


Patrioti i shquar i kombit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veprimtari i çështjes kombëtare Jim Xhema është sponsori “Platinum” i Vatrës për festën e Flamurit Kombëtar më 27 Nëntor 2026 në New York. Ai dhuroi sot 10 mijë dollarë në mbështetje të Federatës Vatra për të festuar e nderuar flamurin e kombit e shtetit tonë. Mbarë vatranët i janë mirënjohës Jim Xhemës për mbështetjen e vazhdueshme e ndihmën e fisnike në çdo organizim festiv, patriotik e kulturor të Vatrës. Mbështetja ndaj Vatrës është mbështetje ndaj kombit.
Të dashur bashkatdhetarë, rezervoni biletën online në web të Federatës Vatra: https://vatrany.org/ dhe eventbrite: https://www.eventbrite.com/…/national-flag-celebration…