Nga Arben LLALLA/
I gjithë sulmi mediatik i Greqisë, Kryepeshkopit Anastasios, OMONIA, MEGA, PBDNJ, MPJ-Greke, Mitropoliti i Konicës, partia Demokracia e Re, kundër kryeministrit shqiptar ka të bëj me tensionet e brendshme të rrezikshme që po ndodhin në Greqi. Sa herë që Greqia ka problem ekonomike-politike të brendshme i bien muzikës së rrezikut kombëtar grek nga shqiptarët. Atje ku shoqëria politike dhe intelektuale dështon del në pah çështja kombëtare në instancën e fundit për të krijuar unitetin midis qytetarëve.
Sa për deklaratën e zëdhënësit të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Thoma Dhima se Imzot Donato Oliverio: peshkopi arberesh i Lungros ka deklaruar:(Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kisha Orthodhokse e bën shumë mirë e me nder shenjtërimin e popullit. Ne këtu në Shqipëri nuk kemi asnjë prift arbëresh dhe nuk jemi pronarë të as një pëllëmbe dheu, për respektin e madh që kemi për Kishën tuaj Orthodhokse dhe për Kishën tonë arbëreshe.)
Thoma Dhima mendon se shqiptarët janë idiot dhe nuk mund të dinë dallimet midis kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të vëllezërve tanë arbëresh. Kisha Ortodokse Arbëreshe ka dallime me Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë sepse arbëreshët janë UNIT, pra kishë ortodokse nën juridiksionin e Vadikanit, ndërsa kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë është kishë Ortodokse e Lindjes nën juridiksionin e Patriarkanës së Stambollit, e ritit me kalendarin e ri.
Unitët janë për bashkimin e dy kishave të krishtera, atë katolike dhe ortodokse. Arbëreshët në Itali falen në kishën e ritin ortodoks, por në vartësi të Vatikanit katolik.
Më 1439 në Sinodin e Florencës u bë bashkimi i Kishave të Romës dhe të Kostandinopojës. Më vonë kjo marrëveshje u nënshkrua edhe nga ortodoksë dhe katolikë të tjerë për bashkim në Romë dhe Brest në vitet 1595-1596. Kështu arbëreshët në Itali mbeten besnikë të besimit UNIT. Në qytetin e Elbasanit, brenda në kalanë e vjetër ka qenë dhe është ende sot një kishë e rriti UNIT. Në fillim të viteve 1990 prifti i parë që shërbente në këtë Kishë ishte arbëresh.Prandaj Thoma Dhima mos të na marrë për budallenj duke keqpërdorur deklaratën Imzot Donato Oliverio: peshkopi arberesh i Lungros
Takimi i sotëm i Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasios me ish-kryeministrin Aleksis Çipras ska të bëjë fare me problemin e Dhërmiut. Kryepeshkop Anastasios i ka disa borxhe të vjetra Aleksis Çipras. Borxhet kanë të bëjnë me financimet e familjes Çipra,(Pavlos Çipras) që i kanë bërë prof.Anastas Janullatosit në vitet 1967-1974 për misionet e tij në Afrikë dhe vende të tjera. Aleksi Çipras do ti kërkoj Anastas Janullatosit që të ndikojë tek besimtarët ortodoks shqiptar që kanë shtetësi greke që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme të Greqisë partinë e tij pas përçarjes së saj. Janë rreth 30.000 shqiptar dhe minoritar grek që kanë shtetësi greke dhe të drejtën e votës.
Korabi says
Ato qe njihen si pakice greke ne Shqiperi jane thjesht besimtare te kishes lindore (ortodokse) te cilen gabimisht dhe me qellim e quajne kishe greke. Ne Shqiperi nuk ka pakice “kombetare greke”, por vetem disa besimtare te fese se kishes lindore. Si nuk mund te kete komb latin, ngase latinishtja qe thjesht nje gjuhe administrative, ashtu nuk mund te kete edhe komb grek ngase “greqishtja” qe gjuhe e perandorise fetare lindore bizantine pas shekullit IX.