I dashur gjysma ime!
I dashur gjysma ime më e mirë,
Çerek shekulli i mbushëm sot në kalendar,
Dy të panjohur në të njëjtin stacion,
Dy bashkëudhëtar.
U nisëm dhe udhës jemi ende,
Me mijëra te panjohura ky destinacion,
Ç’do lufte e fitore ka qene e vertete,
Me lot, të qeshura e plot emocion.
Ti s’me ke dëgjuar sa herë të dua kam thënë,
Dhe më shumë kur kemi qënë hidhëruar,
Ti ndoshta se di se botën time,
Ti e ke në duar.
Dhe kur të dy mbajmë mëri prej fëmije,
Për gjëra të vogla që s’kanë fare vlerë,
Unë qaj nën zë se jam grua e rritur,
Dhe fshihem shpesh pa u ndjerë.
Ç’do gjë që lëviz në kohën time,
Ndalon kur ti s’më thua një fjalë,
Heshtin gjethet nga fëshferimat,
As deti s’ka valë.
As zogjtë s’më çojnë në tjetër gjëndje,
Dhe unë nuk dua që dimrit ti ngjaj,
Për një buzëqeshje ka nevojë zemra ime,
Po fol që dreqi ta hajë.
Ndaj jetën e kam ndarë me ty,
Dhe shpirtin tim jo më pak,
Unë e ti jemi nga ato dashuritë,
Që s’digjen asnjëherë nëpër flakë.
Mos u afro në portën time
As hapat mos i sill në portën time,
Mos bë gabim e më troket,
Ikja ta dish më shumë se ardhja,
Të vret!!
Mos u afro se ta njoh hijen,
Dhe frymëmarrjen ty ta njoh,
Më kanë mbaruar gjithë dëshirat,
E s’dua të të shoh.
Prapa derës ku kërkon të hysh,
Nuk jam ajo që vrave ti,
Unë s’jam buzëqeshja e sajuar,
As dhe jotja mbretëri.
Në do ta dish sa ike ti,
Qershija sythat e brishtë I nxorri,
Në vend të lotit ka rënë pak shi,
Për trëndafilat e oborrit.
Dhe një këshillë në emër të asaj,
Që dikur ne të vyer kishim,
Mos mu afro se s’ka më vlerë,
Ne s’jemi më ata që ishim.
S’më zë gjumi nëna ime
S’më zë gjumi nëna ime,
Eh si unë mund të fle,
Trupin e nde në shtratin tim,
Por mëndjen tek ty ,atje.
Valixhen e mblodha një muaj të shkuar,
Nuk harrova të marr as ilaçet e tua,
E di që dhe ti s’ke gjumë nëno,
Dhe pse asnjëherë s’më thua.
Të voglin do ta marre me vete,
I gëzuar të takoj gjyshen e tij,
Ndërsa unë kthehem në një më e vogël,
Që pret ditën sa më shpejt të vij.
Ai se njeh mungesën e nënës,
Dhe unë s’kam sesi t’ja tregoj,
Ka çaste kur të voglin se marr me vete,
Por mungesa jote s’është njësoj.
Shpesh kur më shtrëngojnë lotët,
Ja fsheh fytyrën djalit,
Ato janë aq të rëndë nëno,
Ja kajojnë dhe malit.
Bileta pret mbi tavolinë,
S’di pse ditët ngurojnë nëpër fletë,
Shpirti më hidhet si zog I drobitur,
Me një cicërimë që gulçet .
Valixhen e mblodha një muaj të shkuar,
Dhe shpirtin me frymë e kam po aty,
Të të puth pak ballin plot rrudha,
Të çmall ata sy.
MË PREMTO
Më premto, si dielli i kthehet prap tokës e ngroh,
Më premto, si dallga buzës së detit, sërisht shkumbon,
Më premto, që ti kthehesh përgjithmon tek unë,
Të lutem i dashur, më premto.
Më premto, si lulja e çel gonxhen e saj, motin tjetër,
Si koha ndjek kohën në çdo sekondë më premto,
Më premto, që ti s’me lë nëpër ëndrra që i harron në mëngjes,
Më premto i dashur, më premto.
Më premto, dhe mbaje në shpirt, sikur fishekun e fundit,
Sikur aty, të varej jeta jote, në je ai burrë që unë njoh,
Kthehu, që zemra të bind mendjen për zgjedhjen time,
Më premto i dashur, më premto.
Se, nëse ndryshe,
As diell, as qiell,
E as tokë,
S’do mundem,
T’u gëzohem.
AI DHE VAJZA
Do të doja të gjëndesha mes resh
Për mos parë atë me një tjetër në krahë
Zemra m’u drodh si të jesh mes rrufesh
Bota m’rrëshkiti në copëza m’u nda.
Ajo dukej e çelur në karahët e tij
E pashë disi vjedhurazi pa u kuptuar
Ndërkohë u mundova lotët të fshij
Sa keq që më kishte harruar.
Ai m’u duk I huaj si jo nga ky planet
Ndaj në shpirt provova tjetër ndjesi
Padyshim zhgënjimi der në asht të vret
Jo kjo s’mund të jetë aspak dashuri.
U zhburrërua në çast para meje ai
Kuptova arsyen që ishte larguar,
E shtangur mbeta gjithësesi
Si një trup pa shpirt e i shuar.
Vetëm qielli ishte I qartë atë ditë
Unë s’kuptova si ndarja të jetë kaq e thjeshtë
Kurajo I dhashë vetes kokën ngrita lart
Dhe eca rrugës tjetër me lot si një vjeshtë.
Lamtumire..
Mos me prit neser,
pasneser,
as dhe të dielë mos më prit,
as në këtë,
e as në atë vit…
Ti mbetesh për mua,
i vyeri mik,
e unë,
e largëta dritë….