OPINION NGA AJET DELAJ/NEW YORK/
Qe “drejtesia” ka qene ne sherbim te diktatures e diktatorit komunist Hoxha kete besoj se nuk e konteston kush. Per te verteten drejtesia ne kohen e diktatures ka pasur vetem emrin pasi realisht nuk ka ekzistuar fare .
Kane dale prova te shumta qe vendimet gjygjesore merreshin mbasi viktimat i kishin mbutyr xhelatet komunste si ne rastin e bombes ne Ambasaden Ruse apo edhe te tjera, ku zakonisht beheshin arrestimet pastaj fabrikoheshin provat.
Eshte shikuar nga shqiptaret me ze e figure se si diktatori Hoxha deklaronte ne plenumet e partise ndaj te eliminuarve te radhes se partia te arreston.
Pra partia te arrestonte e te denonte dhe kukullat e drejtesise vetem vinin firmen mbi gjoja vendime kur realisht vendimet jepeshin ne komitet te partise apo nga Enver Hoxha sipas peshes se viktimes se radhes.
Situata e drejtesise ne Shqiperi ka pase shkuar deri atje sa per nje periulle te gjate eshte kene suprimuar edhe vete Ministria e Drejtesise pra nuk ka pasur as Ministri Drejtesie e as system avokatie kishte vetem xhelate qe te dregoni ne nivelin e tete nen toke se peshperisje se buka eshte e keqe.
Ne kete situate e gjeti 90ta sistemin e drejtesise ne Shqiperi. Dihej gjithashtu se kush e merrte te drejten per te studiuar drejtesine e partise para 90tes dhe kush ishin realisht jurstet qe filluan te punonin ne stemin e drejtesse pas 90tes gjoja ne respect te lirive dhe te drejtave njerore tashme te pranuara ne Shqiperi.
Nese i shtojme kesaje stuate edhe faktin se politika e pas 90tes stopoje reformat e nisura brenda vetes duke i ngjare gjithnje e me shume sistemit qe gjoja lame pas atehere per sistemin e drejtesise postkomuniste ndryshoje vetem padroni ku vendin e Sekretarit te Pare e zuri Presidenti “democrat” apo “Kryemisistri” i radhes.
Per 24 vitet e fundit jane promovuar punonjesit e sistemit te drejtesise ne te tera nivelet sipas shkalles se sherbimit ndaj politikes e jo sipas profesionalizmit e pamvasise se tyre qe ju a garanton Kushtetuta.
Rastet jane te shumta por po shkohet deri atje sa hapur qeveria po deklaron se jane promovuar ne kundershtim me ligjet ne fuqi gjygjtare e prokurore qe kane shkuar per shkelje ne KLD apo Ministri te Drejtesise.
Eshte denuar me burg lideri i opozites se kohes z Nano dhe ka marre parate e burgut sapo u be Kryeminister. Prove me te mire te sherbimit te “drejtesise” ndaj politikes nuk mundet te kete.Ku ndollen gjygjtaret e te dy rasteve. Natyrisht ne system akoma kur njera pale duhej me se paku te dilte nga sistemi per shkeje te rend te se drejtes.
Bejne e zhbejne ligje ne sherbim te politikes e aprovojne amnisti ne nje shtet gerdalle per te shpetuar sherbetoret e mashet e krimit politik e ordiner duke shkuar der tek denimi i krimeve te komunzmit per filxhanet e kafese. Vritet populli, politikanet, biznesmenet tamam si ne kartelet e droges ne qender te Europes behet zhurme politike tre dite e te vrasin e varrosin bashkerisht per 9 ore dhe asgje.
Paguajne trajnime e iniciatica ligjore nderkombetaret dhe punonjesit e drejtesise vetem trashin qafen e mbushin xhepat pasi jane ne sherbim te politikes se dites dhe as qe e prishin terezine pasi keshtu kaus i intereson politikes. Bejne marveshje me zhurme mediatike midis krereve te nstitucioneve te rendesishme te shtetiti per te denuar rreptesisht fshataret qe hedhin nje tel ne shtylle dhe per vete shkojne deri ne Gjermani me first klas per te shikuar nje ndeshje futbolli.
Duhet thene se shteti funksionon si nje i tere dhe eshte demagogji e paster nese te tera baterit i shprazim mbi drejtesine, policine, apo segmente te tjera te shtetit kur pergjegsi sponsorizuesi e konstituesi i tere sistemit eshte vete politika. Pra nje politike kriminale qe nuk ndalet as para shkeljes se kushtetuese kurre nuk mundet te dertoje shtetin demokratik, shtetin ligjor te se drejtes.
Shikoni politikanet tane me filozofi diktatoriale se si i kane kthyer partite politike sikur ti kene kopshtet e tyre private qe ju nevoiten vetem per demagogji pasi sunduesi i partise i ben te tera qe nga caktimi i kryetarve te komunave e deri tek zenendesit e tije ne maje te piramides qe pa dyshim te tere kane vlere 0 tamam si ne sistemin diktatorial.
Statut , zgjedhje, program filozofi lirie e respektim e drejtash jane terma ne gjuhe te huaj qe nuk e kane ditur kurre dhe nuk kane nder mend ta mesojne ndonjehere lideret tane te perjetshem. Vijne ne krye te partise dhe largohen prej saje vetem kur te largohen per ne boten tjeter edhe kur bejne sikur.
Por a ka ndonje mundesi dhe metode qe drejtesia jo vetem te clirohet nga politika por edhe te ndihmoje qe politika te pastrohet? Sigurisht qe ka.
E para eshte pervoja e fundit ne Kosove ku Amerikanet kane inicuar e po ndertojne Gjykaten Penale nen juridiksionin e Kosoves por me gjygjtare e prokurore perendimore nje krijese qe duket se do te funksionoje nese nisemi nga frika dhe ankthi qe shperndan politika kosovare ne opinion e media qe si edhe ne Tirane i ka monopol..
Por ka edhe nje metode tjeter po Amerikane ku titullaret e institucioneve te drejtesise nga baza deri ne maje te votohen nga populli duke pranuar edhe persona kredibel me arsim te larte te fushave te ndryshme qe munden te konkurojne. Nese i shtojme kesaje premtimin per te afruar ne system djem e vajza te reja qe kane mbaruar jurisprudence ne perendim atehere shanset e suksesit rriten. Duhet thene se jane me qindra shqiptare qe kane mbaruar universitete prestigjoze ne perendim.
Pervoja Amerikane nuk mbaron ketu pasi Amerika ka jurite popullore per ceshtje penale e administrative se bashku me prokuroret e pamvarur e agjentet investigative te licensuar atehere duket dhe madje eshte e garantuar se sistemi do te funksionoje pasi eshte e provuar se funksionon.
Po perse politika ne tersine e saje ne pozite e opozite as qe i ze me goje keto reforma te domosdoshme? Nuk i di? Sigurisht i di madje edhe me mire se une por shikoni si u mllacit politika kosovare deri sa erdhi kercenimi domethenes o aprovojeni ju o do e aprovojme ne ne Keshillin e Sigurimit gjykaten penale me personel te huaj.
Edhe ne Shqipei gjendja nuk eshte aspak me e mire e natyrshem politika kriminale do rezistoje per te mos ecur ne drejtim te vendosjes se shtetit ligjor te se drejtes e natyrshem mekanizmi funksionues i Keshillit te Sigurimit nuk funksionon si ne Kosove.
Se pari duhet thene se nese ekziston vullneti i nje populli per drejtesi perparim e progress askush nuk mundet ta ndali e ne te njejten kohe gjenden rruge e metoda efikase funksionale qe te tjeret para nesh i kane perdorur dhe i kane permbushur keto objektiva madhore ne vendet e tyre.
Dihet qe media e Tiranes eshte ne traditen e saje ne 24 vitet e fundit qe eshte monopol i qeverise dhe cfare tepron i krerve te opozites e per popullin nuk tepron asgje aq sa edhe komentet ne botimin online ne gazetat e tranes nganjehere behet e pamundur nese nuk je sahanlepires i pushtetit apo sherbetor I pronarit te opozites edhe pse shqiptaret votojne dicka me shume se 50%. Pra shumica e heshtur ashtu duhet te qendroje sipas politikes shqiptare.
Mirpo keto kushte kufizuese nje rol te madh qe ka marre per shoqerite modern komunikimi elektronik dhe zhvillimi i teknologjise ben qe kjo situate e pafavorshme kapercehet lehtesisht mjafton qe njerzit te kene predispozicion per ti sherbyer Shqiperise pamvarsisht se ku jeton e punon. Si fillim duhet provuar predispozicioni i klases politike shqiptare per reforma te qensishme ne sisemin e drejtesise e pse jo edhe te vete politikes.
Rrjetet sociale realizuan revolucione ne Afriken e Veriut e jo te mos realizojme ne shqiptaret nje hop cilsor duke e shtyre politiken te hedhi hapa domethenes ne drejtim te demokratizimit te shtetit e shoqerise pasi shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri e re dhe e mireshkolluar ne tersine e saje.
Perpara se shqiptaret te ofendojne njeri tjetrin ne forume e te bejne tifozllek te semure e te pabereqetshem ti drejtohen kreut te qeverise dhe atij te opozites sipas besimit politik e preferences per veprime konkrete per nje reforme te plote ne drejtesi duke marre ne considerate pak a shume keto qe thashe une apo dicka tjeter me te mencur por asnjeri te mos e perjashtoje veten por te tere te shkruajne ne nje fushate nje mujore.
Dua ti paralajmeroj te tere qe te mos behen xhelos pasi tere cfare kam propozuar eshte pervoje Amerikane qe funksionon sot e kesaj dite dhe asgje nuk eshte made in Albania apo me tej akoma made in Ajeti.
Nese mbas nje muaji intensiv kontaktesh me perfaqesuesit politik shqiptar , thirrjet e shqiptareve per veprim bien ne vesh te shurdher qe ka bere vaki edhe me pare atehere ti drejtohemi masivisht Brukselit dhe Washingtonit dhe te jeni te bindur se do funksionoje.
Nje gje duhet te dine shqiptaret si buken qe hane se politikanet qe vjedhin edhe vrasin. Askush nuk duhet ta ndieje veten te lumtur dhe te sigurte as atyre qe ju marrin buken e femijve ne tavoline gje qe nuk jane as ata bisnesmene qe bejne para ne bashkepunim me politiken kriminale pasi do ju marrin jeten neser sic edhe ju a kane marre dhe vazhdojne t’ju a marrin perdite.
Nese shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi politika kriminale i kercenon me buken e femijve kete fushate munden ta udheheqin shqiptaret e diasporas pasi jane tashme edhe shtetas perendimore dhe duke ju drejtuar njekohesisht qeverive te tyre behen edhe me rezultative.
Mundem t’ju garantoj se ketu ne Amerike gje qe nuk besoj se eshte ndryshe edhe ne Europe se cdo leter apo e-mail qe ju dergohet institucioneve Amerikante jo vetem merret ne konsiderte por ne te shumten e rasteve i pergjigjen derguesit pasi ketu eshte realisht ne funksion e system pushteti i votes.
Shqiptaret besoj se jane te bindur se pa drejtesi nuk ka shtet e pa shtet ka kaous e ne kaus nuk ka jete, nuk ka buke nuk ka te neserme . Shqptaret duhet te punojne e perpiqen qe te fitojne te nesermen. Zoti na ndihmofte.
Pëllumb zaimi says
Shkrim interesant ky i z. Ajet sidomos për mënyrën e organizimit dhe te funksionimit te drejtesise amerikane. Ky sistem duhet te implementohet në shqiperi por ne radhe te parë duhet te shkaterrohen fortifikatat politike. Ne shqiperi drejtesia e inkriminuar mbrohet nga politika e inkriminuar. Nderime ajet delaj!
Ajet Delaj says
z Zaimi pershendetje.
Ne shqiptaret Ameriken e duam sa per demagogji apo me mire te themi klasa politike pasi ne shembullin e saje nuk duam te ecim.
Mbushen gazetat e Tiranes ne print e online mbi bemat e drejtesise e padronit te saje politikes fyejne e shajne shqiptaret njeri tjetrin dhe askush nuk diskuton se si duhet dale nga kjo gjendje.
Jne gati te shikojne edhe gabimet ortografike me te vogla apo ato fjale qe i kthen vete word por nuk e thone nje fjale te vetme mbi permbajtjen , mbi idene qe hedh.
Nuk eshte e rendesishme ipelqen apo jo ideja jote por se paku te hedhi iene e tije gjithsecili duke e argumentuar se eshte me produktive por shumica nisen vetem me vulgaritete. Une realisht nuk mundem ti pergjithesoj tere shqiptaret mbi nivelin e tyre por nese realisht niveli i shqiptareve eshte kjo qe shkruajne ne forume atehere Shqiperia e ka te ardhmen me se pakti te zymte. Fatekeesisht ne reagojme vetem atehere kur na preket interesi personal pasi aai i kombit kam frike se nuk egziston. Deklaron kreu i SHISHit se ne politiken shqiptare operon nje agjent rus te tere heshtin e te nesermen deklarojne se nuk eshte aktiv. Deklaron rama se ndryshimet kushtetuese te 2008 ishin gabim perseri heshtin edhe Rama vete. eklaron Berisha se ligji 7501 eshte ne kundershtim me te drejten e prones prape heshtin.
Nuk kuptoj se a i shqeteson gje tjeter shqiptaret pasi per ekonomine, politiken, e ligjin nuk reagojne. Historia na ka mesuar se sundimtaret asnjehere nuk kane zbritur nga qafa e popujve ne menyre te vullnetshme. Nuk mendoj se realisht meritojme me teper.
Pëllumb zaimi says
Edhe me këtë koment përshëndetës e vlerësues për mua dhe kryesisht për ato që thoni në vijim kini plotësisht të drejtë. Sidomos për mungesën tonë serioze në shpirtin e reagimit qytetar në ceshtje shumë,shumë të mprehta. Përshembull,në çështjet që rendisni ju. Edhe unë shoh zymtesi më tej. Politika ka pushtuar cdo qelizë te jetës shqiptare dhe njerzit kanë humbur sensin e realitetit. Meren me kotësirat dhe jo me ndryshimin e progresin. Meren me gjurmët dhe jo me ujkun. Meren me virtualitetin jo me realitetin. Tani për tani fjalën kryesore e ka virtyti i skllavit “heshtja dhe mosreagimi”. Sidoqoftë kanë filluar te kuptojnë dicka,por prapë janë larg reagimit luftarak,larg veprimit cilësor që ndryshon gjërat!? Nderime ajet !