• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk eksperimentohet me vdekjen…

August 1, 2020 by dgreca

Shkruan: Nue Oroshi/

Nuk eksperimentohet me vdekjen, politikan shqiptar bashkohuni sot me njëri -tjetrin sepse nesër do të jetë vonë/

Që kur është shfaqur pandemia në Gjermani kam parë një mobilizim të paparë të skenës politike gjermane ku pozitë e opozitë kokë më kokë së bashku me orë të tëra diskutonin se si duhet të gjinden mënyrat  dhe metodat më të mira mbrojtëse që të shpëtohet populli.Politika në Gjermani reagon për çdo rast dhe është shumë e rrebtë në respektimin e rregullave ,në Gjermani rregulla të thjeshta por që shpëtojnë jetë të qytetarëve.Dhe derisa çdo kund në botë politika është bashkuar për ti dalë në ndihmë qytetarit në Kosovë dhe Shqipëri skena politike është përqarë aq shumë sa që edhe pandemia nuk i bashkon, edhe vdekjet e qytetarve i keqpërdorin për të fituar poena politike,pra, me një fjalë ju ka humbur rruga në oborr politikanëve tanë.Ore të mjerë bashkohuni njëherë e punoni për qytetarin. Ndihmone mjeksinë duke ju siguruar kushte të punës mjekeve dhe infermiereve dhe duke angazhuar edhe punëtor shëndetësor shtesë në mënyrë që të ndihmohen popullata e pambrojtur.Një pjesë të fajit këtu e mbanë edhe popullata e cila nuk po e kupton faktin se grumbullimet dhe tubimet në masë janë burim i infeksionit.Në këto rrethana që po kalon Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën poshtë flamujtë partiakë dhe të diskutohet se si të dilët nga kjo gjendje.Kjo pandemi ka lodhur e dërmuar edhe shtete Evropiane të cilat kishin mjekësi të avansuar.Politikanë shqiptar kuptone një gjë.Nuk eksperimentohet me vdekjet.Nuk fitohen poena politike në fatkeqësinë e popullit.Lërini për disa muaj grindjet politike dhe qasjuni njëherë e përgjithmonë angazhimeve për të mbrojtur jetërat e qytetarëve.Duke mbrojtur jetërat e qytetarve i mbroni edhe jetërat e familjarëve tuaj.Pasi të kaloj pandemia nxirrëni nga arkivi fjalorin tuaj të shpatave të ndryshkura dhe fillone betejën politike,por në  kohë kolerash pushojnë inatet dhe armiqësitë politike.Madje vetëm disa qindra vite me radhë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë ndalnin armiqësitë qoftë ato edhe vrasje dhe kur  vendi ishte në rrezik ata u vëllazëroheshin më njëri -tjetrin duke ngrirë përkohësisht konfliktet apo hasmëritë që kishin me njëri- tjetrin.

Filed Under: Opinion Tagged With: Jo eksperiment me vdekjen, Nue Oroshi, Politika, Vdekja

SHQIPËTARËT: KËTA KONSUMATORË TË ETUR TË POLITIKËS

May 31, 2018 by dgreca

Nga Elona Zhana –Bruksel /*

Historia ime i ngjan historisë së njërit prej atyre personave që u është dashur të jetojnë disa jetë  përpara se ‘të fitojnë të drejtën’ të j’a fillojnë seriozisht asaj.

Fëmijëria ime është përkundur nga paranoja komuniste në një shtet që kërkonte me ngulm ti gjente vetes armiq. Dhe nuk ka gjë më të rezikshme sesa një shtet që kërkon armiq dhe nuk i gjen ata.

Më pas, po themi me adoleshencen e herëshme, në Shqipëri lindi njeriu i lirë. Ai që kishte të drejtë të pinte coca-cola, të vinte syze dielli e të linte mustaqet. Njeriu, që me t’u lodhur me lirinë, filloi të zhvillojë një sindromë të “atij që askush nuk e kupton”. Nuk e kupton e jëma, nuk e kupton komshia që e ka spiunuar gjatë diktaturës, nuk e kupton Shqipëria që nuk i ka siguruar një të ardhme, nuk e kupton Europa e më gjërë që nuk e duan, e nuk e kupton as vetveja.

Në fundin e adoleshencës, u bëra e huaj në një qytet ku ata të paktë më të cilët më lidhte trashëgimia kulturore ishin le të themi, jo fort të mirëpritur në terma imazhi .

Pas disa kohësh kur u pranua që unë e kisha me gjithë mend Brukselin, filloi të besohej se ndoshta ishte koha të j’a filloj jetës seriozisht.Këto po mendoja ndërsa po kthehesha në shtëpi dhe kisha një lajm për të ndarë me të mitë. Bashkia ku jetojmë ne është njëra nga 19 bashkitë e Brukselit. Ajo përbehet nga 53 000 banorë dhe ka reputacionin e një ‘fshati brenda qytetit’ çfarë në terma të tjerë do të thotë që çdo kush njeh gjithkënd.  Dhe zgjedhjet lokale do të zhvillohen në më pak se pesë muaj. Ka disa kohë që po mendoja të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve ndaj dhe kisha hyrë në bisedime me formacionin në fuqi aktualisht. Realisht pas pjesëmarrjes në zgjedhjet për Parlamentin e Brukselit në 2014 më pati bërë përshtypje një detaj. Në vend që të bëhëj lajm pjesemarrja ime në atë garë atëhere kur unë as nuk punoja për ndonjë parti politike, as nuk u bëja rojë tek dera e selisë për të më vënë në listë madje e refuzova një hërë kandidaturen dhe më erdhën prapë.  Pra në vend që të perbente lajm kandidimi, u bë fakti që nuk i fitova zgjedhjet. Ndoshta ishtë  lapsur i njëfarë gazetarje që nuk shquhej të më donte shumë për arsye që unë nuk i di ende, e cila pa dashur kishte legjitimuar pretendimet e mia dhe të atyre që besuan në mua, duke bërë lajm me titullin «  Elona Zhana nuk zgjidhet deputete »  Në fakt unë jam njëri që reklamoj me zë të lartë të drejtën time për të bërë budallëlliqe por nuk mendoj që mund të kem priviligjin të jem vet e marrë. Së paku jo në kohë të plotë. E nuk duhet të jesh as i zgjuar për të kuptuar që dikush që nuk është marrë me fushata, fillon direkt në kuadër rajonal pa kaluar nga trajektorja klasike, ka më pak se dy muaj kohë,  bën fushatë me një publik ku femra është e diskriminuar (mund te përmendja shembuj konkret këtu për më skeptikët) që do të ruajë me kokëfortësi pavarsinë e vet, futet në një garë të tille për të fituar. Përfundimisht u luftova keqas, bëmë fushatë spektakolare, ruajta pavarësinë time dhe mora më shumë  se ¼ e votave të nëvojshme për të qënë deputete, një rezulatat shumë inurajues sipas partisë që më ofroi si shpërblim një farë punë nga ato ku paguhesh për gjysëm kohë dhe duhet të punosh për tre. Fatmirësisht njëherazi  zbulova biznesin dhe nuk pata kohë as të mendoj për propozimin.

Por duhet thënë që kafsha politike dhe zotërimi i saj nuk më lë indiferente. Ndoshta më shumë për nga qasja sesa nga ajo çfarë realisht ofron. Për zgjedhet lokale të tetorit 2018 formacioni politik këtu më propozoi vendin 24 nga një liste 37 vendeshe. I bie vendi i parë në rjeshtin e dytë. Një vend stategjik. Realisht në zgjedhjet lokale përvëc tre vendeve të para ne një listë fituese si kjo këtu dhe vendit të parë në shumicën e listave , të gjitha pozicionet e tjera janë në barazim. Por ne terma strategjie vendet e para dhe vendet e fundit janë të shtrenjta. Isha shumë e kënaqur pasi ne jetojmë  këtu vetëm prej dy vitesh dhe politika lokale sido që të jetë puna ka një dimension klanik në kuptimin e gjërë të termit. Isha e kënaqur edhe sepse në këtë bashki nuk është se kishte shqiptare dhe ndaj propozimi im në këtë listë mbështëtej tërësisht në besimin e rentabilititetit që profili im premtonte.  Euforinë e kësaj gjetjeje ma sheshoi im shoq sapo me pyeti nëse i kisha bërë llogaritë. I kisha bërë, nëse punoja mirë mund të zgjidhesha këshilltare bashkie. Shumë zhurmë për gati asgje! Por kur e pa që u zgjenjeva siç ben një fëmijë që sapo ka zbuluar që Plaku i Vitit te Ri nuk egziston, më pyeti se përse kisha dëshirë të merrem me politikë. Pa më lënë kohën t’i kthej një nga ato përgjigjet e parapregatitura foli vajza: « Sepse shqiptarët janë konsumatorë të etur të politikës! Në 19 bashkitë e Brukselit vetëm gjer tani janë shpallur 6 kandidatë shqiptarë ..» U ktheva dhe e pashë, po kur u rrit kjo pyeta veten?….Jo pa mëdyshje u tërhoqa nga kandidimi dhe pa asnjë siguri reale që në të ardhmen nuk do të ja rifilloja sërish.

* E falenderojme autoren per nisjen e bashkepunimit me Gazeten Dielli ne SHBA

Filed Under: Opinion Tagged With: Bruksel, Elona Zhana, Politika, shqiptaret

Politika, lotët e qiellit dhe kumti i tokës

January 15, 2018 by dgreca

-Pështjellimi i diellit, lotët e qiellit dhe kumti i tokës në skenën politike shqiptare/

NueOroshi

Nga Nue Oroshi/

Rrezatimin e diellit gjithmonë tokat shqiptare e kanë pritur për faktin se na ka sjellë ngrohtësinë fizike dhe atë shpirtërore. Ky rrezatim na ka mbajturë me shekuj edhe atëherë kur tokatë tona ishin të pushtuara dhë një pjesë e këtyre tokave vazhdojnë sërish të jenë të pushtuara dhe  ende nuk e kemi një strategji të përbashkët kombtare që këto toka të jenë pjesë e trungut tonë kombtarë, për këtë shqiptarëve ju ka pështjelluar lindja e diellit ende nuk po e dinë se dielli lindë nga lindja apo lindë nga perëndimi lindë për të shtegtuar apo ësht ai dielli më dhëmbë që shpeshëherë është folur dhe thënë në mitologjinë tonë shqiptare. Rilindasit tanë me herët thonin se Dielli lindë në perëndim më pasë erdhën të kuqtë apo siç quhen ndryshe klyshtë e Miskovit të cilët i thanë popullit shqiptarë se Dielli lindë në lindje dhe jo në perëndim dhe ky pshtjellim i lindjes së diellit i shleu trurin rinisë shqiptare dhe hoqi me forcën e shpatës dhe  grykës së revolës me gjygje dhe pa gjygje dhjetra mijëra shqiptarë, 95 % të tyre janë pa varre dhe sot e asaj dite më sillën në mendje fjalët e heroinës Marie Shllaku thënë diktatorve komunistë se nuk do ti mungojnë lulet e Kosovës që ti vendos në varrin tim.Kosova sot e ka harruar plotësisht Marie Shllakun, asaj nuk po i gjen një vend për një pllakë përkujtimore në Prizrenin e Beslidhjeve Shqiptare. Për këtë pshtjellim të Diellit në politikën e sotme shqiptare po loton qielli.Qielli shqiptarë nuk po i ndalë lotët që janë shëndrruar në pika shiu për politikanët shqiptarë. Që e kanë gojën plotë perëndim,plotë Europë dhe Amerikë por bashkpunimin politikë dhe ekonomikë i bëjnë me Rusinë,Serbinë e Turqinë duke kopjuar metodat politike dhe duke u bërë pjesë e fondacioneve të pista që tokat shqiptare edhe njëherë dëshirojnë t’i kthejnë nga lindja.
Për këtë u deshtë edhe një aksion i djemve shqiptarë nga Mirdita heroike dhe kreshnike që ti gjuajnë në lumë flamujtë e orjentimit lindor që shekuj me radhë nuk kishin gjetur vend në Mirditën heroike por që në kohën e sotme ishin ulur këmbëkryq. Ju lumtë shqiptarë nga Mirdita që e filluat një aksion që do të jetë mjaftë i gjatë për dëbimin e orjentimit të politikës lindore, por këtë aksion duhet vazhduar edhe ndaj përpjekjeve për dominim të politikës ruso-serbe në trojet shqiptare.Për këtë veprim të orjentimit lindorë të politikës shqiptare po loton qielli shqiptarë kurse toka shqiptare po e lëshon kumtin e dheut sepse kjo tokë në gjirin e saj mbanë miljona shqiptarë të cilët nëpër periudha të ndryshme historike janë vrarë,masakruar nga orjentimi i politikës lindore që solli vrasjet,masakrimet dhe debimet, në kombin shqiptarë tashë e shtatë shekuj me radhë.E kjo tokë e cila për shtatë shekuj u infektua nga idoelogjia lindore mbanë ende sekretin e orjentimit përendimorë të shqiptarëve,sepse është e mbushur plotë me objektët arkeologjike që tregojnë qartë se dielli i shqiptarëve lindë në perëndim. Këto objekte arkeologjike vetëm duhet gjurmuar dhe aty në sheshë del e  vërteta historike, etnike,arkeologjike  e trojeve shqiptarëve.
Për të mos lënë diellin të pshtjelluar për të mos lënë qiellin shqiptarë duke vajtuar dhe për të lënë haptas tokën që të na tregoj në formë lajmi apo kumti se çka mbanë në mbrendësinë e saj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mirë ,të ndershëm dhe atdhetarë ta rifillojmë një projekt të ri politikë ku ta përjetojmë ngrohjën e diellit shqiptarë, ti ndalim lotët e nënqiellit shqiptarë, ta ndëgjojmë kumtin e tokës që të na i zbuloj sekretët shekullore pra ta ndërtojmë një beslidhje shqiptare Trojet e Arbrit dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët e vërtetë në këtë beslidhje shqiptare, ku do të flasim për perëndimin dhe do të punojmë me përendimin, ku trojet shqiptare njëherë e përgjithmonë të orjentohen me punë ,vepër dhe me ecje konkrete drejtë lindjës së diellit perëndimorë.Intelektualë shqiptarë mos heshtni po bashkohuni kësaj lëvizje të re politike ,kombtare që do ta pengon diellin të pshtjellohët,që do të ndalë lotët e qiellit shqiptarë dhe që do ta sjellë kumtin e tokës së Trojet e Arbrit janë troje që në mbrendësinë e saj e mbajnë një sekret të madh të lindjesë së diellit në përendim.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Kumti, Nue Oroshi, Politika

VRASJA E PARALAJMERUAR E GJYQTARES, MEDIA DHE POLITIKA

August 31, 2017 by dgreca

fidez

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi ka tronditë shoqërinë shqiptare. Pas momentit të vrasjes shoqëria shqiptare bëri të habiturën dhe Hipokriten: Si ndodhi? Në fakt ishte një vrasje e paralajmëruar. Gjyqtarja e kishte ndjerë prej kohësh hijen vrastare, e ndjente se vdekjja po i vinte prej të shoqit kriminel. E shkreta, kishte trokitë në të gjitha dyert, ku duhej të kërkonte mbrojtje. Kush më mire se sa një gjyqtare do të dinte ku të trokiste për ta shmangë vdekjen? Por trokitjet e saj nuk i dëgjoi askush. Ndoshta ishin të dehur nga era e drogës…ndoshta po numëronin paratë e krimit!

Dje media , dhe politika, bënë të habiturin…edhe Hipokritin! Po ku ishin gjer dje? Ku ishin kur vrasësi u doli pa lagur nga Amnistia? Ku ishte vetë Drejtësia, që i kishte dhënë mbrojtje? Ku ishte media që bën zhurmë e thur servilizma ndaj politikës? Po politikanët, përse bëjnë rolin e avokatit tash pasi gjyqtarja u vra? A nuk e ka të qartë se kjo është Drejtësia e Kriminalizuar që vetë politika ka ndërtuar për 25 vjet? TURP dhe Hipokrizi…Më mirë Heshtni!

 ***

Le ta shfletojmë median se cfarë shkroi pas vrasjes së paralajmëruar:

“Mos më lër fëmijët jetimë”: Thirrja rrëqethëse e gjykatëses së ekzekutuar nga ish-bashkëshorti

Në vitin 2015 i shpëtoi sulmit të parë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, por sot, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk mundi dot. Burri me të cilin solli në jetë dy fëmijë dhe më pas u divorcuan, e ekzekutoi me dy plumba brenda makinës.

Dy vite më parë, ai kishte tentuar ta vriste teksa ajo ishte në plazh së bashku me fëmijët. Sipas dosjes se prokurorisë, në atë ditë, ajo pasi u përlesh me ish-burrin në Golem, dhe pa që ai nxori armën ta vriste, iu lut të mos e bënte, të mos i linte fëmijët jetimë.

Pjesë nga dosja e vitit 2015:

Viktima e sotme, ekzektuar nga ish-burri i saj, Me 19.07.2015, rreth ores 16.00’, shtetasja Fildes Hafizi se bashku me djalin e saj A. Kasemi, ka dale nga banesa per te shkuar tek shezlonet ne ane te detit, kur ka pare se drejt tyre po afrohej ish bashkeshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, i cili kur ka konstatuar se Fildesi e ka pare eshte afruar me vrap pa i lene mundesi Fildesit qe te largohet apo te fshihet.

Sapo e ka arritur, Fadili ka tentuar te hapte nje çante (marsupio) dhe te nxjerre diçka prej saj. Fildesi, duke dyshuar se ai donte te nxirrte arme, i eshte drejtuar duke iu lutur qe te mos i linte femijet jetime, si edhe ka tentuar t’i marre çanten.

Fadili ka reaguar duke e goditur ne fytyre me grusht dhe e ka rezuar ne rere. Ata jane perleshur fizikisht me njeri-tjetrin e aty fillimisht ka nderhyre djali i tyre, i cili ka pare te atin te hape çanten e te tentoje te nxjerre prej andej nje send, qe ka qene pistolete, por qe nuk e ka nxjerre ate.

Po ashtu, kane nderhyre edhe persona te tjere. Duke perfituar nga kjo nderhyrje, Fildesi ka mundur t’i marre çanten qe kishte rene ne toke e te vrapoje drejt hotel “Horiozontit” ku ka kontaktuar me pronarin, shtetasin S.GJ, i cili ka konstatuar se kjo shtetase kishte shenja ne fytyre dhe po bertiste:

“Po me vret, po me vret” dhe i ka kekuar ndihme si dhe te njoftonte policine. Policia ka mberritur shume shpejt e shtetasja Fildes Hafizi i ka dorezuar çanten, te cilen e kishte patur Fadili Kasemi.Brenda ne ke te çante policia gjeti e sekuestroi nje arme zjarri pistolete TT model 54 me kreher te vendosur ne te.

Leter Ambasadorit LU: “Burri do më vrasë, më ndihmoni”

Gjyqtarja Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua ditën e sotme nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë.

Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj, ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem.

Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.

 Burri vrasës rrëfehet: S’më linte të shihja fëmijët, jam penduar

Pas vrasjes makabre në mes të ditës në kryeqytet, Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike. Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve, shkruan GSH.al.

Mësohet se autori ka thënë në polici se ish gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit. Po ashtu edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg.

BE: Mbrojtja e grave, përgjegjësi e shtetit

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj në mes të Tiranës me armë zjarri, ka tronditur jo vetëm opinionin vendas por edhe atë të huaj.

Delegacioni i Bashkimit Europian është shprehur i tmerruar nga kjo ngjarje dhe u shpreh se mbrojtja e grave është një përgjegjësi e plotë e shtetit

“Të tmerruar! Një tjetër viktiminë e dhunës në Shqipëri. Mbrojtja e grave nga kërcënimet është përgjegjësi e plotë e shtetit.

Ministrja e re e Drejtësisë: vrasja e gjyqtares tregoi sistemin e kalbur të drejtësisë

Ministrja e re e Drejtësisë Etilda Gjonaj reagoi ndaj vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Ajo shkruan se ngjarja e sotme tregon sistemin e kalbur të drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë.

“Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh.

Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre”, Gjonaj, e cila sot mban detyrën e zv.ministres së Drejtësisë.

Më tej ajo vijon duke thënë se ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

“Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. i bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!”, shkruan Etilda Gjonaj.

Si u lirua nga burgu në janar të 2017 autori i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi

Fadil Kasemi, 53-vjeçari që vrau mesditën e së enjtes ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi, ishte liruar nga burgu më 14 janar 2017, pasi përfitoi nga amnistia.

Kasemi ishte dënuar me 3 vjet burg burg nga Gjykata e Kavajës në vitin 28.04.2016, por qëndroi në qeli vetëm 11 muaj e 8 ditë, pasi përfitoi nga ulja e dënimit falë gjykimit të shkurtuar, por edhe nga amnistia.

“Me vendimin Nr. 76 dt. 28.4.2016 të Gjykatës së Rrethit Kavajë shtetasi Fadil Kasemi deklaruar fajtor dhe dënuar me vendim të formës së prerë me 3 (vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 278/2, 130/a/4 të Kodit Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë më datë 14.09.2016. Për këtë vendim ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi Prokuroria e Rrethit Kavajë më dt. 16.11.2016.

I dënuari Fadil Kasemi është arrestuar më datë 19.07.2015 dhe ka përfituar 6 muaj e 23 ditë zbritje dënimi në bazë të nenit 57 të K.Penal dhe nuk ka përfituar ulje dënimi dhe deri më sot më datë 14.09.2016 nga dënimi i dhënë i mbeten për të vuajtur dhe 11 (njëmbëdhjetë) muaj e 8 ditë burgu.

Në zbatim të Ligjit Nr. 141/2016 “Për dhënie Amnistie”, ky i dënuar përfiton ule të dënimit.

I dënuari Fadil Kasemi lirohet sot më dt. 14.01.2017 me “Amnisti””, thuhet në dekretin që mban firmën e ish-presidentit Bujart Nishani

Luan Rama: Fildezen e vrau shteti!

Cronaca d’un muerte anunçiada! (Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar). Më erdh në mend titulli i këtij libri të famshëm të  Marques-it, pas gjithë asaj tragjedie kriminale që fatalisht vrau jetën e një gruaje – nënë e qytetare e mirë!

Fjalët, tani që Fildeze Hafizi nuk jeton më, e vrarë në mes të ditës mu mes të Tiranës, nuk kanë asnjë vlerë!

Sepse ajo i tha dhe i bëri të gjitha sa qe gjallë; denoncoi, luftoi, kerkoi ndihmë e mbrojtje për jetën, e megjithatë humbi!

Humbi në betejën e jetës së vet!Megjithëse u përpoq që në këtë betejë të mos ishte e vetme!Humbi sepse e vranë!

E vranë!!!

E vrau shteti i vet, ai që më së pari e kishte për detyrë ta mbronte!

E vrau mosveprimi, indiferenca, heshtja, braktisja e të gjithëve ne që e kishim për detyrë ta mbronim!

E vrau sistemi që ne kemi krijuar që e kishte për detyrë ta mbronte!

E vranë kolegët e sajë, prokurorë e gjyqtarë që me veprimet e mosveprimin e tyre kriminal nuk zgjodhën ta mbronin me armët e drejtësisë, por e vranë duke mbajtur anën e ish-burrit vrasës e duke u bërë ortakë me të në këtë krim makabër!

E tani, ajo, gruaja e pambrojtur, nëna e dy fëmijëve jetimë, gjyqtarja e përkushtuar, qytetarja e mirë Fildeze Hafizi nuk jeton më!Për fajin tonë! Për fajin e shtetit në shërbim të të cilit ishte!

Prandaj tash e mbrapa fjalët nuk kanë më asnjë vlerë!Shteti vrasës, qeveria vrasëse, prokuroria vrasëse, gjykatat vrasëse, politika vrasëse, shoqëria vrasëse, nëse duan të dëshmojnë se nuk do të jenë të tillë, pra nëse nuk do të jenë vrasës edhe nesër, edhe pasnesër, edhe në çdo ditë të të ardhmes tonë, le ta dëshmojnë duke “vrarë” me forcën e ligjit të gjithë vrasësit e Fildezit, nënës së dy fëmijëve jetimë!

Ndërsa krerët e drejtësisë e të qeverisë e të gjithë ata të cilëve gjyqtarja e vrarë ju kerkoi ndihmë, për t’i shpëtuar jetën, le ti mbajnë letrat e saj si dëshminë e një zëri që thirri në shkretëtirë, por që nuk e dëgjoi njeri! Vox clamantis in deserto! – sipas Biblës.

Institucionet përkatëse të përgjigjen menjëherë. Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë në dëshirën e tyre për ta jetuar jetën si duan,” u shpreh delegacioni i BE.

Rama: Krokodilët që qajnë, nuk duan Reformën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi. Në një status në ‘Facebook’ të prerë e të qartë, Rama i quan ‘krokodilë’ të gjithë ata që reaguan për ekzekutimin e 39-vjeçares dhe thotë se nuk e donin reformën në drejtësi dhe vettingun.

“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam, shkruan Rama.

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Media, Politika, vrasja e gjyqtares

Edhe në politikë duhet t’i lihet vend të rinjve si dhe të kujtoheni për Diasporen

June 1, 2017 by dgreca

Nga Lek Gjoka/Florida/

 Zhurmë e madhe dhe akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë zotit Basha ka përfshirë sot kampin demokrak.

Disa lidër të kësaj Partie kritike të kryetarit aktual që kur PD-ja ishte në  çadër janë lënë jashtë listës se deputetëve në votimet e Qërshorit janë hedhur në një sulm jo ndaj liderit socialist Rama që e kanë për detyrë si anëtar të forumeve drejtuese por në mënyrë të pakuptimtë ndaj vete Partisë së tyrë.

Madje me paturpësi dalin në një konferencë shtypi ku shpalosin platformën e tyrë për largimin e kryetarit Basha. Sigurisht jam dakord që gjithë antarët e partive politike mund të kenë një mendim ndryshe nga  kryetari por në një situatë të tillë kur i gjithë bota demokratike u shqetësua për mos marrjen pjese të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme janë të pakuptimta deklaratat e Topallit, Imamit, Patosit, Bode, etj që t’i fryjnë zjarrit të përplasjes në kampin demokrat.

Në qoftë se Basha ka bërë gabime nuk është fundi i botës se disa ish depute nuk do të marrin me të mirat  materiale që i afrohen nga të qenurit deputet (që në fakt një pjese prej tyre janë të përlyer në oferta korruptive) por të luftojnë me mish e me shpirte që Partia e tyrë të fitoje sa më shumë deputete dhe të iu marrë nga duart qeverisjen socialistëve. Partitë politike në Shqipëri duhet t’ju japin deren edhe rinisë . Madje duhët t’i hedhin sytë edhe tek diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë.

Si nuk u kujtua kurrë zonja Topalli si kryetare parlamenti  së qindra mijëra shqiptarë kanë braktisur e po braktisin Shqipërinë për faj të politikave korruptive të qeverisjes plot korrupsion të politikanëve shqiptarë nuk duan t’a harrojnë vendin nga kanë ardhur, të drejtat për të votuar si qytetar i Shqipërisë apo kur  për vete, familjen dhe klanin tënd e ke në rregull çdo gjë nuk ke pse të shqetësoheni për “turmën” popull. Tani që t’u preken interesat përsonale deklaron në mënyrë të paturpshme se vdiq Partia Demokratike e 91-isht. Jo asnjë Parti nuk vdes as kur lideri zevendesohët por kështu po ju lehtësoni fitoren kampit të majtë dhe për ketë nuk është faji as i popullit që nuk do t’i votojë, as faji i Bashës se nuk caktoi juve në listën e deputeteve por faji i ju të gjithëve që nuk luftoni për të mirën popullit, dhe të Partisë suaj por thjeshtë për interesa personale dhe klanore.

Uroj që keto zgjedhje të jenë zgjedhjet e fundit pa pjesmarrjen e diasporës shqiptare. Megjithëse kryeministri socialist Rama ka deklaruar publikisht se keto do të jenë zgjedhjet e fundit pa diasporën  por dukë parë që në çdo fushatë zgjedhore thuhen premtime n’tym  dëshiroj që në katër vitet e ardhshme pozita dhe opozita t’i kthejnë sytë nga diaspora jo vetëm për të mirat materiale që dërgojnë në Atdhe por t’a përfshijnë në qeverisje (krijimin e ministrisë së Diasporës), zhvillimin e kombit shqiptar dhe antarësimin e trojeve shqiptare në Bashkimin Evropian.

 Jacksonville Florida

Maj 20117

Filed Under: Komente Tagged With: diaspora, Lek Gjoka, Politika, te rinjet

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • LAMTUMIRË DALIP GRECA
  • SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT