ben ju te flisni e shkruani me superlativa. Gaboheni kure e cilesoni te ndjerin Petro ZHeji si profesor te imzot Fane Noli, i cili ishte si mali i Tomorit dhe i ndjeri Petro, ishte nje koder para tije. Keshtu munde te them edhe per kolloset e shkences dhe gjuhes shqipe. A.XHuvani, Mair Domi, E.Cabeji etj. te cilet reshtohen ne panteoni e diejs, shkences, letersise dhe gjuhes shqipe. Ndersa per te birin, A. ZHejin,jo vetem si ka njgjre te ndjerit Petro, pore ja ka njollosur emrin te atit. Person i dekridituar ne opinjon, pianex, bizozxhi, burre pa karakter, kalon sa majtas, djathtas, servil e bythelepires i politikaneve kryesor, interesaxhi. Prandaj zonja Elida, mose e fute Arturin ne altarin e te atit. SHiko qendrimin e koheve te fundit, daj Rames, kure priste te merete postin e drejtorit te RTSH, apo te ATSH,fliste e shkruante me superlativa per kryeministrin Rama dhe programin e riindjes shqiptare. Kure smori asnje poste,sikure te mose ishte ky Artur, filloi ta shaje Ramen me rrenje e me dege thuajse perdite e cdo jave,. Cfare karakteri eshte ky si djale i nje neriu Atdhetare, poliedrik, hmaniste e besimtare, mbi te gjitha me nje karakter te hekurt, sic e pershkruani Ju, te djerin Petro.Duket se nga trendafili, ka bire fera.
Eugjen Merlika says
Me duket teper i guximshem roli i “gjykateses” absolute te jetes kulturore shqiptare te nje shekulli, qe meton te kete ekskluziven per te dhene gjykime te prera mbi vlerat reale te perfaqesuesve te saj.
Pa i hequr asgje meritave dhe personalitetit te te ndjerit Petro Zheji, jam i bindur se dhe Ai vete, nuk do t’a kishte pelqyer nje paraqitje te tille, kaq olimpike te figures se Tij, per arsyen e vetme se Ai i njihte mire vlerat e personaliteteve shqiptare te kultures dhe dinte t’i çmonte me objektivisht se sa autorja e shkrimit.
faruk myrtaj says
Njejtesoj pershtypjet me zotin Merlika. Edhe me maturine e urtesine e tij qortuese per tejkalim te kompetences se te drejtes per fjale te lire.
Liria dhe bashke ne te dinjiteti e mundesia per te fituar kurore te tilla ose te dekretoheshin dhe ishin te dyshimta – se paku per konsiderimin ne liri-, ose do duhej te ngriheshin mbi supet e te tnereve. Liria e vertete ishte i ndrymur ose kishte mbyllur goje.
Elita e asaj kohe nuk na la elitare te perplotur.
Gezim Boçari says
Jam dakort me pjesen me te madhe te mendimeve te shprehuar ne kete shkrim. Mbetet nje nga te medhejte e gjuhes. E kam njohur Petro Zhein ne vitet e fundit te jetes se tij, kur gjendjashendetesore kishte filluar te rendohej. E vetmja kerkese e tij ishte qe teza e tij per gjyhen shqipe te shtrohej per diskutim dhe atij ti jepej e drejta te fliste dhe te argumentonte tezat e tij para cilitdo qe kishte bindje te kundert. E kam transmetuar personalisht kete kerkesa ne disa prej personva VIP ne Akademi dhe Katedren e Gjuhes Shqipe ne UT( me falni qe nuk po permend emrat ) Mbeta i çuditur qe asnkush nuk ndihej komod as ta kundershtonte por as ta zyrtarizonte miratimin e teorise tij. Mesa duket , pa u shprehur te huajt keta tanet nuk guxojne te japin vleresimin e tyre shkencor per teorine e gjuhes shqipe si gjuhe simbolike formuluar nga Petro Zheji. Do ishte me shume vlere nese Arturi, djali tij , do te sistemointe dhe botonte te gjitha punet e lena pa mbaruar te Petros. Ne mos sot neser ato do marrin vleren qe e meritojne.