• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Vjosa Osmani & Kryeministri Hoti, lule për hebrenjtë

January 27, 2021 by dgreca

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani nderon kujtimin për hebrenjtë në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit/

U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, në shenjë nderimi për viktimat ka vendosur buqetë lulesh te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, e cila ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot.

 “Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Sipas zonjës Osmani Holokausti do të kujtohet përgjithmonë.

 “Përkujtimi i Holokaustit është riafirmim i të vërtetës, një nevojë prej së cilës nuk duhet të hiqet dorë asnjëherë dhe në asnjë rrethanë”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

*** 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë, 27 janar 2021– Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bëri homazhe dhe vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare përkujtimore  të Holokaustit.

“Besoj që populli shqiptar është populli që më së miri e kupton popullin hebraik dhe bashkëndjen me vuajtjet që ka pas gjatë historisë.  Unë jam krenar që si popull shqiptar, gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore, kemi ndihmuar pjesëtarë të këtij komuniteti, të gjejnë strehim në Kosovë dhe Shqipëri. Kjo tregon përkushtimin e familjeve shqiptare për t’u dalë në ndihmë këtij populli në momentet më të vështira”, tha kryeministri Hoti.

Holokausti ishte një prej kapitujve më të errët të Luftës së Dytë Botërore, kur në kampet e përqendrimit gjatë përndjekjes sistematike dhe çnjerëzore, u shfarosën  miliona hebrenj.

Filed Under: Politike Tagged With: Avdulla Hoti, Dr. Vjosa Osmani, Hebrenjte

Hoti u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

June 25, 2020 by dgreca

Bruksel, 25 qershor 2020– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, menaxhimi i pandemisë të shkaktuar nga COVID 19, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Kryeministri Hoti theksoi se liberalizimi i vizave mbetet ndër çështjet më urgjente në raport me Bashkimin Evropian. Më tej, kryeministri Hoti vlerësoi se për Qeverinë e Kosovës përmbyllja e këtij kapitulli është shumë e rëndësishme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës, sikurse edhe fqinjët e tyre, të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së.

  ***

Kryeministri Hoti u takua me Kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister

Bruksel, 25 qershor 2020– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, takimin e parë e ka zhvilluar me Kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Po ashtu, Kryeministri Hoti gjatë takimit ka biseduar për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka shprehur orientimin properëndimor të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Hoti me këtë rast ka thënë se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në avancimin e proceseve demokratike në vend, thellimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në funksion të proceseve integruese evropiane.

*** 

HOTI:DIALOGU NUK KA ALTERNATIVE

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

Ai në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Washnigton, Kosovë – Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Filed Under: Politike Tagged With: Avdulla Hoti, Bruksel, Charles Michel

KOSOVË-BURGU NË PRISHTINË BËHET MUZE

June 12, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti: Emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve/

 Prishtinë, 12 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në hapjen për vizitorë të ish-Burgut të Prishtinës, i cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze, aktivitet ky që u zhvillua në patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të lirisë të Kosovës.

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, kryeministri Hoti ka vizituar qelitë nëpër të cilat kanë kaluar rreth 20 mijë burra e gra shqiptarë, të torturuar e të keqtrajtuar në mënyra të ndryshme.

Gjatë vizitës në hapësirat e ish-Burgut të Prishtinës, kryeministri Hoti ka dëgjuar nga afër rrëfimet e ish-të burgosurve politikë, të cilët u kanë mbijetuar torturave të regjimit jugosllav.

 “Është ndjejnë e veçantë dhe e përjeton plotësisht kur hyn nga një qeli në tjetrën, duke dëgjuar rrëfime të veçanta nga ministrja, familjarët e së cilës kanë kaluar nëpër këto burgje dhe nga gjithë të tjerët ish-të burgosur, veprimtarë që na rrëfejnë sot përjetimet e gjalla. Vërtet është tepër emocionuese për mua dhe për gjithë këta që janë sot prezent”, tha kryeministri Hoti, i cili ka përgëzuar ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për punën e bërë.

Kryeministri Hoti theksoi se ky është vendi, siç e kishin shkruar në njërën nga pllakatet “Burgu i ideve”, i njerëzve që e kanë brumosur së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës, që ka evoluar pastaj në demonstratat e ’68, ’81, ’89, pastaj luftën e armatosur, përpjekjet për liri e pavarësi, dhe për lirinë që e gëzojmë sot.

 “Ministre ju përgëzoj sinqerisht dhe gjithë burrat e gratë që sot janë bashkë me ne për të ndarë emocionet dhe përjetimet e tyre në këtë burg. Le të jetë kjo një qendër ku qytetarët e Kosovës dhe gjithë ata që dëshirojnë ta përjetojnë atë që kanë kaluar këta burra e gra nëpër këto burgje. Janë përjetime të jashtëzakonshme”, tha kryeministri Hoti, duke thënë se të gjithë duhet të gjejnë kohë dhe ta vizitojnë këtë vend.

Më pas, kryeministri Hoti në hyrje të ish-Burgut të Prishtinës, ka vendosur mbishkrimin: “Emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve. 20 mijë burra e gra kanë kaluar përmes këtij burgu”.

Filed Under: Politike Tagged With: Avdulla Hoti, Behlul Jashari, Muze

AVDULLAH HOTI: BANKA BOTËRORE, MBËSHTETJE KOSOVËS

September 21, 2016 by dgreca

Në foto: Ministri i Financave Avdullah Hoti në një takim me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli

1-avdulla

-Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti: Deklarata në përkrahje të ri-zgjedhjes së Dr. Kim si President i Grupit të Bankës Botërore/Gjatë viteve të kaluara, Kosova ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga mbështetja e Grupit të Bankës Botërore. Banka Botërore është një nga institucionet e para financiare me karakter multilateral së cilës Republika e Kosovës i është bashkuar pas pavarësisë së saj. Lirisht mund të them se për Kosovën, si një ekonomi e vogël dhe në zhvillim, anëtarësimi në Bankën Botërore më 2009 ka sjellë përfitime të mëdha.

Megjithatë, më duhet të theksoj se niveli i bashkëpunimit dhe përkrahja e Bankës Botërore, qoftë në formën e asistencës teknike, apo të mbështetjes financiare, është rritur në masë të konsiderueshme nën presidencën e Dr. Jim Young Kim. Dr. Kim mori zyrën e presidencës së Grupit të Bankës Botërore në vitin 2012, dhe që atëherë, Kosova ka parë një përkushtim të veçantë të Dr. Kim në drejtim të promovimit dhe realizimit të objektivave të Bankës Botërore për t’i dhënë fund varfërisë dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët. Duke pasur parasysh mjedisin ekonomik botëror dhe vështirësitë me të cilat po përballemi tani e disa vite, Dr. Kim dhe vizioni i tij, përmes programeve të ndryshme të mirë-dizajnuara dhe të implementuara me kujdes nga stafi i Bankës Botërore, ka kontribuar shumë në përmirësimin e cilësisë së jetës anekënd botës.

Në Kosovë, nën udhëheqjen e Dr. Kim, Banka Botërore ka formësuar dhe dizajnuar programet e saj sipas nevojave më akute të vendit dhe politikave tona më prioritare. Grupi i Bankës Botërore ka mbështetur reformat në sektorin e shëndetësisë, arsimit, sektorin e energjisë, mjedisit, politikat sociale, sektorin financiar dhe një sërë reformash tjera shumë të rëndësishme. Prandaj mund të them lirisht se si rezultat i mbështetjes së marrë nga Grupi i Bankës Botërore, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në shumicën e këtyre sektorëve.

Megjithatë, mbetet shumë për t’u bërë dhe ne llogarisim në mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore. Qeveria e Kosovës është e angazhuar shumë në implementimin e axhendës së saj të reformave, duke përfshirë edhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të energjisë që janë më se të nevojshme për zëvendësimin e teknologjisë tejet të vjetërsuar, dhe e cila teknologji mbart kosto jashtëzakonisht të larta mjedisore dhe sociale. Qeveria jonë vazhdon po ashtu promovimin e zhvillimi të bujqësisë dhe agrobiznesit përmes intensifikimit të investimeve që përmirësojnë infrastrukturën e nevojshme. Ne mbesim të përkushtuar ndaj politikave që synojnë mbrojtjen e ambientit, reformave në sektorin e shëndetësisë, dhe përmirësimit të përgjithshëm të ambientit të të bërit biznes. Duke përfaqësuar një vend që ndodhet brenda një periudhe transformimesh të thella, më duhet të them se një ri-zgjedhje e Dr. Kim edhe për një mandat tjetër si President i Grupit të Bankës Botërore do të ishte një sinjal i fortë që siguron vendin tonë se mbështetja e Bankës Botërore për përpjekjet tona reformuese do të ofrohet në mënyrën më efektive të mundshme.

Prandaj, si Guvernator i Republikës së Kosovës në Grupin e Bankës Botërore, ofroj mbështetjen time të plotë për rizgjedhjen e Dr. Kim si President i Grupit të Bankës Botërore për një mandat të dytë. Grupi i Bankës Botërore ka nevojë për një president si Dr. Kim, me që jam shumë i bindur se përvoja, përkushtimi, dhe lidershipi i tij do jenë shtytje e mëtejshme për reformat e nevojshme për arritjen e objektivave të Grupit të Bankës Botërore për një botë më të mirë, pa varfëri dhe me një prosperitet të përbashkët për të gjithë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Avdulla Hoti, Banka Boterore, kosova

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT