-Reagon Avokati i Popullit/
-PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj/
-Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/
Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia. Situata u veshtiresua kur një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kap me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë sa kaotike aq edhe skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë të shoqërisë civile kundër betonizimit të parkut të liqenit. Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan rrethimin e zonës ku është parashikuar ndërtimi, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, pa ndërhyrë për t’u përplasur. Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm.
Reagimi i Avokatit te Popullit
Dhunën e ushtruar nga uniformat e policisë e ka dënuar edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. Nëpërmjet një njoftimi për mediat Totozani thotë se dhuna është e patolerueshme në çfarëdolloj rrethane, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të policit që ushtroi dhunë ndaj qytetares.
Po ashtu Totozani i bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë qetësisht.
Reagimi i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit denon me force dhunen e ushtruar sot nga nje punonjes policie ndaj nje qytetareje gjate protestave tek zona e Liqenit.
Dhuna ndaj qytetareve ne cdo rast dhe rrethane eshte e patolerueshme. Avokati i Popullit kerkon shkarkimin e menjehershem te efektivit te policise sepse njerez me prirje te tilla dhune nuk jane te denje per te mbajtur veshur uniformen e policise.
Edrejta per te protestuar eshte nje e drejte e njeriut qe duhet te respektohet maksimalisht nga cdo kush.
Nga ana tjeter Avokati i Popullit ju ben thirrje qytetareve te protestojne me qetesi.
Nderkohe nje grup ekspertesh te Avokatit te Popullit jane nisur ne vendngjarje dhe po hetojne mbi rrethanat e ngjarjes.
PD: Dhuna ndaj protestuesve u urdhërua nga burracakë Rama e Veliaj
Partia Demokratike ka reguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj aktivistëve të shoqërisë që protestuan kundër ndërtimit planit të Erion Veliajt për të ndërtuar në territorin e Parkut të Liqenit Artificial. Sipas PD, dhuna është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët PD i quan burracakë. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë dhunën, kërkon lirimin e protestuesve të ndaluar dhe u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së saj ditën e nesërme para Bashkisë së Tiranës, kundër disa vendimeve të Erion Veliajt, që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.
Deklarata e plotë e PD/
Partia Demokratike dënon ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm.
Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend.
Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.
Protesta e qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë publike jo vetëm nuk ndalet, por do të përshkallëzohet deri në ndaljen e oligarkut lokal të Edi Ramës, mashtruesit të korruptuar Erion Veliaj. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bashkohen nesër në orën 10 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit.
Ministri Tahiri kërkon lirimin nga detyra të policit që qëlloi me shuplakë qytetaren/
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pezullimin dhe lirimin nga detyra të punonjësit të policisë, i cili ushtroi dhunë ndaj një qytetareje gjatë protestës kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve tek Liqeni.“Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në FB.
vidion e protestes patjeter e kane pare te gjithe por nuk e permend asnje veprimin e asaj gruas qe I hodhi poshte kapelen policit,po te veproj nje njeri ketu ne ameike cfaredo qe te jete grua,burre cfare te ben policia. pse duhet te protestoje ajo grua ne kete menyre.me veprimin qe beri kjo grua injoron jo policing por shtetin.po ne kete shtet shqiptar ne krye jane bythpambuket si Rama,Tahiri etj . per mendimin tim beri shume mire polici pas veprimit te kesaj gruaje,aq me keq qe sipas asaj qe lexova sot eshte intelektuale I thencin,ajo qelloi policing dhe ai I ktheu reston
Shpellaret, egersirat, gomeret nuk duan [ark [per femije, nuk duan qytet dhe qytetari. Ato e urrejne qyetetirimin, qytetin, qytetarine. Ato nuk duan rregull, shtet, vend te sigurte ku qytetaret (jo kafshet dhe egersirat) te jene te sigurte.
sa here duhet thene se ne shiperi ne te gjth damaret e arteriete qarkullon gjak k om u ni z m i.duhet fryjn era e prages-ceki, e vitit 1968 .ashtu sic bene Rome police-fema per te ruajtur qeverin komuniste rama sepse nga natyra ,respect per nenat motrat demonstrusit nuke perleshen me grate. rama ska respecter ‘per nenat ASE motrate .studentet I keqtrajtoj policia me anen e rames I rahen dhe k futi ne burg pse demonstruan se rama dhunoj universitetin.po ashtu dhe ne demostrimin kunder betonizimit parkut.poliici goedt gruan demonstruse duke demonstrusit I arreston e l dergon ne burge.diktature sheet policore.Ne amerik,pemet Jane te Shejta.parqet per qytetaret duet been ne hapsira mes pal.agave,para oborreve sadi te voilà.pa.sh. Ash Ku ka share te benne shteti parad per famine. Park TDK liqeni dshge per aristokracin.parku duet ne cdo bllok tec ndertesave.