Echo XXI
Qaj o lum mbi globin e universit tem.
Qaj për detet e shterruna të truve
qi përditë bahen fli nji e nga nji
tue u shue prej shkëlqimit të rrem.
Qaj o kolumri për vllaznit e Abelit,
qi pantallonat i ban fustane …
e fustanet çakshirë tue i turpnue xhubletat!
O Zot i universit! Bjeri trumpetave dhe shalo meteorët
qi mos me shue krejt kyt krisje qytetnimi…
ku dhe pse Hyu ka 2000 vjet qi robtohet m’e ndërtue njeriun, por ai prap zvarritet si gjarpni.
Metamorfoza mundet me ardhë dhe prej kataklizmës ,
qi me shërue hipokondrinë e shekullit t’ mallkimit
t’ librit, q’ asht zëvendësue me shabllonin tabloid.
Qaj o qiell me atë vaj qi bane Noen me lundrue
n’ Ararat…
E kataklizma ripërtërin shpresën qi njeriu me e njoft vedin tue nderue lavdin Tande.
Atëherë kam me këndue me shtojzovallet qi jan msheh prej frikës n’ qendër të tokës … e , globet e kshnellave kam me i kurdis në nji kor me kumont e katedraleve , tue thirr në kup t’ qiellës , Halleluujaah !!!
Mundesh me has
N’ gardhe ka edhe kaçamij,
si n’ ferra ka edhe lule.
N’ saraje futen dhe mij ,
n’ shoqni, hipokrit pa tule.
Mundesh me has dhe zagarë
qi i lehin zogjve t’ qiellit…
burimit e ujëvarë,
ku i bajn , “ ham” dhe diellit!
Pan Gu
O miku jem Pan Gu , koka jote u bë mal…
e sytë diellë e hënë,
gjak’ lumë-ujë , flok’t pemë , mishi tokë u fal .
Nu Wa, degën e manave e tërhoqi n’ baltë
dhe i shkundi njerëz mbi dhe!
Po , prej asaj kohe dhe sot… mbetën të pafe ?!