Kur hedhin hapin e parë drejt Shtëpisë së Bardhë janë më të qeshur, më të rinj dhe me më pak rrudha në fytyrë, por kur dalin prej saj, dalin me më shumë thinja dhe më të zbehtë.
Kjo është kostoja e pushtetit për shumicën e Presidentëve amerikanë.
Që nga Lincoln, Kennedy, Clinton e Bush e deri tek shembulli më perfekt për të ilustruar këtë, Barack Obama; të gjithë duket sikur kanë kaluar dekada dhe jo 4 apo 8 vite në Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta edhe për afërsinë kohore, Barack Obama ndonjëherë duket më i prekuri ‘i plakjes nga pushteti’.
Po tek ne cdodh? Për analogji, këto 70 vjet shumica e atyre që kanë hipur në pushtet, poshtë 70 kilëshit, me fytyra të vrerosura e të ngrysura, brenda vitit, shtojnë 10 kg, janë zbukuruar në fytyrë, rinohen, venë bark dhe i shndrit faqja. Nuk i njeh, a është Hasani, Koli apo Peci! Arësyeja pse? …kuptohet…ngaqë e vrasin shumë mendjen për punën dhe hallet e popullit?! {SH.K}
Jakov from Israel says
Kjo eshte e vertete absolute ,por ke haruar nje personazh ,te cilen pushteti ,i cili i filloi me te shoqin ne Shtepine e Bardhe e mbaron me ate vet si Sekretare e Departamentit te Shtetit –zonja e tejplakur Clinton .Mbushur me rrudha ,sy te rene posht ,qafa si e nje 90 vjecareje ,por mjeshtre per ti mbuluar difektete me buzeqeshje e duke pare LART sepse rrudhat tendosen ,ne kete menyre .Do ja kete rekomanduar ndonje kozmetollog sepse mendja e asaj plake ,nuk mund te zbuloje gjera te tilla .Cojeni ne nje azil se do te jete atje me e reja per te kandiduar si Presidente Azili .MOs e dhente Zoti ta zgjidhni ate ne tetor se do te mallkoni ate dite pastaj per gabimin .Por une personalisht jam i sigurt se Trump do ja minoje karriken asaj zonje shtinjake e mashtruese qofte edhe ne mardheniet e saja familjare .Thjesht nje hipokrite Qe nuk meriton asnje cast te ulet ne ate post .Duhej te shkruaja Posht .