Prof. Sylë Ukshini/
Plani ushtarak i koduar “Patkoi”, instrumenti kryesor i doktrinës serbe për doktrinën e Serbisë së Madhe. Intervistë me gazetaren e TV Dukagjini, Agnesa Hasanaj, për planin serb të koduar “Patkoi”, përmes të cilit regjimi i Milosheviqit provoi të realizonte projektin serbomadh të dëbimit të shqiptarëve jashtë Kosovës dhe serbizmit të saj. Ky plan, i hartuar në vjeshtën e vitit 1998 nga kreu ushtarak dhe politik i Beogradit, u bë i njohur në prill të vitit 1999. Në javën e Pashkëve, situata në Kosovë u ashpersua nè mènyrë dramatike. Vala e refugjatëve në Shqipëri, e nè veçanti ajo në Maqedoni, mori përmasa katastrofale, ngase ishte e qartë se forcat serbe tè sigurisè kishin filluar dëbimin sistematik te shiptarëve.
Në materialin në vazhdim do të sjellim një debat shumë interesant me ministrin e atëhershëm gjerman të Mbrojtjes, Rudol Scharping, në të cilin përfshihen edhe Ruprecht Eser, Thomas Deichman (“Novo”) dhe Dieter S. Lutz (Instituti i Kërkimeve për Paqe në Hamburg). Në këtë debat Scharping argumenton nevojën e intervenimit të NATO-s në luftën e Kosovës dhe si jep informacione për planet serbe për spastrimin etnike dhe këmbëngulë për ekzistimin e një plani të koduar serb “Patkoi”, i cili, siç shihet, filloi të jetësohen në shkallë të gjerë, sidomos në fillim të vitit muajit janar 1999, me masakrën e Reçakut dhe më pas me ritme edhe më dramatike pas dështimit të Konferencës së Rambujesë.
Ky debat, “Ditët e Maincit në kritikën televizive”, që ishte organizuar nga kanalet televizive ZDF, 3SAT dhe PHOENIX menjëherë pas luftës në Kosovë, nxjerr në pah domosdoshmërinë e intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë, kur ishte bërë e qartë edhe nga vetë goja e Milosheviqit se “mund të shkel mbi kufoma (të shqiptarëve)!”. Ishte momenti kur shqiptarëve të Kosovës po i kanosej ekzistenca civile, kur vrasja dhe dëbimi kolektiv i shqiptarëve dhe trenat e stërmbushur me civilë shqiptar, i kujtonin botës demokratike skenat e filmit “Lista e Shindlerit”, të përndjekjes së hebrenjve nga regjimi i Hitlerit.