• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Banka Botërore, Shqipëria e varur nga remitancat e emigrantëve

October 25, 2017 by dgreca

1-3Prurjet e emigrantëve janë një ardhur e konsiderueshme për vendet evropiane në zhvillim, duke përshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore të përpunuara nga Banka Qendrore Europiane, Shqipëria merr 75 % të remitancave nga Italia. Kështu vendi ynë ka varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm për prurjet e emigrantëve

remitancat

Nga të dhënat shihet se pjesa e tjetër rreth 14 % vijnë nga SHBA, 6 për qind nga Gjermania, 2 për qind nga Britania, etj. Ekonomia shqiptare ka përqendrim të lartë me Italinë fqinjë si në drejtim të tregtisë së mallrave, shërbimeve dhe siç shihet së fundmi edhe të prurjeve nga emigrantët. Një ekspozim i tille rrit shanset për transmetimin më të shpejtë të krizave ekonomike në shtetin fqinjë drejt nesh. Në vendet e tjera të Rajonit, shihet se prurjet nga emigrantët janë më të diversifikuara. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë furnitorët kryesore të rajonit me remitanca. Bullgaria bën përjashtim pasi rreth 58 për qind të remitancave i merr nga Turqia. Remitancat pritet të vijojnë me rritje për vendet në zhvillim, sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, njoftoi Banka Botërore në edicionin më të fundit mbi pritshmëritë e prurjeve te emigranteve. Banka vlerëson se remitancat e regjistruara zyrtarisht në vendet në zhvillim pritet të rriten me 4.8 për qind, për të arritur ne 450 miliardë dollarë për vitin 2017. Në Shqipëri remitancat pritet të rriten me 1.8 për qind duke shkuar në 1,07 miliardë dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliardë dollarë që ishin më 2016. Paratë që kanë sjellë emigrantët, tek të afërmit në fshatrat dhe qytetet shqiptare në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, kanë shënuar rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016. Banka Botërore analizon se, rimëkëmbja në fluksin e remitancave po nxitet nga një rritje relativisht më e fortë në Bashkimin Evropian, në Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara. Për pasojë rajonet që presin edhe fluksin më të lartë të remitancave janë Afrika e Sub-Sahariane, Evropa dhe Azia Qendrore, Amerika Latine dhe Karaibet. Në vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), shtrëngimi fiskal, për shkak të çmimeve të ulëta të naftës dhe politikat që shkurajojnë rekrutimin e punëtorëve të huaj, do të dëmtojnë fluksin e remitancave në Azinë Lindore dhe Jugore. Në mesin e përfituesve të mëdhenj të remitancave, India ruan vendin e parë, ku pritet të arrijnë në 65 miliardë dollarë këtë vit, pasuar nga Kina (61 miliardë dollarë), Filipinet (33 miliardë dollarë), Meksika (një rekord prej 31 miliardë dollarësh), etj.  {Sipas raportit të Bankës Botërore, SH.K}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, remitancat e emigrantëve, shqiperia

Kosova, sukses në Programin me FMN dhe mbështetje nga BB

April 26, 2017 by dgreca

-Kosova, sukses në Programin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe mbështetje nga Banka Botërore/

????????????????????????????????????????????????????????????????????????

-Konferencë për shtyp në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore/

PRISHTINË, 26 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti në një konferencë shtypi sot u shpreh shumë optimist për përmbylljen me sukses të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe gjithashtu për mbështetjen që do të marrë Kosova nga Banka Botërore për 5 vitet e ardhshme.“Gjatë takimeve pranverore me stafin dhe menaxhmentin e lartë të FMN-së në Uashington, kemi diskutuar për tre çështje kryesore, e para për programin ekzistues i cili duhet të mbarojë gjatë muajve të verës, e dyta ideja për një program të ri me FMN-në, si dhe çështja e tretë Pakoja e dytë fiskale”, tha ai.Sa i përket çështjes së programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri Hoti bëri të ditur se Kosova ka përfunduar me shumë sukses rishikimin e dytë dhe të tretë të këtij programi dhe si rezultat janë disbursuar mjetet prej 100 milionë euro në buxhetin e shtetit.Ndërsa, përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, bëri të ditur se, performanca në kuadër të programit të mbështetur nga Fondi vazhdon të jetë e fortë.“Autoritetet i kanë përmbushur të gjitha caqet fiskale për fundin e muajit mars, si dhe janë të bindur se deficiti i buxhetit në vitin 2017 do të mbahet në kuadër të limiteve të rëna dakord”, u shpreh ai.Përfaqësuesi Rezident i FMN-së gjithashtu bëri të ditur se, në Uashington është rënë dakord se do të jetë thelbësore që veprimet të merren brenda periudhës së paraparë kohore meqë programi do të përfundojë vetëm pas pak muajsh.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza,theksoi se beson fuqishëm në përmbushjen e kritereve të mbetura për rishikimin e fundit të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Kosova do të vazhdojë me historikun e mirë me përmbylljen e suksesshme të Programit me FMN-në dhe krijimin e parakushteve për programe të reja, me qëllim të adresimit dhe zhvillimit të reformave bashkërisht”, u shpreh ai.Në konferencën për shtyp, në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u bë e ditur se autoritetet kosovare mbajtën diskutime me stafin dhe menaxhmentin e lartë. Diskutimet kishin në fokus performancën e programit dhe masat e nevojshme për të siguruar përmbyllje të suksesshme të programit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, FMN, kosova

Kosova, bisedime në Uashington me FMN dhe Bankën Botërore

April 22, 2017 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar/

2 Hoti

UASHINGTON, 22 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Në Uashington, ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore  Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor  Ellen Goldstein.Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në zbatimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja.Përfaqësuesit e Bankës Botërore falendëruan ministrin Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështejtje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat tanimë janë aprovuar nga qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime.
Në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe zhvillimet për projektin e Termocentralit Kosova e Re, për çka Banka Boterore ri-konfirmoi zotimin për përkrahjen e këtij projekti me rëndësi.Po ashtu u  diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë, në të cilën strategji reflektohen prioroitetet e qeverisë së Kosovës. Me këtë rast, u bë e ditur se Ministria e Financave ka dërguar komentet në draftin e këtij dokumenti tek Banka Botërore, dhe pritet që këto komente të integrohen në draftin final.
Delegacioni i Republikës së Kosovës po ashtu mori pjesë edhe në takimet e Konstituencave, anëtare e të cilave është edhe Kosova,  ku u diskutuan raportet e ndryshme zhvillimore në Fondin Ndërkombetar Monetar dhe në Bankën Botërore.
Të dyja palët u pajtuan që në muajin e ardhshëm të organizojnë një tryezë në Prishtinë, me organizatat e shoqërisë civile për të promovuar mundësitë që kanë OJQ-të në Kosovë për qasje në fonde të Bankës Botërore, pas letrës që ka dërguar ministri Avdullah Hoti në Bankë Botërore lidhur me “Global Partnership For Social Accountability”.Delegacioni nga Kosova gjatë vizitës në Uashington dje u takuan me Zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang, me Drejtorin e  Departamentit për Evropë në FMN Paul Thomson, si dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës Michaela Erbenova.Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore  të Kosovës për zbatimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës,  riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, Behlul Jashari, FMN, kosova, Minsitri Hoti

Banka Botërore në 16 vjet, 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën

December 6, 2016 by dgreca

Banka Botërore në 16 vjet, 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën/

unnamed-6 PRISHTINË, 6 Dhjetor 2016/ Banka Botërore që nga viti 2000, ka ofruar apo menaxhuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për Kosovën, nëpërmjet mëse 40 operacioneve, përfshirë përkrahjen në shëndetësi, arsim, reformën e tokës, bujqësi, sektorin e ujit, sektorin e energjisë, politikat sociale, sektorin financiar dhe të tjerë.Kështu tha sot në Prishtinë drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, në takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti  dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Muhamet Mustafa. “Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e  përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit tuaj si shtet”, u shpreh drejtoresha Golddstein dhe siguroi për përkrahje edhe në të ardhmen. Ndërohë, gjatë ditës, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore diskutuan për  Kornizën e Partneritetit të Vendit për vitet 2017-2021./b.j/

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 400 milione, Banka Boterore

AVDULLAH HOTI: BANKA BOTËRORE, MBËSHTETJE KOSOVËS

September 21, 2016 by dgreca

Në foto: Ministri i Financave Avdullah Hoti në një takim me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli

1-avdulla

-Ministri i Financave i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti: Deklarata në përkrahje të ri-zgjedhjes së Dr. Kim si President i Grupit të Bankës Botërore/Gjatë viteve të kaluara, Kosova ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga mbështetja e Grupit të Bankës Botërore. Banka Botërore është një nga institucionet e para financiare me karakter multilateral së cilës Republika e Kosovës i është bashkuar pas pavarësisë së saj. Lirisht mund të them se për Kosovën, si një ekonomi e vogël dhe në zhvillim, anëtarësimi në Bankën Botërore më 2009 ka sjellë përfitime të mëdha.

Megjithatë, më duhet të theksoj se niveli i bashkëpunimit dhe përkrahja e Bankës Botërore, qoftë në formën e asistencës teknike, apo të mbështetjes financiare, është rritur në masë të konsiderueshme nën presidencën e Dr. Jim Young Kim. Dr. Kim mori zyrën e presidencës së Grupit të Bankës Botërore në vitin 2012, dhe që atëherë, Kosova ka parë një përkushtim të veçantë të Dr. Kim në drejtim të promovimit dhe realizimit të objektivave të Bankës Botërore për t’i dhënë fund varfërisë dhe për të nxitur prosperitetin e përbashkët. Duke pasur parasysh mjedisin ekonomik botëror dhe vështirësitë me të cilat po përballemi tani e disa vite, Dr. Kim dhe vizioni i tij, përmes programeve të ndryshme të mirë-dizajnuara dhe të implementuara me kujdes nga stafi i Bankës Botërore, ka kontribuar shumë në përmirësimin e cilësisë së jetës anekënd botës.

Në Kosovë, nën udhëheqjen e Dr. Kim, Banka Botërore ka formësuar dhe dizajnuar programet e saj sipas nevojave më akute të vendit dhe politikave tona më prioritare. Grupi i Bankës Botërore ka mbështetur reformat në sektorin e shëndetësisë, arsimit, sektorin e energjisë, mjedisit, politikat sociale, sektorin financiar dhe një sërë reformash tjera shumë të rëndësishme. Prandaj mund të them lirisht se si rezultat i mbështetjes së marrë nga Grupi i Bankës Botërore, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në shumicën e këtyre sektorëve.

Megjithatë, mbetet shumë për t’u bërë dhe ne llogarisim në mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore. Qeveria e Kosovës është e angazhuar shumë në implementimin e axhendës së saj të reformave, duke përfshirë edhe zhvillimin e kapaciteteve të reja të energjisë që janë më se të nevojshme për zëvendësimin e teknologjisë tejet të vjetërsuar, dhe e cila teknologji mbart kosto jashtëzakonisht të larta mjedisore dhe sociale. Qeveria jonë vazhdon po ashtu promovimin e zhvillimi të bujqësisë dhe agrobiznesit përmes intensifikimit të investimeve që përmirësojnë infrastrukturën e nevojshme. Ne mbesim të përkushtuar ndaj politikave që synojnë mbrojtjen e ambientit, reformave në sektorin e shëndetësisë, dhe përmirësimit të përgjithshëm të ambientit të të bërit biznes. Duke përfaqësuar një vend që ndodhet brenda një periudhe transformimesh të thella, më duhet të them se një ri-zgjedhje e Dr. Kim edhe për një mandat tjetër si President i Grupit të Bankës Botërore do të ishte një sinjal i fortë që siguron vendin tonë se mbështetja e Bankës Botërore për përpjekjet tona reformuese do të ofrohet në mënyrën më efektive të mundshme.

Prandaj, si Guvernator i Republikës së Kosovës në Grupin e Bankës Botërore, ofroj mbështetjen time të plotë për rizgjedhjen e Dr. Kim si President i Grupit të Bankës Botërore për një mandat të dytë. Grupi i Bankës Botërore ka nevojë për një president si Dr. Kim, me që jam shumë i bindur se përvoja, përkushtimi, dhe lidershipi i tij do jenë shtytje e mëtejshme për reformat e nevojshme për arritjen e objektivave të Grupit të Bankës Botërore për një botë më të mirë, pa varfëri dhe me një prosperitet të përbashkët për të gjithë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Avdulla Hoti, Banka Boterore, kosova

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT