• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi, në Bruksel rinisën takimet për dialogun

June 15, 2021 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 Korrik. Nuk u pajtuam për axhendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime…/

-Pas takimit me delegcionet e Kosovës e Serbisë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Josep  Borrell, sot pasdite takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 15 Qershor 2021/  Kosova dhe Serbia rinisën takimet për dialogun në Bruksel. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimi, e me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Josep  Borrell dhe emisarit të tij Miroslav Lajçak, sot në Bruksel u takuam me delegacionin nga Serbia të përbërë nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Pas takimit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur:

Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 Korrik.

Nuk u pajtuam për axhendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim:

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviç.

Për propozimin tim të parë nuk u përgjigjën, ndërsa tre propozimet e tjera i refuzuan. Shpresoj që kur të kthehen në Beograd, Vuçiç dhe Selakoviç, të mendojnë më shumë dhe ta konsiderojnë seriozisht pranimin e këtyre propozimeve, theksoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai bëri të ditur edhe se, sot pasdite Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Josep  Borrell, takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Para 10 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

*** 

NGA RAPORTIMET E MEDIAS:

Lajçaku: Takimi Kurti-Vuçiq s’ishte i lehtë, por me rëndësi ndodhi

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që patën të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe president serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka deklaruar se takimi s’ka qenë i lehtë.Ai ka thënë se nga dialogu, BE-ja dhe popujt e dy vendeve kanë pritje të mëdha.

“Nuk ishte takim i lehtë, por i rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët patën diskutim të hapur secili se çka do nga dialog. E rëndësishme nga BE-ja është që të dy liderët konfirmuan se s’ka rrugë tjetër pos normalizim raportesh. Të dy u zotuan për punë për arritjen e marrëveshjes së përgjithshme, nëpërmjet dialogut. Do të vazhdojë në fund të korrikut. BE-ja ka pritje të mëdha për të tejkaluar trashëgiminë e kaluar dhe që Serbia e Kosova të drejtohen kah e ardhmja evropiane nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese”, ka thënë ai. 

Vuçiqi: Kosova s’donte të fliste për Asociacionin, por për të pagjeturit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin në Bruksel ka pasur “provokime” nga ana e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk janë përdorur fyerje në takim, por “përgjigje të rrepta”.

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

“Delegacioni i Kosovës nuk dëshiron t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, pra nuk do fare të flasin për Asociacionin, ndërsa në anën tjetër kanë kërkuar ugjentisht të dijë se kur do ta njohim Kosovën dhe janë thirr në incidentet që kanë ndodh atje, që serbët po dëshirojnë përmes liturgjive dhe kishave në kohën kur këto kisha janë ndërtuar në kohën e Milloshevqit. Kemi fol për personat e zhdukur dhe nuk do të besoni, unë kam folur sipas principeve, kam folur për atë se sa është e rëndësishme të zbulojmë vendet ku gjendet trupi i çdo shqiptari dhe serbi. Unë kam kërkuar që të ketë kërkime në nëntë lokacione, dy në Klinë një në Istog, një në Llapushnikë, Mejë të Gjakovë dhe Suharekë. Kemi kërkuar që ne t’i zhvillojmë zhvarrimin pasi dyshojmë se në këto lokacione ka trupa të serbëve, por ata kanë refuzuar”, ka thënë më tej Vuçiqi.Sipas Vuçiqit, është arritur pajtimi për vazhdim të dialogut deri në korrik. (Koha.net)

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Bruksel, Kosove-Serbi, Rinis Dialogu

Amerika, dritë udhëheqëse e Kosovës drejt NATO-s

June 27, 2020 by dgreca

-Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla: Përkrahja Amerikane për avancimin e integrimit të Kosovës në NATO është thelbësore. Takim me Përfaqësuesen e Përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO,  Kay Bailey Hutchinson/

BRUKSEL, 27 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në takimin me Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në NATO, znj.Kay Bailey Hutchinson.
“Ishte nder i veçantë për mua të takoj Ambasadoren Hutchinson. Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s”, tha Kryediplomatja e Kosovës.
Në këtë takim shumë të përzemërt, Ministrja Haradinaj-Stublla tha se Kosova është e gatshme për të ecur përpara drejt integrimit të plotë në NATO, dhe se ky rrugëtim do ta bëhet me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin e saj të përhershëm – ShBA-të.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas Ministres Haradinaj-Stublla, do të thotë më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike, thekson njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dërguar sot Gazetës DIELLI – korrespondentit në Kosovë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bruksel, Kosova-Amerika, Meliza Haradinaj-Stublla

Hoti u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

June 25, 2020 by dgreca

Bruksel, 25 qershor 2020– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kryeministri Hoti theksoi se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian. Më tej, kryeministri Hoti vlerësoi se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

  ***

Kryeministri Hoti u takua me Kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister

Bruksel, 25 qershor 2020– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, takimin e parë e ka zhvilluar me Kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Po ashtu, Kryeministri Hoti gjatë takimit ka biseduar për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka shprehur orientimin properëndimor të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Hoti me këtë rast ka thënë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në avancimin e proceseve demokratike në vend, thellimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në funksion të proceseve integruese evropiane.

*** 

HOTI:DIALOGU NUK KA ALTERNATIVE

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

Ai në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Washnigton, Kosovë – Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Filed Under: Politike Tagged With: Avdulla Hoti, Bruksel, Charles Michel

Mogherini thërret në Bruksel Udhëheqësit e Kosovës

July 13, 2018 by dgreca

Presidenti Hashim Thaci, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, takim me Federica Mogherini/

1 Thaci-Haradinaj-Vesell.jpg

PRISHTINË, 13 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/

 Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës sot pasdite u dërgua per Diellin  kjo komunikatë: Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Bruksel, Moherini, takim me Udheheqesit e Kosoves

SHQIPËTARËT: KËTA KONSUMATORË TË ETUR TË POLITIKËS

May 31, 2018 by dgreca

Nga Elona Zhana –Bruksel /*

Historia ime i ngjan historisë së njërit prej atyre personave që u është dashur të jetojnë disa jetë  përpara se ‘të fitojnë të drejtën’ të j’a fillojnë seriozisht asaj.

Fëmijëria ime është përkundur nga paranoja komuniste në një shtet që kërkonte me ngulm ti gjente vetes armiq. Dhe nuk ka gjë më të rezikshme sesa një shtet që kërkon armiq dhe nuk i gjen ata.

Më pas, po themi me adoleshencen e herëshme, në Shqipëri lindi njeriu i lirë. Ai që kishte të drejtë të pinte coca-cola, të vinte syze dielli e të linte mustaqet. Njeriu, që me t’u lodhur me lirinë, filloi të zhvillojë një sindromë të “atij që askush nuk e kupton”. Nuk e kupton e jëma, nuk e kupton komshia që e ka spiunuar gjatë diktaturës, nuk e kupton Shqipëria që nuk i ka siguruar një të ardhme, nuk e kupton Europa e më gjërë që nuk e duan, e nuk e kupton as vetveja.

Në fundin e adoleshencës, u bëra e huaj në një qytet ku ata të paktë më të cilët më lidhte trashëgimia kulturore ishin le të themi, jo fort të mirëpritur në terma imazhi .

Pas disa kohësh kur u pranua që unë e kisha me gjithë mend Brukselin, filloi të besohej se ndoshta ishte koha të j’a filloj jetës seriozisht.Këto po mendoja ndërsa po kthehesha në shtëpi dhe kisha një lajm për të ndarë me të mitë. Bashkia ku jetojmë ne është njëra nga 19 bashkitë e Brukselit. Ajo përbehet nga 53 000 banorë dhe ka reputacionin e një ‘fshati brenda qytetit’ çfarë në terma të tjerë do të thotë që çdo kush njeh gjithkënd.  Dhe zgjedhjet lokale do të zhvillohen në më pak se pesë muaj. Ka disa kohë që po mendoja të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve ndaj dhe kisha hyrë në bisedime me formacionin në fuqi aktualisht. Realisht pas pjesëmarrjes në zgjedhjet për Parlamentin e Brukselit në 2014 më pati bërë përshtypje një detaj. Në vend që të bëhëj lajm pjesemarrja ime në atë garë atëhere kur unë as nuk punoja për ndonjë parti politike, as nuk u bëja rojë tek dera e selisë për të më vënë në listë madje e refuzova një hërë kandidaturen dhe më erdhën prapë.  Pra në vend që të perbente lajm kandidimi, u bë fakti që nuk i fitova zgjedhjet. Ndoshta ishtë  lapsur i njëfarë gazetarje që nuk shquhej të më donte shumë për arsye që unë nuk i di ende, e cila pa dashur kishte legjitimuar pretendimet e mia dhe të atyre që besuan në mua, duke bërë lajm me titullin «  Elona Zhana nuk zgjidhet deputete »  Në fakt unë jam njëri që reklamoj me zë të lartë të drejtën time për të bërë budallëlliqe por nuk mendoj që mund të kem priviligjin të jem vet e marrë. Së paku jo në kohë të plotë. E nuk duhet të jesh as i zgjuar për të kuptuar që dikush që nuk është marrë me fushata, fillon direkt në kuadër rajonal pa kaluar nga trajektorja klasike, ka më pak se dy muaj kohë,  bën fushatë me një publik ku femra është e diskriminuar (mund te përmendja shembuj konkret këtu për më skeptikët) që do të ruajë me kokëfortësi pavarsinë e vet, futet në një garë të tille për të fituar. Përfundimisht u luftova keqas, bëmë fushatë spektakolare, ruajta pavarësinë time dhe mora më shumë  se ¼ e votave të nëvojshme për të qënë deputete, një rezulatat shumë inurajues sipas partisë që më ofroi si shpërblim një farë punë nga ato ku paguhesh për gjysëm kohë dhe duhet të punosh për tre. Fatmirësisht njëherazi  zbulova biznesin dhe nuk pata kohë as të mendoj për propozimin.

Por duhet thënë që kafsha politike dhe zotërimi i saj nuk më lë indiferente. Ndoshta më shumë për nga qasja sesa nga ajo çfarë realisht ofron. Për zgjedhet lokale të tetorit 2018 formacioni politik këtu më propozoi vendin 24 nga një liste 37 vendeshe. I bie vendi i parë në rjeshtin e dytë. Një vend stategjik. Realisht në zgjedhjet lokale përvëc tre vendeve të para ne një listë fituese si kjo këtu dhe vendit të parë në shumicën e listave , të gjitha pozicionet e tjera janë në barazim. Por ne terma strategjie vendet e para dhe vendet e fundit janë të shtrenjta. Isha shumë e kënaqur pasi ne jetojmë  këtu vetëm prej dy vitesh dhe politika lokale sido që të jetë puna ka një dimension klanik në kuptimin e gjërë të termit. Isha e kënaqur edhe sepse në këtë bashki nuk është se kishte shqiptare dhe ndaj propozimi im në këtë listë mbështëtej tërësisht në besimin e rentabilititetit që profili im premtonte.  Euforinë e kësaj gjetjeje ma sheshoi im shoq sapo me pyeti nëse i kisha bërë llogaritë. I kisha bërë, nëse punoja mirë mund të zgjidhesha këshilltare bashkie. Shumë zhurmë për gati asgje! Por kur e pa që u zgjenjeva siç ben një fëmijë që sapo ka zbuluar që Plaku i Vitit te Ri nuk egziston, më pyeti se përse kisha dëshirë të merrem me politikë. Pa më lënë kohën t’i kthej një nga ato përgjigjet e parapregatitura foli vajza: « Sepse shqiptarët janë konsumatorë të etur të politikës! Në 19 bashkitë e Brukselit vetëm gjer tani janë shpallur 6 kandidatë shqiptarë ..» U ktheva dhe e pashë, po kur u rrit kjo pyeta veten?….Jo pa mëdyshje u tërhoqa nga kandidimi dhe pa asnjë siguri reale që në të ardhmen nuk do të ja rifilloja sërish.

* E falenderojme autoren per nisjen e bashkepunimit me Gazeten Dielli ne SHBA

Filed Under: Opinion Tagged With: Bruksel, Elona Zhana, Politika, shqiptaret

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çlirimi i Kosovës – 12 Qershor 1999: Një kthesë historike drejt lirisë dhe shtetndërtimit
  • Nga diaspora në atdhe: Homazhe dhe përurime në Prishtinë për nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës
  • “26th anniverssary of Kosova Liberation: a sucsesfull democratic state-buidling story”
  • Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili  
  • Here is our day-to-day schedule for the Albanian Film Festival 2025!
  • 7 senatorë për t’u ndjekur kur republikanët bëjnë ndryshime në projektligjin e madh të Trump
  • 100 vjet kisha ortodokse shqiptare e Shën Gjergjit në Trumbull Connecticut
  • AKTI BARBAR I VRASJES SË NXËNËSVE NË GRAC, DHEMBJE E MADHE  
  • “Tërbimi Ariut Polar nga breshëri i Dronëve të Ukrainës”!
  • GJON MILI – PARARENDËSI I “FOTOVE SELFIE”
  • RRETHANAT HISTORIKO-POLITIKE QË ÇUAN NË THEMELIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZERENIT MË 10 QERSHOR 1878
  • Përballë një bote në ndryshim…
  • “DITA E ÇAMËRISË” NË GJILAN
  • Lamtumirë Dr.Bujar BUKOSHI
  • 147 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT – NGJARJE MADHORE QË VURI NË BINARËT HISTORIK PAVARËSINË KOMBËTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT